Total: (145657) Pershendetje Vizitor | Kreu | Identifikohuni | Regjistrohuni | Na Shkruani
Lajme
... arkiva informative
noli.jpg

Fan Noli, njė bust nga skulptori Demēe

Tiranė, 13 mars, NOA, Milena Selimi - Mė i miri ndėr 15 konkurrentėt pėr bustin nė bronz tė Fan Nolit, u shpall skulptori Andrea Demēe. »»


Visar Zhiti, ēmim letrar nė Kosovė

Kendi i Reklamave

Visar Zhiti, ēmim letrar nė Kosovė

03.07.2009 17:05 - Kategoria: Kulture

  

Shkrimtari Visar Zhiti vlerėsohet me ēmimin "Beqir Musliu" nė Kosovė. Ishte hera e parė qė Ars Clubi i Kosovės me seli nė Gjilan, nė nderim tė figurės dhe veprės sė shkrimtarit Beqir Musliu, nė bashkėpunim me Komunėn, kanė themeluar tashmė njė Ēmimin Letrar, tė njohur nė Kosovė, qė tashmė del pėr herė tė parė jashtė kufijve tė saj. Mėsohet se pėr ēmim konkurronin emra si Dritėro Agolli, Fatos Arapi, Teki Dėrvishi, Ibrahim Kadriu, Elvira Dones, Brunilda Zllami, etj. Pasi juria zhvilloi disa takime intensive, u konsultua me specialistė tė letėrsisė, e mori kontakte me lexues tė shumtė, vendosi qė pėr kėtė edicion ky ēmim t'i shkonte shkrimtarit Visar Zhiti me motivacionin: "Visar  Zhiti ėshtė krijues letrar, poet, prozator, eseist, publicist dhe personalitet i shquar i letrave shqipe e i jetės publike shqiptare. Ai ėshtė njėri ndėr personalitet epiqendrore tė letėrsisė sė sotme shqipe, i njohur, i pėrkthyer dhe i vlerėsuar nė Evropė e nė Amerikė. I burgosur pėr shkak tė poezisė, iu vunė prangat nė moshė tė re, kur po punonte si mėsues nė njė fshat tė Kukėsit, duke punuar pastaj pėrdhunshėm nė minierat e burgjeve. Pas rėnies sė komunizmit i botoi krijimet letrare, tė shkruara fshehurazi nėpėr burgje...". Mė tej motivacioni vijonte me njė deklaratė tė kryetarit tė shoqatės evropiane tė juristėve-shkrimtarė, Gennaro Francione, i cili thotė se "ėshtė e tmerrshme tė dėnosh tė tjerėt pėr poezitė e tyre. Kėshtu mė shumė jemi tė vetėdėnuar. Kush jemi ne qė kemi tė drejtė tė dėnojmė. Unė si jurist, e ul kokėn tani dhe, po tė kisha togėn e gjykatėsit kėtu, do t'ia jepja Visar Zhitit'. Viteve tė fundit, vepra e Visar Zhitit i ka kaluar kufijtė shqiptarė dhe ėshtė vlerėsuar dukshėm nga kritika e huaj. Ka fituar njė varg ēmimesh letrare, kombėtare e  ndėrkombė-tare, nė poezi e nė prozė. Vitin qė shkoi ai u shpall Shkrimtar i vitit, nė Shqipėri, fitoi ēmimin e madh ndėrkombėtar "Mario Luzi" nė Itali, kurse kėto ditė u shpall edhe Qytetar Nderi i njė qyteti italian. Gjatė ceremonisė sė ndarjes sė ēmimit, nė Kosovė, Visar Zhiti u takua edhe nga krerė tė shtetit kosovar, si Presidenti Fatmir Sejdiu dhe Ministri i Kulturės, Valton Beqiri.

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:





Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!

Te gjitha te drejtat dhe falenderimet u perkasin:
  • 22-Ore.com
  • BalkanWeb
  • Gazeta Express
  • Gazeta Ballkan
  • Alsat TV
  • Telegrafi
  • Klan Kosova TV
  • Ora News
  • Gazeta SHQIP
  • Gazeta Lajm Maqedoni
  • Gazeta Shekulli
  • Gazeta Korrieri
  • Gazeta SOT
  • Albania-Sport.com
  • Tirana Observer
  • Zeri i Amerikes
  • ViP - Shqiperia.com
  • Gazeta Panorama
  • Top-Channel.tv
  • Kosova SOT
  • Iliria News Agency
  • Revista MAPO
  • ZeriKosovar.com
  • Koha Jone
  • BBC Albanian.com
  • Revista JETA
  • Big Brother Albania
  • Gazeta Metropol Online
  • Gazeta TemA Online
  • Autolajme Blog
  • Zero - Reviste kompjuteri
  • Koha Ditore Online
  • Presidenca
  • News of Albania
  • Gazeta Albania
  • Gazeta Standard
  • Gazeta 55
  • Gazeta Start
  • TV Klan