Ēmimi Gjon Mili pėr fėmijėt e Krushės
05.09.2008 12:17 Kulture - Burimi: Shekulli Kulture
Fėmijėt e Krushės fitojnė Gjon Milin. Mbrėmjen e sė mėrkurės, nė Prishtinė, u ndanė ēmimet pėr Konkursin Ndėrkombėtar tė Fotografisė qė mban emrin e fotografit tė shquar shqiptaro-amerikan. Kėtė ēmim e meritoi fotografja Mimoza Veliu, me njė fotografi tė shkėputur nga cikli Fėmijėt e Krushės, tek i cili ka fiksuar portrete fėmijėsh, pas luftės sė Kosovės. Fotografia fituese paraqiste disa fėmijė pas telash me gjemba. Pasi ka marrė njoftimin pėrmes telefonit, fotografja Veliu, e cila tashmė jeton nė Berlin, ende nuk e beson se ka fituar njė konkurs, qė mban njė emėr tė madh si ai i Gjon Milit. Gjithashtu u ndanė edhe dy ēmime tė tjera, tė cilat u fituan nga Linda Vukaj – Riccomini dhe Visar Sherifi.
Ēmimet u ndanė nga njė juri e pėrbėrė nga artistė e studiues shqiptarė e tė huaj. Nė kėtė edicion tė tetė tė konkursit morėn pjesė 74 fotografė, kryesisht nga Kosova, por edhe nga Shqipėria, Maqedonia. Ndėr ta shquhen edhe pak emra tė huaj. Shqipėrinė e pėrfaqėsonin Fani Zguro dhe Heldi Pema. Konkurrentėt u paraqitėn me nga dy punė nė formatin 30 x 40 cm. nė teknikėn bardhė e zi e me ngjyra. Por duket se mė tė arriturat kanė qenė ato bardhė e zi, pasi tė tria fitueset ishin tė tilla.
Ekspozita Ndėrkombėtare e Fotografisė Gjon Mili organizohet nga Galeria e Arteve tė Kosovės. Pėr herė tė parė u zhvillua nė shtator tė vitit 2001. Tashmė konkursi ėshtė kthyer nė traditė, duke kaluar edhe kufijtė e Kosovės. Deri mė tani kanė konkuruar rreth 3.500 fotografė.
lajme.parajsa.com


































