Deklarata e USAID: Ryshfetet reflektohen te rritja e ēmimeve
10.05.2008 03:10 Politike - Burimi: SHQIP Politike
Drejtuesit mė tė lartė tė USAID-it nė Shqipėri organizuan dje njė tryezė me Inspektoratin e Deklarimit dhe Kontrollit tė Pasurive me qėllim forcimin e luftės ndaj korrupsionit. Drejtori i Programit pėr Shtetin Ligjor nė vendin tonė, Fred Yeager, konstaton se deklarata e pasurisė ėshtė njė element shumė i rėndėsishėm pėr luftėn ndaj korrupsionit. "Individėt apo bizneset ofrojnė ryshfete, duke menduar se kjo ėshtė mėnyra mė e shpejtė dhe mė e lirė nė krahasim me ndjekjen e etapave qė cakton ligji", u shpreh Yeager. Nė kėndvėshtrimin e tij, ryshfeti bėhet kosto e biznesit tė njė vendi. "Kostoja qė reflektohet te ēmimet. Ndaj shqiptarėt, rrjedhimisht, paguajnė mė shtrenjtė", nėnvizoi Yeager. Ai vuri nė dukje faktin se shqiptarėt e sonduar nga USAID-i tregojnė tolerancė ndaj atij qė jep ryshfetin nė krahasim me atė qė e merr. Njė problem shumė i rėndėsishėm sipas tij ėshtė moskuptimi i termit korrupsion prej njerėzve. Duke shtjelluar kėtė argument, Yeager tha se "korrupsioni ėshtė si kanceri, nėse lejohet tė vazhdojė pėrfshin tė gjitha institucionet, tkurr ekonominė, duke rritur edhe ēmimet". Drejtori i programit tė USAID-it mendon se investigimi dhe denoncimi i konfliktit tė interesit dhe korrupsionit ėshtė detyrė e qeverisė. Duke mbėshtetur fjalimin e fundit tė ambasadorit amerikan nė vendin tonė, Xhon Uidhers, ai nguli kėmbė se ka shumė punė pėr tu bėrė. Ndėrsa garantoi se struktura qė ai drejton do tė ndihmojė nė hartimin e programeve pėr luftėn ndaj korrupsionit. Bruce H.Kay, drejtuesi i projektit pėr demokraci dhe qeverisje nė USAID, forcoi idenė se evidentimi i rasteve tė korrupsionit ėshtė detyrė e qeverisė. "SHBA beson se njė institucion i pavarur pėr zbulimin e rasteve ėshtė kusht i rėndėsishėm. ILDKP beson se ka bėrė punė tė rėndėsishme nė kėtė drejtim", nėnvizoi H.Kay. Ai konstatoi se nisur nga raporti i publikuar sė fundi, del qartė se publiku nuk ka njohur punėn e madhe qė ka bėrė Inspektorati i Deklarimit dhe Kontrollit tė Pasurive. Nė diskutime u pėrfshinė edhe pėrfaqėsues tė ILDKP-sė dhe tė medias, tė pranishėm nė tryezė. Inspektorja e pėrgjithshme e ILDKP-sė, Fatmira Laska, parashtroi mendimet e saj sa i takon raportit tė fundit tė USAID-it. Sipas saj, duhet qė patjetėr tė forcohet bashkėpunimi mes shoqėrisė civile, medias dhe kėtij institucioni, me qėllim uljen e nivelit tė korrupsionit dhe konfliktit tė interesit nė vend. Gjithsesi Laska shtroi problemin e organikės sė pakėt qė ka nė dispozicion institucioni dhe problemet e shumta financiare me tė cilat ndeshet nė realizimin e punės sė pėrditshme. "Sė fundi, diskutuam nė Komisionin e Financave dhe tė Ligjeve nė Kuvend dhe nuk na e rritėn numrin e punonjėsve. Madje na cenuan rrogat e ndihmėsve", u shpreh Laska. Duke u ndalur te puna e institucionit, ajo konstatoi se ėshtė bėrė shumė punė me synim parandalimin dhe ndėshkimin e rasteve tė zbuluara dhe deklarimeve me probleme vėrtetėsie. Tė pranishmit nė tryezė dolėn nė propozime konkrete rreth mėnyrės se si mund tė rritet bashkėpunimi mes aktorėve tė shoqėrisė, medias dhe shtetit me synim rritjen e efikasitetit nė luftėn ndaj korrupsionit.
lajme.parajsa.com

































