Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


G99-a: Qeveria nuk ka qėllim tė luftojė korrupsionin

G99-a reagon pas qėndrimit publik tė ministrit tė Jashtėm, Lulzim BashaTIRANĖ- Pėrfaqėsuesi i lėvizjes ”G99”, Etjen Xhafaj, deklaroi dje se, pėrmes ministrit tė Jashtėm, Lulzim Basha, qeveria Berisha tregoi edhe njėherė se e ka tė vėshtirė tė bashkėjetojė me institucionet e pavarura. »»


Berisha ngre tonet kunder Rames

07.09.2008 00:03 Politike - Burimi: Koha Jone Politike


E Diele, 07 Shtator 2008

TIRANE - Kryeministri Sali Berisha sulmoi nga qyteti i Librazhdit kundershtarin e tij politik Edi Rama se nuk duhet te flase per korrupsion kur shpenzoi me shume se 2.5 milione euro ne fushaten e tij, vetem per te bere tualetin. Kreu i qeverise shfrytezoi nje vizite te bere dje ne kete qytet, ku mori pjese ne nje sere inaugurimesh, per t'ju pergjigjur kritikave qe vijne per me shume se nje jave nga selia roze, se qeveria qe ai drejton eshte e korruptuar. "Njeriu qe ka shpenzuar me shume se 2.5 milione euro per fushate per te bere tualetin e karrieres se tij te politike, qe as sallonet e Hollivudit nuk mund ta shpetojne dot nga rrenimi. I sulet luftes qe ne po bejme kunder korrupsionit dhe mobilizon tenderlepires dhe gjakberes apo nenkryetaret e tij, qe pasi vjedhin financat e organizates qe drejtojne, vjedhin edhe kompjuterin e financave, sepse u del vila e vjedhur ne shesh", akuzoi Berisha, duke shtuar se kjo eshte nje lufte e pandershme. Berisha i beri thirrje kreut te PS-se, se lufta kunder korrupsionit eshte beteja e jetes se tij ndaj nuk mund te beje me shume per njerezit e lire, se sa t'i mbroje ata dhe te luftoje korrupsionin. "Lufta kunder korrupsionit u faktua ne keto tre vjet se eshte leva e Arkimedit per te ndryshuar Shqiperine. Lufta kunder korrupsionit do te jete leva e Arkimedit per ta shnderruar Shqiperine ne nje vend te zhvilluar dhe modern", shtoi kryeministri. Para banoreve te Librazhdit, kreu i qeverise Berisha theksoi ne kete kuader se do te vijoje betejen qe ka marre persiper kunder korrupsionit. Ai premtoi me shume shkolla te reja, rruge, vende pune dhe te ardhura si hapa me shume drejt zhvillimit. "Per kete ju jap fjalen. Une shkova drejt Qukesit per te inauguruar ujesjellesin, do te shkoj ne Rrajce ku do te inaugurojme rrugen, perpara eshte Mokra dhe u premtoj banoreve te saj se sado qe te jete distanca deri ne qendrat e komunave te saj, atje do te shkojne rruget e asfaltuara", vijoi kryeministri, pa harruar te kritikoje ketu dhe punen e kreut te Bashkise Rama ne Tirane. Reagimi i kreut te qeverise erdhi nje jave, pasi kryetari i PS-se Rama por dhe deputetet socialiste e akuzojne se jo vetem qe nuk po lufton korrupsionin, por po e zhyt gjithnje e me thelle vendin ne te. Per dite te tera, opozita ankohet ndaj spotit publicitar te kryeministrit Berisha, si nje fakt qe verteton korrupsionin ne qeverine e tij. Megjithate, kryeministri dje shmangu dhenien e cdo komenti per spotin e tij, pavaresisht pyetjeve te gazetareve dhe kerkesave te opozites, duke deklaruar se kishte ardhur per nje fushate peruruese dhe nuk do te jepte pergjigjie jashte programit. Kryeministri ia kushtoi nje pjese te komenteve te tij, kreut te opozites Edi Rama dhe replikave ndaj tij. Rozeta Rapushi






Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare