Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Image

“Armė shqiptare nė Gjeorgji?” Berisha thėrret sot nė zyrė ambasadorin rus

Janė shitur armė nė Gjeorgji apo armė shqiptare janė gjetur nė Gjeorgji? Mes akuzės sė parė tė bėrė nga Rusia dhe deklaratės sė zbutur tė dytė, tė bėrė nga ambasadori rus nė Tiranė, ėshtė krijuar njė hendek i madh nė marrėdhėniet midis Shqipėrisė dhe kėtij shteti. »»


“Berisha tė japė llogari pėr premtimet e pambajtura”

18.05.2008 00:02 Politike - Burimi: Metropol Politike

  Kreu i PS-sė, Edi Rama, vijon Dialogun e tij. Takime me tė rinjtė nė Rrėshen

Kryetari i Partisė Socialiste, Edi Rama, e ka cilėsuar turin e nisur nga kundėrshtari i tij politik si pėrpjekje pėr tė fshehur realitetin dhe tė vėrtetėn e pėrditshme tė shqiptarėve. Nė vijim tė turit tė tij tė dialogut, Rama i ka kushtuar njė rėndėsi tė veēantė axhendės sė Kryeministrit Berisha, ndryshe nga takimet e mėparshme. Rama tha se kreu i Qeverisė nuk mund tė vazhdojė tė premtojė pa pushim, por duhet t’u thotė shqiptarėve se si do tė shkojė puna me ēmimet e ushqimeve qė rriten pėrditė, ēdo tė bėhet me fshatin apo dhe listat e pafund tė shqiptarėve, pėr tė cilat, sipas tij, ai ėshtė zotuar se do t’i zhdukė. “Ajo qė ka ndodhur nė Shqipėri dhe qė Kryeministri bėn mirė t’ua thotė shqiptarėve se ka qenė tėrėsisht i paaftė pėr ta ndalur, ėshtė qė ato lista nė dyqane qė kandidati i vitit 2005 pėr Kryeministėr, Sali Berisha, ua tregonte kamerave, duke premtuar se do tė ishin njė kujtim i sė shkuarės, sot janė bėrė mė tė gjata”, tha Rama. Nė fjalėn e tij, Rama tha se Kryeministri Berisha duhet tė japė llogari pėr premtimet e bėra pėr tė rejat dhe tė rinjtė, qė sipas tij, duhet tė ishin duke lundruar nė internet. Duke u ndalur tek ēėshtja e tė rinjve, tema kryesore e dialogut pėr kėtė muaj, kreu i PS-sė tha se problemet e rinisė duhet tė gjejnė zgjidhje nga arsimi, i cili sipas tij, duhet tė jetė shumė i ndryshėm nga ai i sotmi. Sipas tij, pėr kėtė duhet njė sistem arsimor, i cili tė garantojė kėtė arsim. Rama tha se shumica e atyre qė dalin nga dyert e universitetit, pas njė investimi tė jashtėzakonshėm tė prindėrve, hyjnė nė radhėt e tė papunėve, tė cilat po zgjaten pėrditė e mė shumė. “Ajo ēka mbetet pėr t’u thėnė, ėshtė ēfarė do tė bėjmė ne, qė kjo histori zhgėnjimesh dhe dėshtimesh tė njėpasnjėshme tė marrė fund dhe qė tė fillojmė tė shkruajmė sė bashku njė histori tė re. Kjo duhet tė jetė historia e njė populli qė nuk pranon tė vazhdojė tė pėsojė dėshtimet e njė politike tė vjetėr, qė na sundon, sepse ka arritur tė na ndajė; na keqqeveris, sepse ka arritur tė na pėrēajė”, tha Rama. Ai ka pėrsėritur sėrish ftesėn pėr njė bashkim tė ri, i cili sipas Ramės, duhet tė jetė pėrtej tė majtės dhe tė djathtės. Sipas tij, ajo ēfarė ndodh nė kutinė e televizorit nuk ka tė bėjė me interesat e qytetarėve apo tė vendit, as me zgjidhjen e problemeve pėr tė cilat janė zgjedhur. “Pėrpara se tė jemi socialistė dhe demokratė, jemi qytetare e qytetarė, jemi shqiptar e shqiptarė, jemi njerėz qė kemi probleme tė pėrbashkėta dhe kėto probleme ne mund t’i zgjidhim duke kuptuar nė radhė tė parė se politika dhe politikanėt nuk mund tė na ndajnė nė emėr tė paragjykimeve qė vijnė nga e shkuara”, tha Rama.

Bashkimi i ri

Nė rrugėtimin e tij, Rama ka prekur dhe njė herė ēėshtjen e bashkimit, e cila sipas tij, duhet tė vijė nga vetė qytetarėt. Duke u kthyer nė tė kaluarėn, ai tha se duhet kuptuar qė ka ardhur koha “t’i jepet fund politikės qė detyroi atė gruan, qė ju kujtohet tė gjithėve, t’u thoshte atyre dy burrave: Pajtohuni ju tė dy se ne rrimė dhe pa drita e ujė”. “Ata qė duhet tė pajtohen njėherė e mirė, qė duhet tė bashkohen njėherė e mirė, qė duhet njėherė e mirė tė kuptojnė se vetėm tė bashkuar mund ta detyrojnė politikėn tė merret me punėt e tyre, janė njerėzit e thjeshtė, socialistėt dhe demokratėt e thjeshtė, qytetaret dhe qytetarėt, qė nė tė kundėrt do vazhdojnė tė jenė viktima tė asaj shfaqjeje”.

Kritikat ndaj Berishės

Kryesocialisti Rama nuk ka kursyer kritikat nė adresė tė kundėrshtarit tė tij pėr mosmbajtjen e premtimeve. Sipas tij, “ėshtė pėr tė ardhur keq qė tre vjet pasi ka marrė mandatin pėr tė drejtuar Shqipėrinė, Berisha ka marrė pėrsipėr tė kopjojė dialogun tonė, jo pėr tė treguar premtimet e mbajtura, por pėr tė bėrė tė tjera premtime. “Berisha vazhdon tė premtojė, a thua se kėto tre vjet ka qenė nė opozitė! A thua se nė kėto tre vjet nuk ka pasur kohėn dhe mundėsitė e nevojshme qė tė mbajė premtimet qė ka bėrė?! E vetmja gjė qė ka zgjedhur tė bėjė, ndoshta ėshtė e vetmja rrugė qė ka, ėshtė tė tentojė tė gėnjejė edhe njėherė tjetėr shqiptarėt”, tha Rama.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare