Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


G99-a: Qeveria nuk ka qėllim tė luftojė korrupsionin

G99-a reagon pas qėndrimit publik tė ministrit tė Jashtėm, Lulzim BashaTIRANĖ- Pėrfaqėsuesi i lėvizjes ”G99”, Etjen Xhafaj, deklaroi dje se, pėrmes ministrit tė Jashtėm, Lulzim Basha, qeveria Berisha tregoi edhe njėherė se e ka tė vėshtirė tė bashkėjetojė me institucionet e pavarura. »»


“Armė shqiptare nė Gjeorgji?” Berisha thėrret sot nė zyrė ambasadorin rus

29.08.2008 18:01 Politike - Burimi: Observer Politike

ImageJanė shitur armė nė Gjeorgji apo armė shqiptare janė gjetur nė Gjeorgji? Mes akuzės sė parė tė bėrė nga Rusia dhe deklaratės sė zbutur tė dytė, tė bėrė nga ambasadori rus nė Tiranė, ėshtė krijuar njė hendek i madh nė marrėdhėniet midis Shqipėrisė dhe kėtij shteti. Por pėr tė sheshuar deklaratat dhe kundėrdeklaratat kryeministri Sali Berisha pret sot nė zyrėn e tij ambasadorin e Rusisė nė Tiranė, Lvovich Prishchepov. Tri ditė mė parė, ishte shefi i shtabit tė ushtrisė ruse, i cili hodhi njė akuzė tė rėndė qė implikonte shtetin shqiptar nė tregti armėsh me Gjeorgjinė. Mė pas ishte kryeministri Berisha, i cili hodhi poshtė njė deklaratė tė tillė, madje nė kėtė linjė ishte edhe ish-ministri i Mbrojtjes dhe ish-kryeministri Pandeli Majko. Pikėrisht pėr tė sqaruar kėtė tymnajė dhe akuzat e rėnda qė janė bėrė kundrejt Shqipėrisė, tė dyja palėt do tė zhvillojnė njė takim mesditėn e sotme nė godinėn e Kryeministrisė. Temat mbi tė cilat do bisedojnė dy zyrtarėt priten tė jenė ēėshtja  e armėve, marrėdhėniet Shqipėri–Rusi, si dhe ēėshtja e njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės nga shteti rus.
Trafiku i armėve
Nėse ekziston apo jo njė tregti armėsh midis Shqipėrisė dhe Gjeorgjisė, pritėt tė qartėsohet ditėn e sotme gjatė njė takimi qė do tė zhvillohet midis ambasadorit rus nė Tiranė dhe kryeministrit Berisha. Pas akuzave tė bėra nga shefi i shtabit rus, tri ditė mė parė, se Shqipėria i kishte shitur armė Gjeorgjisė, ka reaguar menjėherė kryeministri Berisha, i cili i ka hedhur poshtė, duke thėnė se nuk ekziston asnjė kontratė tregtie midis dy vendeve dhe duke e cilėsuar shpikje deklaratėn e Rusisė. “Tė mendosh qė Gjeorgjia paska nevojė pėr armėt e Shqipėrisė, kjo ėshtė njė shpikje”, u shpreh shefi i ekzekutivit. Ndėrkohė, njė ditė pas kėsaj deklarate, ambasadori rus nė Tiranė ka zbutur akuzat, duke thėnė se deklaratat e Rusisė nuk janė zyrtare, duke sqaruar se akuzat pėr pėrfshirjen e Shqipėrisė nė tregtinė e armėve nė Tbilisi i ka marrė vesh vetėm nga mediat. “Nuk ka akuza zyrtare. Nėse do tė kishte diēka serioze, ne do tė reagonim nė kanale diplomatike. Shqipėria ėshtė pėrmendur nė listėn e vendeve, armėt e tė cilave janė gjetur nė Gjeorgji”, ėshtė shprehur ambasadori i Rusisė nė Tiranė.
Ēėshtja e Kosovės
Pavarėsia e Kosovės ėshtė njė ēėshtje e cila ka mbetur pezull midis Rusisė dhe Kosovės, pasi shteti rus nuk e ka njohur akoma atė dhe nuk ka ndonjė plan tė afėrt pėr njohjen e saj. Megjithėse ambasadori rus u shpreh se marrėdhėniet mes Tiranės dhe Moskės janė shumė tė mira, fakti qė shteti rus nuk e ka njohur pavarėsinė e Kosovės tregon se marrėdhėniet nuk janė nė nivelin pėr tė cilin flitet.


Ambasadori Rus, Lvovich Prishchepov

“Deklarimet pėr tregti armėsh i mėsova nė median shqiptare. Kėrkova nė adresėn e Ministrisė sė Mbrojtjes ruse, por nuk e gjeta. Rusia nuk e ka akuzuar Shqipėrinė pėr shitje armėsh. Ajo mund tė jetė pėrmendur nė njė listė tė vendeve qė i kanė shitur armė Gjeorgjisė, por nuk shoh asgjė tė keqe tek fakti qė Shqipėria mund t’i shesė armė Gjeorgjisė, pėrndryshe ne do tė kishim marrė veprime nė rrugė diplomatike”.

Sali Berisha
“Gjeorgjia ėshtė njė vend mik yni dhe njė vend demokratik, i cili do tė ketė tė gjithė mbėshtetjen qė meriton njė vend i tillė nė njė situatė tė vėshtirė. Tė mendosh qė Gjeorgjia paska nevojė pėr armėt e Shqipėrisė, kjo ėshtė njė shpikje. Gjeorgjia ėshtė njė vend qė ka pasur armėt e veta, ushtrinė e vet dhe qė pėsoi agresion. Akuzat ruse nuk mė ēudisin aspak, sepse kanė njė qėndrim konstant ndaj shqiptarėve. Pėr mendimin tim, qėndrimi rus ndaj vendeve tė vogla ėshtė jashtėzakonisht i dėnueshėm”.


Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare