Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


G99-a: Qeveria nuk ka qėllim tė luftojė korrupsionin

G99-a reagon pas qėndrimit publik tė ministrit tė Jashtėm, Lulzim BashaTIRANĖ- Pėrfaqėsuesi i lėvizjes ”G99”, Etjen Xhafaj, deklaroi dje se, pėrmes ministrit tė Jashtėm, Lulzim Basha, qeveria Berisha tregoi edhe njėherė se e ka tė vėshtirė tė bashkėjetojė me institucionet e pavarura. »»


Bollano-Berishės: Mandatin tjetėr investo nė Himarė

20.08.2008 18:03 Politike - Burimi: Observer Politike

ImageĒėshtja e pronave dhe kėrkesat e shoqatės "Omonia" pėr gjuhėn greke nuk kanė qenė pjesė e bisedės mes kryeministrit dhe kryebashkiakut tė Himarės. Nė takimin e djeshėm mes Sali Berishės dhe Vasil Bollanos nė fshatrat e bregdetit, ėshtė dėgjuar vetėm urimi i kryebashkiakut pėr mandatin e dytė tė Berishės. Ndėrsa pas kėsaj dhe njė kėrkesė, qė qeveria e ardhshme e PD-sė tė bėjė mė shumė investime pėr Himarėn. E ndėrsa drejtuesit e tjerė lokalė ishin paraqitur me shiritin e drejtuesve vendorė, Vasil Bollano u paraqit pa simbolin zyrtar.

 Kreu i qeverisė vizitoi dje pesė fshatra tė bregdetit, ku inauguroi njė sėrė veprash publike. Duke komentuar debatin pėr pronat, Berisha u shpreh se nuk mund tė abrogohet ligji Nr.7501. "Nuk mund tė kemi njė ligj pėr fshatrat e bregdetit dhe njė ligj pėr zonat e tjera tė Shqipėrisė", tha ai.
Urimi i Bollanos
Nė takimin e zhvilluar dje nė Palermo, kreu i qeverisė u takua dhe me kryetarin e Bashkisė sė Himarės. Edhe pse debatet e fundit janė pėrqendruar nė ēėshtjen e pronave nė kėtė zonė dhe ndikimit qė ka kryebashkiaku, mes tij dhe kreut tė qeverisė nuk ėshtė diskutuar pėr kėtė ēėshtje. Kreu i Bashkisė sė Himarės i uroi kryeministrit fitore nė zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ndėrkohė qė kėrkoi nga ky i fundit mė shumė investime. "Mandatin tjetėr qeveria duhet tė bėjė mė shumė investime nė Himarė", tha Bollano. Gjatė fjalės sė tij, kryeministri Berisha ka shmangur komentet mbi problemet nė Himarė dhe kėrkesat e minoritetit grek pėr futjen zyrtare tė gjuhės greke nė kėtė zonė. Ndėrkohė qė njė pjesė e partive politike kanė kėrkuar shkarkimin e kryebashkiakut Vasil Bollano.
Turi i ri "Shqipėria po ndryshon"
Kreu i qeverise ka nisur dje turin e ri, "Shqipėria po ndryshon", nė pesė fshatra tė bregdetit. Ai inauguroi njė sėrė rrugėsh nė Borsh, ujėsjellėsin nė fshatin Shėn Vasil, si dhe inspektoi punimet e rrugės sė bregdetit. I pyetur nga banorėt e zonės pėr problemin e pronave, Berisha u shpreh se ligji Nr.7501 nuk mund tė abrogohet. Sipas tij, nuk mund tė ketė dy ligje, njė pėr banorėt e bregut dhe njė pėr banorėt e zonave tė tjera. "Nė tė gjitha fshatrat e bregut has ankimime tė tilla dhe shumė serioze. Por, duhet tė jeni tė sigurt qė ligji Nr.7501 nuk mund tė abrogohet, sepse nuk mund tė bėhen dy ligje, njė ligj pėr bregun dhe tjetėr pėr nė zonat e tjera, pėr shembull pėr Gjirokastrėn apo pėr Korēėn. Ju duhet tė dini se ēdo padrejtėsie tė bėrė duke keqpėrdorur njė ligj, i jepet pėrgjigje dhe zgjidhje me ligjin qė sapo ka kaluar nė Parlament. Tė jeni tė sigurt, se do tė investohet dhe do tė bėhet ēdo pėrpjekje qė ky proces tė pėrfundojė nė mėnyrė sa mė transparente dhe eficiente. Unė kėtė shqetėsim e ndjej nė tė gjitha fshatrat e bregut, por nuk mė ndodh ta dėgjoj nė fshatra tė tjera ku unė shkoj. Po pėrpiqem tė hetoj dhe tė merrem me kėtė ēėshtje, por ligjin nuk e ndryshojmė dot", tha kryeministri Berisha.

Berisha, homazh nė memorialin e 56 ushtarėve austriakė
Kreu i qeverisė ka bėrė dje dhe njė vizitė nė memorialin e ushtarėve austriakė qė kanė vdekur nė Shqipėri gjatė Luftės sė Parė Botėrore. Memoriali u inaugurua dy ditė mė parė dhe u nderua me fondet e njė donatori anonim austriak. Ushtarėt austriakė gjatė Luftės sė Parė Botėrore 1914 - 1918 kanė dhėnė ndihmėn e tyre pėr ndėrtimin e rrugės sė bregut nga Vlora nė Sarandė. Ushtarėt austriakė u zunė rob nga italianėt nė 1919-n, ku vdiqėn nga gripi spanjoll dhe nga sėmundjet e tjera. Vetėm pas 100 vitesh u bėnė varre dhe memorialė. Gjatė homazheve kryeministri Berisha u shpreh pėr banorėt se, "keni bėrė njė vepėr tė lavdėrueshme dhe njė akt human qė i keni krijuar mundėsi tė prehen nė paqe, tė gjithė atyre qė kanė mbetur nė kėtė zonė".

Berisha: Bregdeti do jetė me standardet evropiane
Investimi nė zonėn bregdetare do tė jetė njė nga prioritetet e qeverisė. Kryeministri Berisha gjatė fjalės sė tij nė fshatrat e Bregdetit tė Jonit u shpreh se qeveria do e ndėrtojė kėtė zonė sipas standardeve ndėrkombėtare. "Trashėguam rrugė qė dėnojnė njerėzit, rrugė qė pengojnė zhvillimin, rrugė qė janė jashtė tė gjitha standardeve, por e rėndėsishme ėshtė qė ne do t'i ndėrtojmė, dhe jemi duke i ndėrtuar. Sot janė rreth 800 kilometra rrugė kombėtare, autostrada dhe superstrada. Nė kėtė vit investohen rreth 1.2 miliardė dollarė nė rrugė dhe unė ju siguroj se me kėto ritme, pas 3-4 vitesh, Shqipėria do tė ketė rrjetin rrugor mė tė ri dhe ndėr mė tė mirėt qė meriton", tha Berisha.

LSI: Bollano mbėshtet latifondistėt e rinj tė Himarės
Dega lokale e Lėvizjes Socialiste pėr Integrim nė Himarė ka akuzuar dje kryebashkiakun Vasil Bollano, se ėshtė pjesė e procesit tė uzurpimit tė pronave nė kėtė zonė. Nė njė deklaratė tė bėrė dje, pėrfaqėsues tė LSI-sė i bėnė thirrje partive tė tjera politike qė tė reagojnė pėr ēėshtjen e pronave. "Forca jonė politike po monitoron punėn dhe gjithė aktet administrative qė kryen bashkia e uzurpuar nga njė klan njerėzish. Nė kėtė proces monitorimi ne ftojmė tė gjithė forcat politike dhe mbėshtesim propozimin e zotit Neranxi dhe tė zotit Ngjela, pėr ngritjen e njė lobi parlamentar pėr Himarėn", thuhet nė deklaratėn e LSI-sė. Gjithashtu, dega e LSI-sė sė Himarės i ka bėrė thirrje drejtuesve lokalė qė pėrfaqėsojnė partitė politike, tė bashkohen nė kėtė nismėn. "Ne si forcė politike denoncojmė heshtjen e krerėve tė partive politike tė Himarės, duke filluar nga Partia Demokratike, Partia Republikane, Partia Socialiste, Partia Demokracia Sociale, Partia Socialdemokratike, Partia Demokristiane, etj. Ne u bėjmė thirrje drejtuesve politikė lokalė tė Himarės tė reagojnė duke pėrfaqėsuar spektrin e tyre politik dhe tė dalin sa mė parė nga "kapja" qė kryebashkiaku u ka bėrė atyre dhe misionit tė tyre alternativ", thuhet nė deklaratė.
 



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare