Berisha: 7501 nuk abrogohet, po hetojmė pėr padrejtėsitė me tokat nė bregdet
20.08.2008 00:06 Politike - Burimi: TemA Politike
Kryeministri, Sali Berisha, ka deklaruar dje nga Jugu se nuk do tė abrogojė Ligjin 7501, pavarėsisht masakrave qė ka shkaktuar ky ligj me tokat e bregdetit. Nė krah tė Berishės ka qėndruar gjatė vizitės dhe kryetari i Bashkisė sė Himarės, Vasil Bollano, i cili vetėm njė javė mė parė kėrkoi njė zgjidhje tjetėr, qė regjistrimi i tokave tė Himarės dhe krahinave pėrreth tė bėhet nė bashkinė qė drejton ai. Kryeministri ka pranuar se nė tė gjitha fshatrat e bregut ka ankime serioze, por, sipas tij, sėrish 7501 nuk mund tė abrogohet, pasi nuk mund tė pėrdoren dy standarde ligjore pėr njė vend. Sipas Berishės, ēdo padrejtėsi do tė marrė pėrgjigje nga ligji mbi titujt e pronėsisė qė sapo kaloi nė Kuvend. Nė tė gjitha fshatrat e Bregut has ankimime tė tilla dhe shumė serioze. Por, duhet tė jeni tė sigurt qė Ligji 7501 nuk mund tė abrogohet, sepse nuk mund tė bėhen dy ligje, njė ligj pėr bregun dhe njė tjetėr pėr nė zonat e tjera, pėr shembull pėr Gjirokastrėn apo pėr Korēėn. Ju duhet tė dini se ēdo padrejtėsie tė bėrė duke keqpėrdorur njė ligj, i jepet pėrgjigje dhe zgjidhje me ligjin qė sapo ka kaluar nė parlament. Tė jeni tė sigurt se do tė investohet dhe do tė bėhet ēdo pėrpjekje qė ky proces tė pėrfundojė nė mėnyrė sa mė transparente dhe eficiente. Unė kėtė shqetėsim e ndjej nė tė gjitha fshatrat e Bregut, por nuk mė ndodh ta dėgjoj nė fshatra tė tjera ku unė shkoj. Po pėrpiqem tė hetoj dhe tė merrem me kėtė ēėshtje, por ligjin nuk e ndryshojmė dot, - tha kryeministri.
Por, ēfarė pėrmban nė tė vėrtetė ligji pėr titujt e pronėsisė, i kundėrshtuar fort nga opozita shqiptare? Logjika e ligjit ka si qėllim verifikimin e titujve tė pronėsisė pėr tokat e kooperativave bujqėsore dhe ndėrmarrjeve bujqėsore. Sipas relacionit shoqėrues, ligji i ri synon konsolidimin e titujve tė pronėsisė mbi tokėn. Duke u nisur dhe nga denoncimet apo konfliktet mes palėve, nė ligj parashikohet ngritja e njė komisioni tė posaēėm, i cili do ti japė zgjidhje tė gjitha ēėshtjeve, si dhe do ti japė fund ēdo akuze pėr ndarje tė tokave nė forma tė jashtėligjshme, sidomos atyre qė janė marrė nė bazė tė Ligjit 7501 dhe nė bazė tė ligjit pėr tokat e ndėrmarrjeve bujqėsore. Ndėrkohė qė krahas pėrmirėsimeve qė parashikohen nė kėtė ligj, Ministria e Bujqėsisė, Ushqimit dhe Mbrojtjes sė Konsumatorit ka krijuar Task Force nė tė gjitha prefekturat e vendit, ndėrkohė qė nė krye tė tė gjithė procesit ėshtė zėvendėskryeministri i Shqipėrisė.
Pjesė nga ligji pėr titujt e pronėsisė, kriteret pėr ata qė pėrfitojnė dhe kush humbet tokėn
a) sipėrfaqet qė mė 1.8.1991 kanė figuruar nė regjistrat kadastrale nė zėrin Tokė bujqėsore dhe janė pėrfshirė nė territoret e administruara nga ish-kooperativat bujqėsore deri nė kohėn e hyrjes nė fuqi tė Ligjit nr. 7501, datė 19.7.1991 tė ligjit Pėr tokėn, tė ndryshuar.
b) sipėrfaqe tė tjera tė tokave bujqėsore, tė administruara nga ish-ndėrmarrjet bujqėsore dhe institucionet e tjera shtetėrore, tė kaluara pėr ndarje pėr fshatrat e ish-kooperativave bujqėsore vetėm me miratim tė ministrit tė Bujqėsisė dhe Ushqimit, deri nė kohėn e hyrjen nė fuqi tė ligjit nr. 8337, datė 30.4.1998, Pėr kalimin nė pronėsi tė tokės bujqėsore, pyjore, livadheve dhe kullotave.
c) sipėrfaqet e tokave bujqėsore tė ish-NB, sipas dispozitave tė pėrcaktuara nė ligjin nr. 8053, datė 21.12.1995, Pėr kalimin nė pronėsi, pa shpėrblim, tė tokės bujqėsore
Gjithashtu, nuk janė objekt i dhėnies sė tokės nė pronėsi dhe i krijimit tė titujve tė pronėsisė tė gjitha sipėrfaqet e tjera qė mė 1.8.1991 nuk kanė figuruar nė regjistrat kadastrale nė zėrin Tokė bujqėsore si pyje, livadhe, kullota, tokė pyjore dhe sipėrfaqe tė tjera tė tokės jobujqėsore, pavarėsisht miratimit tė ndryshimeve dhe kalimeve tė kėtyre zėrave nė tokė bujqėsore, pas kėsaj date. Objekt i dhėnies sė tokės nė pronėsi dhe i krijimit tė titujve tė pronėsisė tė gjitha sipėrfaqet e tjera, qė mė 1.8.1991, nuk kanė figuruar nė regjistrat kadastrale nė zėrin Tokė bujqėsore si pyje, livadhe, kullota, tokė pyjore dhe sipėrfaqe tė tjera tė tokės jobujqėsore, pavarėsisht miratimit tė ndryshimeve dhe kalimeve tė kėtyre zėrave nė tokė bujqėsore, pas kėsaj date. Gjithashtu nė kėtė projektligj familjet fshatare ose individėt, qė faktikisht, e pėrdorin tokėn bujqėsore dhe e shfrytėzojnė atė, nė kufijtė e pretenduar prej tyre, si pronė e para-kolektivizimit dhe qė nuk kanė pranuar tė pajisen me aktin e marrjes se tokės nė pronėsi, mund ta kėrkojnė dokumentacionin ligjor tė pronėsisė, sipas procedurave tė pėrcaktuara nė ligjin nr. 9235, datė 29.7.2004, Pėr kthimin dhe kompensimin e pronės, tė ndryshuar. Nuk mund tė bėhet kėrkesė pėr tu pajisur me dokumentacion pronėsie, kur sipėrfaqja e tokės sė pretenduar iu ėshtė dhėnė mė parė nė pronėsi personave tė tjerė, nė bazė tė dispozitave tė Ligjit nr. 7501, datė 19.7.1991, Pėr tokėn, tė ndryshuar, dhe tė ligjit nr. 8053, datė 21.12.1995, Pėr kalimin nė pronėsi, pa shpėrblim, tė tokės bujqėsore.
Cilat janė kriteret pėr krijimin e titujve tė pronėsisė mbi tokėn
Subjekte pėr dhėnien e tokės bujqėsore nė pronėsi dhe pėr krijimin e titujve tė pronėsisė mbi tokėn bujqėsore janė personat, fizikė dhe juridikė, vendas. Pėr krijimin dhe fitimin e titujve tė pronėsisė mbi tokėn bujqėsore janė tė vlefshme vetėm kriteret
e pėrcaktuara nė vendimin nr. 255, datė 2.08.1991, tė Kėshillit tė Ministrave, Pėr kriteret e ndarjes sė tokės bujqėsore tė ndryshuar, dhe nė ligjin nr. 8053, datė 21.12.1995, Pėr kalimin nė pronėsi, pa shpėrblim, tė tokės bujqėsore, sipas procedurės sė pėrcaktuar nė udhėzimin nr. 106, datė 23.2.1996, tė ministrit tė Bujqėsisė dhe Ushqimit, Pėr procedurat e kalimit tė tokės nga pėrdorimi nė pronėsi
Procedurat pėr titujt e pronėsisė, tė krijuar nė kundėrshtim me ligjin
Kur KV, gjatė verifikimit tė dokumentacionit dhe tė vendimeve pėrkatėse tė komisioneve tė tokės, vėren se krijimi i titullit tė pronėsisė mbi tokėn ėshtė dhėnė nė kundėrshtim me dispozitat e pėrcaktuara nė nenet 2, 3 e 4, tė kėtij ligji, dhe me vendimet e tij, tė marra sipas neneve 8, pikat 2 e 3, dhe 9, pika 2, tė kėtij ligji, i paraqet gjykatės sė rrethit gjyqėsor pėrkatės njė kėrkesė pėr anulimin e aktit administrativ, akt i marrjes sė tokės nė pronėsi. Kėrkesa i paraqitet subjektit pėrkatės nga prefekti i qarkut, brenda 7 ditėsh nga data e njoftimit tė vendimit pėr paligjshmėrinė e aktit tė pronėsisė mbi tokėn bujqėsore. Objekt i kėrkesės sė prefektit ėshtė deklarimi i pavlefshmėrisė sė Aktit tė marrjes sė tokės nė pronėsi, shfuqizimi i tij dhe kthimi i pronės nė pronėsi tė shtetit. Gjykata shqyrton kėrkesėn e prefektit brenda 60 ditėsh, duke thirrur nė proces gjyqėsor edhe Avokatin e Shtetit. Pėrbėrja, mėnyra e funksionimit dhe detyrat e pėrgjegjėsitė e KQT, tė sekretariatit teknik dhe KV, pėrveē sa pėrcaktohen nė kėtė ligj, rregullohen me vendim tė Kėshillit tė Ministrave.
Sanksionet pėr ndalimin e pushtimit (zėnies) sė tokės
Organet e qeverisjes vendore dhe strukturat pranė tyre, brenda juridiksionit, ndalojnė ēdo zėnie dhe pėrdorim tė tokės, nė kundėrshtim me kėtė ligj dhe aktet e tjera nėnligjore, nė zbatim tė tij. Nė rastet e pushtimit nga persona, fizikė a juridikė, tė tokės bujqėsore nė pronėsi tė shtetit (toka tė pandara dhe disponibėl shtetėrore), detyrimin e bėrjes sė denoncimit e kanė zyrat e menaxhimit dhe tė mbrojtjes sė tokės (ZMMT) nė komunė dhe/ose bashki, kryetari i fshatit, kryetari i komunės dhe/ose bashkisė, SAMT e qarkut dhe zyra rajonale e AKKP pėr tokėn bujqėsore, tė kaluar nė fondin fizik, pėr
kthimin dhe kompensimin e pronės, tokės bujqėsore, dhėnė nė pronėsi ose nė pėrdorim, personave, fizikė dhe juridikė, qė e zotėrojnė, sipas ligjit, aktin pėrkatės tė marrjes sė tokės, nė pronėsi ose pėrdorim, tė drejtėn e denoncimit e kanė vetė pronarėt ose pėrdoruesit e tokės bujqėsore. Denoncimi bėhet me shkrim dhe dorėzohet nė KV. KV, brenda 15 ditėve nga marrja e denoncimit, detyrohet tė mblidhet dhe tė vendosė pėr lirimin dhe kthimin e tokės nė gjendjen e mėparshme brenda 5 ditėve, dėnimin e kundėrvajtėsit me gjobė 100 lekė/m2.
Vendimi i KV pėrbėn titull ekzekutiv.
Kur kundėrvajtėsi nuk e zbaton nė afatin e caktuar vendimin, KV njofton zyrėn e pėrmbarimit tė gjykatės, nė juridiksionin e tė cilit ndodhet toka, pėr ekzekutimin e kėtij vendimi. Kur kundėrvajtėsi banon nė juridiksion gjyqėsor tė njė rrethi tjetėr, pėr
ekzekutimin e vendimit ngarkohet organi i rrethit, ku banon kundėrvajtėsi. Zyra e pėrmbarimit e gjykatės pėrkatėse detyrohet tė ekzekutojė vendimin e KV brenda 15 ditėve, duke filluar nga dita e marrjes sė njoftimit.
KV kanė tė drejtė:
Tė bėjnė kallėzim penal nė organet e drejtėsisė pėr shpėrdorim tė detyrės dhe shpėrdorim tė tokės, qė ka sjellė, pėr pasojė, dėmtimin e rėndė tė interesave tė shtetit ose tė shtetasve, kundėr personave fizikė ose juridikė, dhe strukturave shtetėrore, qė kanė kryer ndarjen e tokės, kur vėrejnė: dhėnien e titujve tė pronėsisė (Aktit tė marrjes mbi sipėrfaqe tė tjera, qė nuk janė objekt i veprimit tė kėtij ligji, pėrcaktuar nė nenin 2, tė tij, dhėnien e titujve tė pronėsisė (Aktit tė marrjes sė tokės nė pronėsi) personave, qė nuk pėrmbushin kriteret e trajtimit me tokė ose janė nė kundėrshtim me kriteret e pėrcaktuara nga ky ligj; vėrtetime dhe deklarata, me informacione tė pasakta, tė rreme ose tė falsifikuara pėr pajisjen ose jo me tokė bujqėsore pėr persona, fizikė ose juridikė. Tė bėjnė personave, fizikė ose juridikė, qė kanė pushtuar, nė ēfarėdo mėnyre, tokėn bujqėsore, nė pronėsi tė personave tjerė ose nė pronėsi shtetėrore, dhe kanė penguar ekzekutimin e vendimeve, titull ekzekutiv tė formės sė prerė, tė KV, pėrcaktuar nė nenin 12 tė kėtij ligji.
lajme.parajsa.com


































