Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


G99-a: Qeveria nuk ka qėllim tė luftojė korrupsionin

G99-a reagon pas qėndrimit publik tė ministrit tė Jashtėm, Lulzim BashaTIRANĖ- Pėrfaqėsuesi i lėvizjes ”G99”, Etjen Xhafaj, deklaroi dje se, pėrmes ministrit tė Jashtėm, Lulzim Basha, qeveria Berisha tregoi edhe njėherė se e ka tė vėshtirė tė bashkėjetojė me institucionet e pavarura. »»


Berisha: Gjeorgjia s'na kerkoi arme

27.08.2008 06:04 Politike - Burimi: Koha Jone Politike

Berisha: Gjeorgjia s'na kerkoi armeFajtona Mejdini
E Merkure, 27 Gusht 2008

TIRANE - Berisha, serish ka perdorur tone te ashpra kunder Rusise. Kreu i qeverise shqiptare mohoi diten e djeshme akuzat e bera nga shefi i shtabit te pergjithshem te ushtrise ruse, se Shqiperia i ka shitur arme Gjeorgjise gjate konfliktit me Rusine, sikurse pretendohet nga ana e pales ruse. Por kryeministri Berisha nuk e perjashtoi opsionin e ndihmes ne te ardhmen ne te gjitha aspektet ndaj ketij vendi, duke e konsideruar Gjeorgjine si nje vend mik dhe demokratik. Keto deklarata kreu i ekzekutivit shqiptar i beri gjate nje konference te perbashket per shtyp, qe zhvilloi me kryeministrin e Islandes, Geir Haarde. Ne fjalet e tyre dy kryeministrat vleresuan edhe bashkepunimin e mire mes dy vendeve dhe intensifikimin e tyre pas kesaj vizite.

Gjeorgjia

Kryeministri Berisha ju pergjigj dje edhe akuzave te autoriteteve te larta ruse ne lidhje me deklaraten se, Shqiperia i ka shitur arme Gjeorgjise, gjate konfliktit qe kjo e fundit ka pasur me Rusine. Numri nje i qeverise shqiptare, nuk ka ngurruar t'i quaje keto deklarata nje shpikje, sepse sipas tij Gjeorgjia nuk ka nevoje per armet e Shqiperise, pasi ajo vete disponon shume te tilla. "Te mendosh qe Gjeorgjia paska nevoje per armet e Shqiperise, kjo eshte nje shpikje. Gjeorgjia eshte nje vend qe ka pasur armet e veta, ushtrine e vet dhe qe pesoi agresion. Akuzat ruse nuk me cudisin aspak, sepse kane nje qendrim konstant ndaj shqiptareve", deklaroi Berisha ne fjalen e tij. Por nga ana tjeter ai nuk e perjashtoi mundesine qe ne te ardhmen mes Gjeorgjise dhe Shqiperise mund te kishte tregti armesh, kjo sepse dy vendet ishin mike dhe vendi yne do te ndihmonte ne te gjitha nevojat qe do te kishte Gjeorgjia. "Gjeorgjia eshte nje vend mik yni dhe nje vend demokratik, i cili do te kete te gjithe mbeshtetjen qe meriton nje vend i tille ne nje situate te veshtire", deklaroi Berisha duke lene te kuptohej se ne te ardhmen ky hamendesim mund te behej realitet. Nga ana tjeter Berisha theksoi se deklaratat e Rusise nuk duheshin marr per baze pasi perfaqesuesit e ketij vendi gjenin gjithmone nje ceshtje per te debatuar. Gjeorgjia eshte nje vend mik yni dhe nje vend demokratik, i cili do te kete te gjithe mbeshtetjen qe meriton nje vend i tille ne nje situate te veshtire. "Per mendimin tim, qendrimi rus ndaj vendeve te vogla eshte jashtezakonisht i denueshem. Rusia nje dite sulmon nje vend, diten tjeter ben deklarata kunder anetaresimit te Shqiperise dhe Kroacise ne NATO, e keshtu me radhe", ka qene deklarata e djeshme e kryeministrit Berisha.

Bashkepunimi

Kryeministri Berisha gjate takimit me kryeministrin e Islandes, Geir Haarde, nuk ka munguar te nenshkruaje marreveshje dhe te kerkoje nxitjen e investimeve islandeze ne Shqiperi. Mes dy perfaqesuesve te dy vendeve u nenshkruan marreveshjet per "Ripranimin e personave te paautorizuar" dhe per "Lehtesimin e regjimit te vizave ndermjet Shqiperise dhe Islandes". Pasi kane vleresuar nivelin e bashkepunimit mes Shqiperise dhe Islandes dy kryeministrat ndane te njejtin mendim se nenshkrimi i sotem i dy marreveshjeve te rendesishme mes vendeve, si dhe pergatitja e disa marreveshjeve te tjera, do te krijojne nje baze te shkelqyer solide, ligjore te bashkepunimit dhe intensifikimit te metejshem te marredhenieve mes dy vendeve. Kryeministri Berisha theksoi se Shqiperia ofron potenciale te rendesishme, per tu shfrytezuar, nga investitoret islandeze, si ne fushen e turizmit, energjetikes, shendetesise, etj. Me tej, Berisha u shpreh se qeveria shqiptare do te mireprese kompanite islandeze, te cilat do te investojne ne burimet ujore te Shqiperise apo dhe ne te gjitha fushat me interes per ta, duke iu ofruar atyre mbeshtetje dhe lehtesira. Po keshtu edhe kryeministri Islandez, Haarde shprehu interesin e bizneseve te vendit te tij per te investuar ne Shqiperi ne kuader te permiresimeve dhe reformave ne kete vend.




Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare