19.08.2012 18:07 - Kategoria: Moda
Ngjyrat rezistuese tė sezonit
Tė vishesh me ngjyra nuk do tė thotė mė se je ekstravagante e lindur. Vera nuk ėshtė stinė ideale pėr t'u veshur kokė e kėmbė me njė ngjyrė tė vetme.Duket se kėtė sezon ngjyrat e padiskutueshme ishin pastel, portokalli, ciklamin, gurkali, e kuqe, jeshile, e verdhė...
Tyli, "mon amour"
Ėshtė loja mė joshėse, pamja mė tunduese, veshja mė romantike. Pak transparencė gjithmonė lejohet. Sepse tyli ėshtė materiali nga i cili ėshtė e vėshtirė tė hiqet dorė.
Kėtė sezon stilistėt e propozojnė me ngulm. Nė tė gjitha variantet. Duke e kthyer nė protagonistin e modės tė verės sė sivjetshme.
Pa lule, s'ka verė
Sepse krijojnė veshje fantastike pėr ditėt e nxehta. Tė vogla e tė mėdha, me ngjyra dhe diskrete. Mjafton qė tė jenė lule. Kufizime nuk ka.
Eksperimento me ngjyrat dhe format dhe shijoje verėn deri nė pikėn e fundit.
Vishu me bezhė
Ėshtė e vėrtetė qė vera kėrkon tė bardhėn ose ngjyrat e forta, por ama nuk pėrjashton as ngjyrėn diskrete. Tė jesh sigurt se me tė nuk pėrjashton as ngjyrėn diskrete. Tė jesh e sigurt se mė tė nuk gabon kurrė. Edhe nėse vishesh kokė e kėmbė me bezhė, ėshtė Ok. Mos hiē dorė!
Kombino ngjyrat
Nėse nuk tė pėlqen tė vishesh me shumė ngjyra, atėherė zgjidh njė dhe kombinoje me tone neutrale, si bezhė, e bardhė, kaki ose e zezė.
Nėse kėrkon tė jesh gjithmonė e sigurt, atėherė vish ngjyrat e tua tė pėrhershme neutrale, njė aksesor me ngjyrė.
Kombino njė fustan me ngjyrė tė ndezur me kėpucėt. Tė tipit: fustan jeshil me kėpucė tė kuqe.

Burimi: Telegrafi Mode
lajme.parajsa.com








































































