Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


G99-a: Qeveria nuk ka qėllim tė luftojė korrupsionin

G99-a reagon pas qėndrimit publik tė ministrit tė Jashtėm, Lulzim BashaTIRANĖ- Pėrfaqėsuesi i lėvizjes ”G99”, Etjen Xhafaj, deklaroi dje se, pėrmes ministrit tė Jashtėm, Lulzim Basha, qeveria Berisha tregoi edhe njėherė se e ka tė vėshtirė tė bashkėjetojė me institucionet e pavarura. »»


Aleanca LSI-PDK, e pamundur

28.08.2008 12:03 Politike - Burimi: Metropol Politike

  Poli i tretė politik, reagojnė pėrfaqėsues tė partive tė koalicionit qeveritar. Deklarata

Paloka: Ndoka do tė humbasė elektoratin. Alibali dhe Shehu jo tė shqetėsuar.

Deklarata e fundit e Nard Ndokės se demokristianėt do tė mund tė bashkėpunojnė me Lėvizjes Socialiste pėr Integrim nė zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke krijuar polin e tretė nė politikėn shqiptare duket se nuk ka mėrzitur shumė tė djathtėt. Pėrfaqėsues tė Partisė Demokratike, asaj Republikane dhe Demokrate tė Re, nuk duken tė tronditur qė aleati i tyre, tė paktėn deri mė tani, ka ndėr mend tė bėj njė lėvizje tė tillė. Ata kanė shprehur bindjen se ēdokush ka tė drejtėn pėr tė pėrcaktuar se me cilėn forcė politike tė bashkėpunojė apo tė krijojė njė koalicion me tė cilin tė dalė nė zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Deputeti demokrat, Edi Paloka, e sheh si tė vėshtirė qė njė parti e votuar nga tė djathtėt tė bėhet pjesė e koalicioneve politike me parti tė majta. “Njė parti, e cila deri mė sot ka qenė nė koalicion tė djathtė dhe qė presupozohet qė edhe elektoratin ta ketė tė djathtė do ta ketė tė vėshtirė tė hyjė nė koalicione tė majta”, ka deklaruar Paloka. Duke analizuar pozicionimin e fundit tė Ndokės, ligjvėnėsi demokrat thekson se duke ndėrmarrė njė hap tė tillė ai do humbasė nga elektorati qė e ka votuar. “Nuk besoj se do tė gjejė mbėshtetje tė elektoratit tė tij nė qoftė se do tė ketė qėllime tė tilla. Megjithatė, gjithsecili pėrcakton aleancat e tij nė bazė tė interesave”, nėnvizoi ai. Ndėrsa pėr nėnkryetarin e Partisė Republikane, Neritan Alibali, mundėsia e kalimit tė Nard Ndokės, me tė majtėn nuk pėrbėn ndonjė habi, pasi edhe nė vende tė tjera tė Evropės, parti tė tilla janė pjesė e koalicioneve tė qendrės sė majtė. “Nuk duket e ēuditshme mundėsia e bashkėpunimit tė Ndokės me Metės, pasi ka Parti Demokristiane nė Evropė, tė cilat janė tė qendrės sė majtė. Kėshtu qė nuk mė bėn pėrshtypje dhe pėrsėris qė ėshtė e drejta e tyre dhe strukturave tė tyre drejtuese pėr tė vendosur”, deklaroi Alibali. Ndėrkohė mė indiferenti ėshtė treguar nėnkryetari i Partisė Demokrate tė Re, Tritan Shehu. “Nuk kam asnjė koment specifik pėr kėtė, gjithsekush ka interesat e veta, gjykimet e veta, pėrkatėsitė e veta. Ėshtė nė interesin e ēdo partie dhe nuk dua tė bėj gjykime pėr kolegėt e mi”, ka deklaruar ai. Duke shprehur mungesėn e interesit pėr deklaratėn e Ndokės, ish-drejtues i partisė sė tij Shehu ka ripėrsėritur punėn qė po bėhet pėr fuqizimin mė tė madh tė bashkėpunimit tė PDR-sė me PD-nė nė funksion tė zgjedhjeve tė ardhshme parlamentare, qė pritet tė zhvillohen fillimverėn e vitit tė ardhshėm. “Ne si PDR kemi deklaruar pėrkatėsinė tonė, po punojmė pėr tė pėrforcuar lidhjet me PD-nė dhe padyshim do tė jemi nė koalicionin e qendrės sė djathtė bashkė me PD-nė”, deklaroi Shehu.

Nė qėndrimet e fundit, Ndoka, ka sulmuar ashpėr qeverisjen e vendit dhe nė mėnyrė tė veēantė lidershipin e PD-sė. Kėto qėndrime ai i ka bėrė publike menjėherė pas shkarkimit tė tij nga posti i ministrit tė Shėndetėsisė. Nė njė mbledhje ė grupit parlamentar tė PD-sė, para ndryshimeve nė qeveri, Kryeministri Sali Berisha ka thėnė se nuk do e bėjė Ndokėn pjesė tė kabinetit tė tij pa u sqaruar se cili ėshtė kryetar i PDK-sė, Anton Gurakuqi apo Nard Ndoka. Por, me deklaratat zyrtare politike dhe ato pėrmes mediave, Ndoka duket se nuk do tė vazhdojė bashkėpunimin me demokratėt dhe mazhorancėn e djathtė nė tėrėsi. Busulla e tij po tregon se aleanca me e mundshme do tė jenė me LSI-nė e Ilir Metės, me tė cilin edhe mė parė ka pasur takime dhe shtrėngime duarsh. Kujtojmė se pak kohė para nisjes sė fushatės elektorale pėr zgjedhjet pėr pushtetin vendor Ndoka dhe Meta nėnshkruan tė ashtuquajturin “Pakt i Mirėsjelljes”, sipas tė cilit do tė evitoheshin sulmet dhe fyerjet, pėr t’i dhėnė fushatės njė fytyrė serioze.

Edi Paloka:

“Ėshtė e drejta e gjithsecilit tė pėrcaktojė aleancat e tij, por mendoj se njė parti, e cila deri mė sot ka qenė nė koalicion tė djathtė dhe qė presupozohet qė edhe elektoratin ta ketė tė djathtė do ta ketė tė vėshtirė tė hyjė nė koalicione tė majta. Nuk besoj se do tė gjejė mbėshtetje tė elektoratit tė tij nė qoftė se do tė ketė qėllime tė tilla. Megjithatė, gjithsecili pėrcakton aleancat e tij nė bazė tė interesave”.

Neritan Alibali:

“Ėshtė e drejta e ēdo partie pėr tė vendosur qėndrimet sipas interesave tė tyre programore dhe politike. Nuk duket e ēuditshme mundėsia e bashkėpunimit tė Ndokės me Metėn, pasi ka Parti Demokristiane nė Evropė, tė cilat janė tė qendrės sė majtė. Kėshtu qė nuk mė bėn pėrshtypje dhe pėrsėris qė ėshtė e drejta e tyre dhe strukturave tė tyre drejtuese pėr tė vendosur”.

Tritan Shehu:

“Nuk kam asnjė koment specifik pėr kėtė, gjithsekush ka interesat e veta, gjykimet e veta, pėrkatėsitė e veta. Ne si PDR kemi deklaruar pėrkatėsinė tonė, po punojmė pėr tė pėrforcuar lidhjet me PD-nė dhe padyshim do tė jemi nė koalicionin e qendrės sė djathtė bashkė me PD-nė. Ėshtė nė interesin e ēdo partie dhe nuk dua tė bėj gjykime pėr kolegėt e mi”.

Anton Gurakuqi

Ndoka politikan pa bosht

Kryetari i Partisė Demokristiane, Anton Gurakuqi, ka deklaruar se qėndrimi dhe deklaratat e Nard Ndokės nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt me qėndrimin dhe vijėn politike tė PDK-sė. “E kemi thėnė edhe mė parė se zoti Ndoka ėshtė njė politikan aventurier pa bosht, qė ka pasur njė mision tė qartė: tė shkatėrrojė vlerat demokristiane. Me deklarata tė tilla, Nard Ndoka, po tregon qartazi se nuk ka asnjė lloj respekti pėr mijėra zgjedhės tė zonės sė tij elektorale, tė cilėt i dhanė mandatin e deputetit nė zgjedhjet parlamentare tė 2005-s, pasi u paraqit si pėrfaqėsues i koalicionit tė qendrės sė djathtė”, ka thėnė ai. Pėr Gurakuqin, PDK distancohet nga qėndrimet e fundit tė Ndokės dhe sqaron se ai prej disa muajsh ėshtė pėrjashtuar nga radhėt e demokristianėve.


Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare