Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


G99-a: Qeveria nuk ka qėllim tė luftojė korrupsionin

G99-a reagon pas qėndrimit publik tė ministrit tė Jashtėm, Lulzim BashaTIRANĖ- Pėrfaqėsuesi i lėvizjes ”G99”, Etjen Xhafaj, deklaroi dje se, pėrmes ministrit tė Jashtėm, Lulzim Basha, qeveria Berisha tregoi edhe njėherė se e ka tė vėshtirė tė bashkėjetojė me institucionet e pavarura. »»


“Drafti do tė miratohet nė shtator me mbėshtetjen e premtuar tė opozitės”

29.08.2008 12:08 Politike - Burimi: Metropol Politike

  Relatori Bumēi sqaron procedurat pėr miratimin e projektit pėr pastėrtinė e figurave

Deputeti i Partisė Demokratike relator i projektligjit “Pėr pastėrtinė e figurės sė funksionarėve tė lartė tė administratės publike tė tė zgjedhurve”, Aldo Bumēi i kėrkoi opozitės tė mbajė fjalėn e dhėnė nė fund tė sesionit tė kaluar, pėr tė mbėshtetur draftin nė fjalė. Sipas tij, ishte kėrkesa e PS-sė pėr tė dhėnė konsensus, qė PD-ja shtyu miratimin e projektit pėr nė shtator. Duke mbėshtetur arsyetimin e tij nė dy faktorė, nė atė se vendi ynė e ka pasur njė ligj tė tillė dhe se ai ėshtė aplikuar edhe nga vende tė tjera tė Evropės Lindore, Bumēi garantoi se Kuvendi qė nė fillim tė sesionit do tė finalizojė miratimin e draftit. Nė fakt mosnxitimi i PD-sė pėr ta miratuar kėtė projekt, lidhet edhe me thirrjen qė bėri kreu i OSBE-sė nė vendin tonė, ambasadori Robert Bosch, pėr miratimin e draftit pasi ai tė jetė diskutuar mė parė nga tė gjithė aktorėt politikė.

Konsensusi

Deputeti demokrat, anėtar i Komisionit parlamentar tė Ligjeve, ka vlerėsuar pozitiv vendimin e grupit parlamentar tė PD-sė pėr tė pritur njė muaj konsensusin e opozitės pėr draftin e spiunėve. “Ne deshėm ta kalonim qė nė sesionin e kaluar, por PS shprehu dėshirėn qė ligji tė kalojė edhe me votėn e tyre. Kjo bėri qė ne ta shtynim miratimin me qėllim qė projekti tė mos kalonte vetėm me votėn tonė nė sesionin e kaluar, pasi projekte tė tilla ėshtė mirė qė marrin njė mbėshtetje tė gjerė nga tė gjitha kahet politike. Pra, kėto projekte tė mos shikohen si instrument i njė force, por si njė kėrkesė morale qė tė gjithė ne kemi ndaj tė kaluarės. Shpresojmė qė PS tė mbajė fjalėn qė ka dhėnė, pra qė ligjin ta bėjmė bashkėrisht”, theksoi Bumēi gjatė njė prononcimi pėr mediat. Lidhur me miratimin e projektit deputeti i PD-sė, tha se nuk gjen arsye pėr ta shtyrė mė tej. “Nuk mendoj se ka arsye qė ligji tė vonohet. Projekti ėshtė diskutuar disa herė mes palėve nė Komisionin e Ligjeve dhe mes krerėve tė grupeve parlamentare. Mendoj se nuk ka vend pėr debate tė shumta. Mbi tė gjitha ne nuk po ecim nė njė rrugė tė panjohur, pasi njė ligj pėr pastėrtinė e figurave ka ekzistuar mė parė nė Shqipėri dhe se vende tė tjera tė Evropės Lindore kanė aplikuar ligje tė njėjta”, pėrfundoi ai.

Historiku

Mazhoranca dhe opozita nuk kanė gjetur gjuhėn e pėrbashkėt mes tyre pėr procedurat ligjore lidhur me verifikimin e pastėrtisė sė figurave. Pėrplasja pėr dy ēėshtje parimore, qė lidheshin me ndėrprerjen ose jo tė mandatit tė zyrtarėve nėse subjektet e ligjit kishin papajtueshmėri me funksionet e renditura po nė tė dhe riverifikimin ose jo tė zyrtarėve qė kishin marrė certifikatėn e pastėrtisė nga komisioni “Mezani” dhe “Bezhani”, ka sjellė vendimin politik tė opozitės pėr tė braktisur mbledhjen e Komisionit tė Ligjeve. Nga drafti janė votuar vetėm 2 nenet e para.

Drafti “Bumēi”, verifikimi dhe organi pėrgjegjės

Propozohet shkrirja e veprimtarisė sė Autoritetit deri nė 2014

Drafti i paraqitur nė komision nga deputeti Aldo Bumēi ėshtė teksti i PD-sė me reflektimet e amendamenteve tė deputetėve tė tjerė. Ligji ka si qėllim kontrollimin e figurės sė ēdo funksionari politik tė zgjedhur apo tė emėruar, lidhur me pjesėmarrjen e tyre nė strukturat politikėbėrėse dhe zbatuese tė dhunės sė diktaturės, si dhe strukturat e Sigurimit tė Shtetit pėr periudhėn 29 nėntor 1944 deri nė 8 dhjetor 1990. Po ashtu, ai pėrcakton subjektet dhe funksionet e larta shtetėrore qė janė tė papajtueshme me veprimtarinė publike tė zyrtarit pėr shkak tė qenies si drejtues, anėtarė ose bashkėpunėtor nė strukturat e mėsipėrme gjatė tė njėjtės periudhė. Pėr zbatimin e kėtij ligji propozohet ngritja dhe funksionimi i Autoritetit tė Kontrollit tė Figurave i cili pėrbėhet nga 5 anėtarė, dy nga maxhoranca, dy nga opozita dhe njė i zgjedhur me konsensus. Ky autoritet fillon procedurėn pėr subjektet e ligjit, me kėrkesė tė titullarit tė institucionit tė emėrtesės dhe me kėrkesė tė vetė subjektit. Procesit tė verifikimit i nėnshtrohen edhe kandidatėt pėr emėrimin nė postet qė i nėnshtrohen sipas kėtij ligji verifikimit. Kur subjekti i verifikuar ka figurė jo tė pastėr morale, sipas kuptimit tė kėtij ligji, atėherė ai duhet tė paraqesė dorėheqjen nga detyra. Nė kėtė rast materialet verifikuese mbeten konfidenciale. Nėse ai refuzon tė dorėhiqet nga funksioni, marrėdhėniet e tij tė punės pėrfundojnė me motivacionin “padenjėsi e figurės sė funksionarit”. Autoriteti publik bėn publike nė faqen e vet zyrtare identitetin e tė gjithė zyrtarėve tė kualifikuar si tė papajtueshėm pėr tė vazhduar detyrėn. Veprimtaria e kėtij Autoriteti vazhdon deri nė 31 dhjetor tė vitit 2014.

Papajtueshmėria e funksioneve

“Anėtar ose kandidat i Byrosė politike, anėtar i Komitetit Qendror tė PSSH-sė; Kryetar i Gjykatės sė Lartė, Prokuror i Pėrgjithshėm; zv/ministėr i Brendshėm dhe ēdo punonjės i Sigurimit tė Shtetit i dėnuar me vendim penal pėr krime kundėr njerėzimit, ose shpifje, kallėzim tė rremė nė procese politike; bashkėpunėtor i Sigurimit tė Shtetit me veprimtari tė karakterit politik qė lidhen me vepra penale politike tė parashikuara nga ligji nr. 7514 datė 30.09.1991, “Pėr pafajėsinė, amnistinė dhe rehabilitimin e ish-tė dėnuarve dhe tė pėrndjekurve politikė (tė ndryshuar), apo bashkėpunėtor vullnetar pėr vepra tė tilla; anėtar i Komisionit tė Dėbim-Internimeve; hetues, prokuror gjyqtar apo ndihmės respektivė nė procese politike; denoncues apo dėshmitar i akuzės nė procese gjyqėsore politike.”


Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare