Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Image

Bollano-Berishės: Mandatin tjetėr investo nė Himarė

Ēėshtja e pronave dhe kėrkesat e shoqatės "Omonia" pėr gjuhėn greke nuk kanė qenė pjesė e bisedės mes kryeministrit dhe kryebashkiakut tė Himarės. »»


Berisha: Potenciali turistik, mė i madhi pėr vendin

19.07.2008 18:30 Politike - Burimi: Metropol Politike

  Kryeministri Berisha prezanton projektin pėr zhvillimin e Orikumit si zonė turistike

Berisha premton fundin e dokumenteve false tė pronėsisė sė tokės

Kreu i qeverisė shqiptare Sali Berisha ka prezantuar dje nė Orikum planin e zhvillimit tė kėsaj zone, tė miratuar njė ditė mė parė nė mbledhjen e Kėshillit tė Rregullim Territorit tė Republikės. Pėr tė tashmė hapet sipari i njė serie projektesh pėr zonėn Orikum–Ksamil, tė cilat arrijnė njė financim rreth 37 milionė dollarė nga Banka Botėrore, qeverisė qendrore, qeverisė vendore dhe donatorėve tė tjerė. Gjatė njė takimi me pėrfaqėsues tė biznesit tė bashkisė sė Orikumit Kryeministri Berisha tha se njė vit mė parė kishte premtuar investime tė mėdha pėr zonėn. Por mė e rėndėsishmja pėr zhvillimin e turizmit nė kėtė zonė ėshtė miratimi i projektidesė pėr zonėn e ndėrtimit Radhimė–Orikum. “Po tė vėshtrojmė 18 vjet prapa, nuk mund tė mburremi se kemi realizuar njė zhvillim tė planifikuar tė resurseve turistike, por, nga ana tjetėr, ne kemi njė shans qė nuk e ka askush nė Evropė. Sėrish nė rast se ėshtė dėmtuar Durrėsi, Ksamili apo ndonjė zonė tjetėr ėshtė ruajtur Orikumi dhe i tėrė bregu i Jonit, ėshtė ruajtur kėshtu edhe bregu i Adriatikut”, - deklaroi Berisha.

Projekti pėr Orikumin

Nė takimin me pėrfaqėsues tė biznesit lokal shefi i ekzekutivit kėrkoi qė biznesmenėt e zonės tė pėrpiqen seriozisht pėr tė pėrzgjedhur studiot mė tė mira tė Evropės pėr tė stolisur Bregun me ndėrtime tė pėrshtatshme. “E kemi kėtė avantazh dhe Orikumi e ka kėtė mundėsi. Nuk ka potencial mė tė madh sesa potenciali turistik i kėtij vendi. Shqipėria e ka tė garantuar zhvillim e saj tė shpejtė, ajo do tė zhvillohet mė shpejt se ē’e mendojmė ne, por detyra jonė ėshtė tė bėjmė njė zhvillim tė menēur, tė mos biem viktimė e babėzisė”, - tha Kryeministri Berisha duke iu drejtuar pėrfaqėsuesve tė komunitetit tė biznesit tė Orikumit. Ai theksoi se nuk fajėson vetėm ndėrtuesit, por edhe qeveritarėt. Kėsisoj, nėnvizoi kreu i qeverisė, gjithkush duhet tė ndėrgjegjėsohet, pasi kjo ėshtė njė pasuri pėrrallore. “Miratuam 800 ha studim. Le tė mendojmė jo pėr atė qė do tė fitojmė sot, sepse e kuptoj se, po tė ndėrtojmė njė pallat shumėkatėsh, fitojmė shumė, po nėse vazhdojmė dhe ndėrtojmė restorante tė bukura ato mbeten dekada dhe shndėrrohen nė njė pasuri qė prodhojnė vlera tė vazhdueshme”, - deklaroi kryeministri Berisha. Lidhur me ēėshtjen e pronave nė bregdet kreu i qeverisė nėnvizoi se dokumentet false kanė krijuar kaos nė pronėsinė e tokės, por shtoi se qeveria ka kaluar njė sėrė ligjesh, qė synon t’i japė njė pėrgjigje pėrfundimtare kėtij problemi. Gjatė takimit Berisha bėri me dije se nė mbledhjen e KRRTRSH-sė u paraqit masterplani i bregut jonian, i cili pėrbėn njė ngjarje shumė tė rėndėsishme edhe pėr faktin se ėshtė hartuar njė nga kompanitė mė tė njohura. Berisha tha se tashmė nuk mund tė ndėrtohet nė ranishte dhe duhet tė pėrcaktohet se nuk mund tė ndėrtohen pallate tė larta, por vila, jo me dendėsi, por me njė raport tė caktuar. Nė kėtė kontekst Kryeministri tha se Orikumi dhe pjesa mė e madhe e Bregut kanė njė shans unik tė ndėrtojnė nė mėnyrė tė pėrshtatshme dhe tė mos pėrsėrisin gabimet qė kanė bėrė vendet e tjera tė dhėna pas fitimit tė menjėhershėm, por progresivisht, duke rėnė si destinacion turistik.

Rruga e Palasės

Kreu i qeverisė Sali Berisha gjatė vizitės nė fshatrat e Bregut u ndal nė Palasė, ku iu prezantua projekti i rrugės sė kėsaj zone, i cili ėshtė nė proces tenderimi. Berisha u shpreh se me kėtė projekt ēelet sipari i dhjetėra projekteve tė tjera, qė shtrihen nga Orikumi nė Ksamil. “Kur kam ardhur nė vitin 2007, u kam premtuar banorėve tė Bregut se qeveria do tė ndėrtojė njė infrastrukturė moderne pėr kėtė zonė dhe pas njė viti ky premtim po bėhet realitet. Kėto vepra do tė ndėrtohen sipas premtimeve, nė njė hark kohor prej disa muajsh”, - u shpreh Kryeministri. Ai i ftoi banorėt qė tė mbikėqyrin edhe ata vetė cilėsinė e punimeve, me qėllim qė cilėsia tė jetė sa mė e mirė.

Orikum

Nis puna pėr unazėn

Kryeministri Berisha ka pėruruar fillimin e punimeve pėr unazėn e re tė qytetit tė Orikumit, bashkėfinancim i Bankės Botėrore, bashkisė Orikum dhe qeverisė shqiptare me vlerė 1.1 milion dollarė. Berisha tha se nė serinė e premtimeve tė mbajtura ėshtė edhe kjo unazė e re, e domosdoshme pėr qytetin e Orikumit. “Siē e shikoni, ka njė shtrirje tė pėrpjekjeve financiare qė ky qytet tė bėhet njė qytet-perlė nė gjirin mijėvjeēar tė Orikumit, i njohur nė tė gjitha kohėrat”, - tha kreu i qeverisė. Ai pėrmendi miratimin nė KKRTRSH tė projektimit pėr Radhimėn dhe Orikumin, dy zonat mė tė bukura tė bregdetit shqiptar dhe sipas studimit tė bėrė nga kompania angleze ndėrtimet nė kėto zona do tė jenė nė pėrputhje tė plotė me planin e bregut jugor tė Shqipėrisė. Mė pas Kryeministri Berisha pėruroi tregun e ri ushqimor tė qytetit tė Orikumit, i cili pėrbėn njė mbėshtetje tė madhe pėr fermerėt dhe prodhuesit e kėsaj zone pėr tė tregtuar prodhimet e tyre.

Premtimi i Kryeministrit

Shtėpia e Petro Markos tė bėhet muze

Gjatė qėndrimit nė Dhėrmi shefi i ekzekutivit, Sali Berisha, ka vizituar shtėpinė e shkrimtarit tė njohur Petro Marko, ku deklaroi se ajo duhet tė rindėrtohet dhe tė kthehet nė shtėpi-muze. “Jeta e tij ėshtė njė nga mė tė pasurat dhe tė veēantat: shkrimtar, intelektual dhe luftėtar i lirisė, qė nuk u mposht asnjėherė, por u qėndroi besnik parimeve qė besoi. Petro Marko ėshtė krenari jo vetėm pėr Dhėrmiun, por pėr gjithė Shqipėrinė”, - tha ai. Nė nderim tė figurės sė shkrimtarit tė madh Kryeministri Berisha u propozoi pėrfaqėsuesve tė pushtetit vendor qė sheshi qendror i Dhėrmiut tė marrė emrin “Petro Marko” pas rikonstruksionit. Gjithashtu Kryeministri kėrkoi nga Ministri i Kulturės shpalljen e njė konkursi pėr gdhendjen e njė busti tė shkrimtarit Petro Marko pėr ta vendosur nė qendėr tė sheshit tė Dhėrmiut. Gjatė kėsaj vizite Berisha inauguroi sot fillimin e punimeve pėr rregullimin dhe sistemimin e qendrės sė fshatit Dhėrmi, njė investim i qeverisė qendrore dhe asaj vendore me vlerė 7.3 milionė lekė. Ai vlerėsoi se ky ėshtė njė projekt bashkėkohor, qė do ta shndėrrojė Dhėrmiun nė njė qytezė tė vėrtetė turistike. “Ky projekt do tė ringrejė infrastrukturėn e plotė tė kėtij fshati, duke i dhėnė atij tiparet e njė qyteze turistike”, -theksoi kreu i qeverisė. Kryeministri garantoi pėrfaqėsuesit e pushtetit vendor dhe banorėt e kėtij fshati se qeveria ėshtė e vendosur tė investojė dhe tė financojė ēdo projekt pėr tė pėrmirėsuar infrastrukturėn dhe jetėn e tyre.

Investimi 600 milionė lekė

Inspektim pėr rrugėn Vuno–Himarė

Kryeministri Sali Berisha gjatė vizitės sė tij nė zonėn bregdetare tė Jugut tė vendit ka inspektuar punimet nė segmentin rrugor Vuno–Himarė, me gjatėsi rreth 6 km, qė po ndėrtohet me njė fond prej afro 600 milionė lekėsh. Segmenti Vuno–Himarė, pjesė e rrugės sė bregdetit jonian, ka pėrfunduar nė masėn 80% brenda njė kohe tė shkurtėr. Nisur nga ky fakt, Kryeministri Berisha falėnderoi drejtuesit e kompanisė “Gjikuri” pėr ritmet e shpejta nė ndėrtimin e kėtij segmenti. Nga ana e tyre drejtuesit e kėsaj firme u angazhuan se sipas porosisė sė Kryeministrit do tė punojnė pėr ta pėrfunduar sa mė shpejt pjesėn e mbetur tė kėsaj rruge. “Me pėrfundimin e kėsaj rruge ne i japim bregdetit njė infrastrukturė moderne evropiane nė 60 km e saj. Rruga ka pėrfunduar nė shumicėn e fazave tė saj dhe tani ka mbetur vetėm asfaltimi”, - u shpreh Kryeministri. “Ėshtė e rėndėsishme qė ky segment tė pėrfundojė sa mė shpejt qė t’i japim bregut njė infrastrukturė evropiane”, - tha Berisha. Kryeministri Berisha tha se lėvizja qė qeveria bėri dy vjet mė parė pėr rregullin qė nuk lejonte kompanitė tė merrnin kredi pėrveēse njė shumė tė vogėl, tregoi se ky ishte njė vendim i drejtė. Ai u premtoi pėrfaqėsuesve tė Bashkisė sė Himarės mbėshtetje financiare pėr ēdo projekt nė shėrbim tė zhvillimit. Berisha premtoi se qeveria do tė miratojė edhe impiantin e pastrimit tė ujėrave tė zeza tė Bashkisė sė Himarės.


Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare