1600 bursa pėr studentėt, 190 pėr nxėnėsit
28.08.2008 18:03 Politike - Burimi: Observer Politike
Pėr tė marrė njė bursė studimi, tė gjithė studentėt dhe nxėnėsit duhet tė plotėsojnė plot 13 kritere, ku pėrfshihen ato ekonomike dhe sipas rezultateve te arritura nė mėsime. Kėtė tė drejtė e pėrfitojnė studentėt qė ndjekin studimet nė institucione arsimore publike me kohė tė plotė kanė tė drejtėn e pėrfitimit tė bursave. Kėto bursa pėrfitohen nga ata nxėnės ose studentė tė cilėt jetojnė mė larg se 5 km nga vendbanimi i tyre dhe qė janė nė gjendje jo tė mirė ekonomike. Qeveria ka miratuar dje vendimin ku pėrcakton kategoritė dhe kushtet qė duhen pėr tė pėrfituar njė bursė shtetėrore. Ndarja e bursave bėhet sipas kriterit ekonomik, rezultateve tė arritura nė mėsime, degėve qė kanė pėrparėsi pėr zhvillimin ekonomik tė vendit si edhe pėr nxėnėsit apo studentėt qė janė fėmijė tė policėve, tė cilėt kanė humbur jetėn nė krye tė detyrės.
Pėrfitimi
Ndarja e bursave hartohet nga Ministria e Arsimit nė bashkėpunim me kėshillin e bashkisė apo tė komunės ku jetojnė nxėnėsit. Tė gjithė studentėt apo nxėnėsit qė kanė pėrfituar bursė nė vitin e parė tė shkollės kanė tė drejtė ta marrin kėtė bursė deri nė fund tė shkollimit, nėse nuk rezultojnė mbetės dhe nuk u ndryshojnė kriteret ekonomike. Nxėnėsit dhe studentėt qė kanė pėrfituar statusin e jetimit, nxėnėsit e Institutit tė Fėmijėve qė Nuk Dėgjojnė dhe Nuk Shikojnė, pėrfitojnė falas veshmbathje, libra, fletore, etj. Kjo kategori pėrjashtohet edhe nga detyrimet e tarifave tė shėrbimeve tė ndryshme qė ofrojnė shkollat. Nxėnėsit jetimė e pėrfitojnė bursėn edhe gjatė pushimeve verore, si dhe vetėm njė vit, kur humbasin vitin shkollor, pėr rezultate jo kaluese. Ndėrsa fėmijėt dhe mėsuesit e institucioneve tė arsimit special, pa konvikt, trajtohen falas nga shteti, me njė vakt ushqimi nė drekė, me vlerė deri nė 150 lekė nė ditė.
Bursat
190 ėshtė numri total i bursave qė do tė shpėrndahen pėr nxėnėsit nga viti i dytė e lart, tė cilėt studiojnė nė shkolla profesionale nė degėt bujqėsore, veterinare, pyjore, ndėrtim, dhe qė kanė mbaruar me mesatare mbi notėn 8. Ky numėr bursash ėshtė parashikuar vetėm pėr vitin shkollor 2008-2009. Ndėrkohė janė akorduar rreth 130 tė tjera pėr tė gjithė studentėt e viteve tė dyta e lartė nė shkallė vendi, tė cilėt nuk kanė pėrfituar mė parė bursė dhe qė plotėsojnė kriterin ekonomik. Nga plani i bursave, tė miratuara pėr vitin shkollor 2008-2009, bashkisė sė Tiranės i jepen 15 bursa tė larta pėr studentėt qė vijnė nga familjet dhe shtresat sociale nė nevojė, invalidėt, paraplegjikė dhe tetraplegjikė, duke i pėrjashtuar nga kriteri, qė tė vazhdojnė studimet jashtė vendbanimit tė tyre. Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės, pėr vitin shkollor 2008-2009 i jepen 190 bursa pėr nxėnėsit dhe 1 600 bursa pėr studentėt pėr tė gjitha kategoritė e parashikuara nė kėtė vendim. Ndėrkohė qė afati pėrfundimtar pėr shqyrtimin dhe miratimin e bursave pėr vitet e para ėshtė data 15 dhjetor 2008 pėr tė gjitha kategoritė e shkollave, ndėrsa pėr vitet e dyta e lart ėshtė data 30 nėntor 2008.
Sipas rezultateve tė arritura (nxėnės/studentė)
1. Nxėnėsit e arsimit tė mesėm profesional qė kanė mbaruar vitin shkollor pararendės me tė gjitha notat 10-ta.
2. Studentėt qė regjistrohen nė vitin e parė tė shkollės sė lartė e qė kanė mbaruar shkollėn e mesme me medalje ari.
3. Studentėt qė regjistrohen nė vitin e parė tė shkollės sė lartė e qė janė shpallur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencės mė tė mirėt e Maturės Shtetėrore. Pėr vitin 2008 janė gjithsej 30 veta. Kjo kategori studentėsh pėrfiton bursė vetėm pėr vitin shkollor 2008-2009.
4. Studentėt qė kanė mbaruar vitin akademik pararendės me tė gjitha notat 10-ta.
5. Studentėt qė vazhdojnė studimet nė degėt matematikė dhe fizikė nė vitet e dyta e lartė dhe qė e kanė pėrfunduar vitin akademik pararendės me notėn mesatare mbi 8-tė.
Jashtė kriterit ekonomik (nxėnės/studentė)
Fėmija, nxėnės apo student i punonjėsit tė policisė qė ka humbur jetėn nė krye e pėr shkak tė detyrės. Nė fillim tė ēdo viti akademik, Ministria e Brendshme dėrgon nė Ministrinė e Arsimit dhe Shkencės listėn pėr kėtė kategori.
Pėrfitimi i bursės sipas kriterit ekonomik (nxėnės/studentė)
1. Nxėnėsit/studentėt qė vazhdojnė studimet larg vendbanimit tė tyre nė largėsinė mbi 5 km dhe plotėsojnė kriterin ekonomik.
2. Nxėnėsit, qė banojnė nė fshat, pa shkollė 9-vjeēare, brenda rrezes prej 5 km e qė vendosen nė konvikt publik.
3. Nxėnėsit/studentėt qė kanė pėrfituar statusin e jetimit dhe qė plotėsojnė kriterin ekonomik.
4. Nxėnėsit/studentėt, tė cilėt kanė humbur kujdestarinė prindėrore me vendim gjykate tė formės sė prerė dhe qė plotėsojnė kriterin ekonomik.
5. Secili nga studentėt bashkėshort, me fėmijė, qė plotėson kriterin ekonomik e qė vendoset nė konvikt publik.
6. Fėmija, nxėnės apo student qė ka statusin e invalidit, paraplegjik dhe tetraplegjik dhe qė plotėson kriterin ekonomik.
Sipas degėve pėrparėsore pėr zhvillimin e ekonomisė (nxėnės)
1. Nxėnėsit qė vazhdojnė studimet nė shkollat profesionale, nė degėt bujqėsore, veterinare, pyjore dhe nė ndėrtim nė vitet e dyta e lart dhe qė kanė mbaruar vitin akademik pararendės me notėn mesatare mbi 8-tė.
2. Nxėnėsit dhe studentėt nuk e pėrfitojnė ose/dhe e humbasin tė drejtėn e pėrfitimit tė bursės, kur:
a. janė ndarė nga trungu familjar;
b. familjet e tyre ushtrojnė veprimtari private;
c. vazhdojnė studimet nė njė program tė dytė studimi;
ē. shpallen mbetės dhe humbasin vitin shkollor pėr arsye tė rezultateve jo kaluese.
lajme.parajsa.com


































