Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


G99-a: Qeveria nuk ka qėllim tė luftojė korrupsionin

G99-a reagon pas qėndrimit publik tė ministrit tė Jashtėm, Lulzim BashaTIRANĖ- Pėrfaqėsuesi i lėvizjes ”G99”, Etjen Xhafaj, deklaroi dje se, pėrmes ministrit tė Jashtėm, Lulzim Basha, qeveria Berisha tregoi edhe njėherė se e ka tė vėshtirė tė bashkėjetojė me institucionet e pavarura. »»


Berisha mbledh ministrat per Gerdecin

13.05.2008 03:07 Politike - Burimi: Koha Jone Politike


E Marte, 13 Maj 2008

Kreu i qeverise, Berisha, ka mbledhur diten e djeshme nje pjese te ministrave te kabinetit te tij qeveritar, qe po menaxhojne edhe zonen e Gerdecit pas tragjedise se ndodhur aty me 15 mars. Keshtu, ne nje mbledhje me dyer te mbyllura, Berisha perreth nje ore, degjoi raportimet e ministrit te Mbrojtjes, Gazmend Oketa, atij te Financave, Ritvan Bode, ministrit te Bujqesise, Jemin Gjana dhe te Shendetesise, Nard Ndoka, ne lidhje me situaten dhe masat e marra per rikthimin ne normalitet te zones se Gerdecit. Burimet brenda mbledhjes bejne te ditur se Kryeministri Berisha u ka kerkuar ministrave te tij te shpejtojne ne lidhje me kthimin ne normalitet te zones, ne menyre qe banoret te mos e vuajne akoma edhe me shume tragjedine qe u kushtoi jete njerezish dhe shtepi te shkaterruara. Po dje, Grupi Nderinstitucional per Koordinimin e Donatoreve diskutoi situaten e post-Gerdecit. Ne kete mbledhje ku moren pjese specialiste te ministrive u vendos mbajtja e nje takimi me donatoret per Gerdecin me 14 maj.

F.Mejdini


















Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare