Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


G99-a: Qeveria nuk ka qėllim tė luftojė korrupsionin

G99-a reagon pas qėndrimit publik tė ministrit tė Jashtėm, Lulzim BashaTIRANĖ- Pėrfaqėsuesi i lėvizjes ”G99”, Etjen Xhafaj, deklaroi dje se, pėrmes ministrit tė Jashtėm, Lulzim Basha, qeveria Berisha tregoi edhe njėherė se e ka tė vėshtirė tė bashkėjetojė me institucionet e pavarura. »»


Fatmir Xhafa: Prokuroria, reformimi nė fshehtėsi tė plotė

01.09.2008 12:15 Politike - Burimi: Shekulli Politike

Xhafa paralajmėron votėn kundra ēdo drafti pėr prokurorinė nė kundėrshtim me ligjin

TIRANĖ - Partia Socialiste denoncon mungesėn e transparencės qė po ndiqet nga ana e Ministrisė sė Drejtėsisė pėr hartimin e projektligjit pėr prokurorinė. Sekretari pėr Koordinimin dhe Ēėshtjet Ligjore nė PS, Fatmir Xhafa, ka deklaruar dje nė njė konference pėr shtyp se opozita nuk mund tė japė opinion mbi njė draft qė nuk ėshtė bėrė askund publik dhe se gjithēka qė ėshtė mėsuar rreth kėsaj pėrmbajtjeje ka qenė vetėm pėrmes medias. ”Pėrveē kontributit qė ka dhėnė media nė kėtė gjė nuk ka asnjė kontribut tė mazhorancės, qeverisė dhe ministrisė pėrkatėse. Qė nga dita qė ka filluar ky proces nuk ka qoftė edhe njė deklarim publik se ēfarė synon njė deklarim i tillė. Bėhet fjalė pėr njė reformė thelbėsore. Bėhet fjalė pėr tė ndėrhyrė nė njė institucion tė rėndėsishėm tė pavarur siē ėshtė prokuroria, sistemi i prokurorisė dhe jo thjesht prokurorja e pėrgjithshme pėr ta bėrė atė mė efektiv nė luftėn ndaj krimit nė pėrgjithėsi dhe krimit tė organizuar nė veēanti. Dhe kjo nuk duhet tė jetė atribut i disa nėpunėsve me gjithė respektin qė mund tė kem pėr ta si profesionist, por duhet tė jetė kontribut i tė gjitha forcave profesionale nė Kuvend, duhet tė jetė rrjedhojė e njė konsultimi nė radhė tė parė me pushtetin gjyqėsor, me prokurorinė dhe mė gjerė. Duhet tė jetė rrjedhojė e njė debati publik dhe tė gjerė profesionistėsh”,- tha dje Xhafa. Dy ditė mė parė, kryetari i grupit parlamentar i PD-sė, Astrit Patozi, bėri thirrje pėr konsensus lidhur me tre projektet mė tė rėndėsishme qė lidhen si me reformėn zgjedhore, ligjin e dosjeve ashtu edhe me draftin pėr prokurorinė. Pikėrisht pėr kėtė arsye, Xhafa tha se nė rastin e draftit pėr prokurorinė nuk mund tė kėrkohet bashkimi i votave, pasi ende nuk ka njė projekt konkret nga ana e Ministrisė sė Drejtėsisė.

Kontestimi

Megjithatė, pėrmes heshtjes dhe mungesės sė transparencės nga ana e Ministrisė sė Drejtėsisė, disa nga mediat e pėrditshme kanė botuar pjesė tė kėtij drafti ku dukshėm vihet re tendenca nga ana e qeverisė pėr ta vėnė nė kontroll sistemin e prokurorisė dhe instrumentet qė ai ka. Nė rast se bėhet fjalė pikėrisht pėr kėtė pėrmbajtje, atėherė Xhafa paralajmėron votėn kundra tė Partisė Socialiste. ”Nėse bėhet fjalė pėr projektin qė ėshtė botuar nė media natyrisht qė opozita nuk mund tė japė jo thjesht numrat, por mbėshtetjen, vullnetin e saj politik dhe ligjor pėr produkte tė tilla. Por ne nuk kemi asnjė arsye tė paragjykojmė atė qė do vijė, por kemi gjithė tė drejtėn tė ngremė zėrin pėr kėtė mungesė transparence publike, pėr kėtė draft qė mund tė ēojė siē ēoi nė rastin e parė, nė njė ligj qė ishte mė shumė pjesė ballomash sesa njė konceptim integral i ndryshimeve qė do duhen tė bėhen”, tha Xhafa.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare