Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


G99-a: Qeveria nuk ka qėllim tė luftojė korrupsionin

G99-a reagon pas qėndrimit publik tė ministrit tė Jashtėm, Lulzim BashaTIRANĖ- Pėrfaqėsuesi i lėvizjes ”G99”, Etjen Xhafaj, deklaroi dje se, pėrmes ministrit tė Jashtėm, Lulzim Basha, qeveria Berisha tregoi edhe njėherė se e ka tė vėshtirė tė bashkėjetojė me institucionet e pavarura. »»


Ethet e “Alaskės shqiptare” pushtojnė qeverinė “Berisha”

04.07.2008 00:04 Politike - Burimi: TemA Politike

Nga Tema

Qeveria mė nė fund ka vendosur tė shpallė si sukses tė saj rritjen e ēmimit tė kromit dhe tė naftės. Kryeministri Berisha e ka marrė pėrsipėr kėtė risk gjatė njė fjalimi nė Kukės. “Ėshtė koha, kur Kukėsi dhe kuksianėt tė mund tė shfrytėzojnė pasuritė e tyre. Janė nė kuotimin mė tė lartė si ujėrat, ashtu dhe mineralet. E gjetėm kromin 50 dollarė toni, tani ėshtė 500 dollarė toni.”

Deklarata e Berishės tronditi sheshin dhe duartrokitjet shpėrthyen pėr minuta tė tėra. Berisha vazhdoi tė flasė pėr rritjen e ēmimit tė kromit si sukses i qeverisė dhe si njė meritė pėr luftėn kundėr varfėrisė nė veri. Deklarata nė Kukės bėri pėrshtypje nė gjithė vendin. Nė Bulqizė minatorėt vėrshuan galerive tė mbledhin ē’kishte mbetur, ndėrsa banditė tė armatosur kontrollojnė stoqet sipėrfaqėsore. Disa konflikte kanė pėrfunduar me vrasje dhe veriu i ngjan dita- ditės njė vendi tė pushtuar nga ethet e kromit.

E njėjta gjė po ndodh dhe me naftėn. Ballshi ėshtė njė qytet qė zgjohet me ėndrrėn tė punojė nė uzinė dhe tė vjedhė ndonjė litėr naftė. Ēmimi i naftės po ashtu ka shkuar nė stratosferė. Tani debati ėshtė, nėse qeveria ia vlen tė lavdėrohet pėr rritjen e ēmimit tė kromit dhe t’i faturohet po ashtu dhe rritja e ēmimit tė naftės, apo ėshtė mirė tė distancohet nga tė dyja. Ekspertėt ekonomikė e kėshilluan Berishėn tė mos e pėrdorė rritjen e ēmimit tė kromit si meritė tė qeverisė, se do t’i kthehet nė bumerang. Por jo tė gjithė ekspertėt kishin tė drejtė.

Disa ditė mė pas u privatizua dhe “ARMO”, kompania e vetme e pėrpunimit tė naftės nė Shqipėri. Kompania shqiptare qė e bleu ka avokate Argitėn, vajzėn e kryeministrit. Kompania amerikane ėshtė njė shoqėri tregtare pa pėrvojė, por thjesht shėrben pėr kartėvizitė. Kjo gjė duhet tė na gėzojė, se kapitali do tė mbetet kėtu nė Shqipėri dhe pas kėsaj ne do tė kemi rast tė fitojmė si shqiptarė dhe nga rritja e ēmimit tė naftės, pasi, sipas ekspertėve, nga rritja e ēmimit tė naftės fitojnė vetėm prodhuesit dhe shtetet qė taksojnė. Nė kėtė rast kryeministrit i bie tė jetė afėr tė dy vatrave tė burimit tė fitimit nga rritja e ēmimit tė naftės. Kėshtu qė nuk mund tė shmangė faktin qė dhe ngritja e ēmimit tė naftės dhe tė ardhurave prej saj ėshtė meritė e qeverisė.

Tani mbetet tė shikojmė pėrfitimin publik qė do tė ketė qeveria nga kėto premtime. Sa tė kėnaqur do jenė qytetarėt e Veriut nga fitimet qė shkojnė nė xhepat e tė licencuarve pėr krom dhe sa tė kėnaqur do jenė qytetarėt e Jugut nga fituesit e licencave pėr pėrpunimin e naftės shqiptare. E vėrteta ėshtė se kryeministri ėshtė i kėnaqur nga tė dyja.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare