Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


G99-a: Qeveria nuk ka qėllim tė luftojė korrupsionin

G99-a reagon pas qėndrimit publik tė ministrit tė Jashtėm, Lulzim BashaTIRANĖ- Pėrfaqėsuesi i lėvizjes ”G99”, Etjen Xhafaj, deklaroi dje se, pėrmes ministrit tė Jashtėm, Lulzim Basha, qeveria Berisha tregoi edhe njėherė se e ka tė vėshtirė tė bashkėjetojė me institucionet e pavarura. »»


Bashkimi PD-PDR, Bregu: Lėvizje pozitive

19.08.2008 12:00 Politike - Burimi: Shekulli Politike

Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, deklaroi se ēdo gur i lėvizshėm sjell zhvillime pozitive

TIRANĖ- Ashtu siē ėshtė paralajmėruar nga zyrtare tė lartė tė PDR-sė shkrirja mes kėsaj partie dhe Partisė Demokratike pritet qė tė konkretizohet nė muajin Shtator. Njė lėvizje e tillė ėshtė mirėpritur nė dukje jo vetėm nga lidershipi i PD-sė, por edhe nga pėrfaqėsues tė KOP-it, qė sot janė tė angazhuar jo pak nė strukturat e PD-sė, por edhe nė qeverisjen e saj. Majlinda Bregu, aktualisht Ministre e Integrimit, ėshtė njė prej tyre, e cila mirėpret ēdo mundėsi bashkimi, edhe pse nė deklaratėn e saj nuk fsheh edhe ndonjė notė ironie.”Ēdo lloj force politike dhe sikurse ēdo lloj organizate dhe grupime njerėzish qė nuk ngelet nė njė gjendje, le tė themi tė palėvizshme, pra nuk ėshtė njė gurė i palėvizshėm por ėshtė gjithmonė nė lėvizje, ka mė shumė premisa dhe shanse pėr tė sjellė zhvillime pozitive”, - tha dje Bregu. Zėdhėnėsja e qeverisė njėkohėsisht edhe Ministre e Integrimit, edhe pėr vetė postin qė mban, nė deklaratėn e saj shprehet se pak ėshtė shqetėsuese pėr tė pėrbėrja e qeverisė, duke u shprehur e sigurt se kabineti aktual i ka arritur deri mė tani reformat e kėrkuara. ”Pėrbėrja e qeverisė nuk ėshtė shqetėsimi im i pėrditshėm. Ajo qė mė intereson mua ėshtė qė qeveria e formatuar nė kėtė format tė sotėm, e formatuar me ndryshime ose jo, pak rėndėsi ka pėr mua kjo gjė, por tė jetė nė gjendje qė tė prodhojė me efikasitet dhe tė plotėsoje reformat kryesore qė duhen nė kėtė proces. Besoj se deri mė tani ia ka arritur”,- tha ajo. Nė fakt riorganizimi i se djathtės dhe ndryshimet e reja nė qeveri janė dy ēėshtje tė cilat kanė hapur jo pak debat brenda sė djathtės. Lidershipi zyrtar i PD-sė ka mirėpritur ēdo mundėsi bashkimi me partitė qė kanė lindur prej saj, ndėrkohė qė ka zėra tė tjerė tė cilėt kėrkojnė falje nga ish-at, tė cilėt, sipas tyre afrohen sa here qė nė PD ka zgjedhje parlamentare. Ndėrkohė, dy ditė mė parė, Ministri i Bujqėsisė, Jemin Gjana, vlerėsoi se mbeten tė hapura tė gjithė opsionet e rikonfigurimit tė sė djathtės. ”Mendoj se ndėrtimi ose ristrukturimi dhe modaliteti i funksionimit tė djathtės, tė partive politike tė sė djathtės, qoftė nė njė proces shkrirjeje tė brendshme tė disa prej tyre, qoftė nė njė modalitet tė krijimit tė njė strukturimi mė funksional, janė tė domosdoshme”,- u shpreh Gjana, dy ditė mė parė.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare