Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


G99-a: Qeveria nuk ka qėllim tė luftojė korrupsionin

G99-a reagon pas qėndrimit publik tė ministrit tė Jashtėm, Lulzim BashaTIRANĖ- Pėrfaqėsuesi i lėvizjes ”G99”, Etjen Xhafaj, deklaroi dje se, pėrmes ministrit tė Jashtėm, Lulzim Basha, qeveria Berisha tregoi edhe njėherė se e ka tė vėshtirė tė bashkėjetojė me institucionet e pavarura. »»


Beqja: Ēmimet e larta, shqiptarėt blejnė mė pak

19.08.2008 12:02 Politike - Burimi: Panorama Politike

•  

Partia Socialiste vijoi dje akuzat e saj ndaj sukseseve tė shpallura nga kryeministri nė analizėn e 7-mujorit tė kėtij viti. Nėnsekretari i programit nė selinė rozė, Ilir Beqja, tha se fuqia blerėse e shqiptarėve me kėtė qeveri vjen gjithnjė duke u ulur. 
“Familjet shqiptare vijojnė tė pėrballen me rėnien e fuqisė blerėse. Edhe rritja mė e fundit e pensioneve apo e pagave nuk ka arritur tė pėrmirėsojė gjendjen e buxheteve familjare”, u shpreh Beqja. Kėtė deklaratė Beqja e bėri gjatė njė konference pėr shtyp, duke ironizuar deklaratat e bėra nga burime zyrtare qė shprehen se ēmimet janė mė tė lira se njė vit mė parė. “Kundrejt kėsaj situate dramatike, burimet zyrtare vijojnė tė deklarojnė qė ushqimet kushtojnė mė lirė, meqė shalqiri e pjepri kushton mė lirė se nė dhjetor 2007”, tha Beqja. Sipas tij, rritjet e pagave dhe pensioneve nuk ndryshuan asgjė nė jetėn e shqiptarėve pėrpara rritjes sė shfrenuar tė ēmimeve. “Pėr mbi 200 mijė familje tė pensionistėve qė jetojnė tė vetėm, nė qytet rritja mė e fundit nuk ofron mė shumė se 1700 lekė nė muaj, apo 55 lekė nė ditė. Kjo shumė tė hollash nuk mjafton pėr tė pėrballuar; shtrenjtimin mujor, me tė paktėn 600 lekė tė faturės sė energjisė elektrike tė njė ēifti pensionistėsh, shtrenjtimin mujor, me tė paktėn 550 lekė, tė 600 gramėve nė ditė bukė qė ka nevojė pėr tė jetuar njė ēift pensionistėsh, shtrenjtimin mujor me tė paktėn 400 lekė, tė konsumit tė vajit dhe yndyrnave qė ka nevojė pėr tė jetuar njė ēift pensionistėsh”, argumentoi nėnsekretari socialist. Sipas tij, “janė shtrenjtuar krahasuar me njė vit mė parė edhe tė tjerė zėra tė nevoja mujore pėr tė jetuar, por vetėm ēfarė renditėm mė lart mjaftojnė pėr t’u dėshmuar shqiptarėve qė pensionistėt jetojnė kėtė vit mė keq se ē’jetonin vjet”. Beqja u shpreh se situata ėshtė mė e rėndė pėr tė punėsuarit, tė cilėve njė pjesė e mirė e rritjes sė pagės nė korrik 2008, u shkon pėr tė pėrballuar pakėsimin qė iu bė pagės reale nga zbatimi i taksės sė sheshtė nė gusht 2007. Selia rozė ka reaguar ditėt e fundit duke hedhur poshtė deklaratat e pak ditėve mė parė tė Kryeministrit Berisha pėr njė bum ekonomik nė vend dhe rritje tė lartė tė PPB, duke e renditur vendin ndėr tė parėt nė rajon pėr rritjen ekonomike. 


Bello: RTSH, vegėl “qorre” e dyshes Berisha-Topalli
Deputeti socialist, Marko Bello, anėtar i Komisionit parlamentar tė Medias, akuzoi drejtuesit e Televizionit Publik Shqiptar se janė vėnė nė shėrbim tė qeverisė. “Qė prej ardhjes sė PD-sė nė pushtet, Kryeministri Sali Berisha nxitoi tė uzurponte me ēdo ēmim Radio Televizionin Publik Shqiptar, me synimin e qartė pėr ta kthyer atė nė njė vegėl ‘qorre’ nė duart e tij, pėr tė propaganduar tė ashtuquajturat arritje spektakolare tė qeverisė sė tij tė dėshtuar, por edhe pėr tė mbuluar zullumet e korrupsionit qė sa vijnė e trashen”, tha Bello. Sipas tij,  “RTSH-ja ėshtė bėrė sot njė fushė beteje e luftės sė brendshme nė PD, ku pėr shkak tė rivalitetit Berisha-Topi-Topalli, dy drejtorė informacioni janė detyruar tė japin dorėheqjen, ndėrsa i treti, njė militant i thekur i PD-sė, po demonstron hapur zellin partiak, duke e kthyer RTSH-nė pėrfundimisht nė njė megafon tė dyshes Berisha-Topalli, tė cilėt po u marrin frymėn institucioneve tė pavarura dhe po shkatėrrojnė tė ardhmen demokratike, lirinė dhe tė drejtat e shqiptarėve”. Deputeti socialist i bėn thirrje drejtuesve tė RTSH-sė tė ndalojnė urgjentisht kėtė propagandė tė shėmtuar, tė respektojnė ligjin dhe tė largojnė menjėherė nga ky institucion qė mbahet me paratė e taksapaguesve shqiptarė tė gjithė militantėt e PD-sė, tė cilėn shqiptarėt do ta nxjerrin nė opozitė, nė mėnyrė ekzemplare.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare