Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Supermarket Meico

Revista MAPO ka mundur tė krahasojė njė vendim tė qeverisė pėr afatet e pėrdorimit tė armėve dhe pajisjet e Forcave tė Armatosura me ato ēfarė mund tė tregtohen legalisht nga MEICO: nuk ka mbetur asgjė, nga avionėt, anijet, tanket e deri tek municionet. Gjithēka duhet tė dalė jashtė depove dhe tė asgjesohet. Ikin dhe raketat SAM-2, krenaria e dikurshme e paradave komuniste »»


Fatos Nano: nese zgjidhem president do ta shkarkoj menjehere Sollakun

10.09.2007 20:17 Politike - Burimi: 24 Ore Politike

Ish-kryetari socialist, Nano,nje nga pretendentet e veteshpallur per postin e Presidentit, eshte shprehur se do ta shkarkonte pa hezitim Sollakun, per te mos lene drejtesine peng te nje njeriu. Duke paralajmeruara se per Kryeprokurorin dite te veshtira do te vijne, ne rast se pas 24 korrikut do te gjendet ne mes dy “borsetave” te forta politike, Kryeministrit Berisha dhe ne rast se zgjidhet, Presidentit Nano, te cilet ne te njejten gjatesi vale kerkojne koken e Sollakut. Ne emisionin “Zone e Lire”, te Arian Canit, ne “Vizion Plus”, ish-kryetari socialist nuk ka ngurruar te vleresoje se marredheniet teper te tensionuara mes Kryeministrit dhe Kryeprokurorit jane nje anormalitet qe i kushton vendit. Sipas tij, moskomunikimi sjell pasoja shume serioze ne funksionimin e shtetit. “Nuk po hyj se kush eshte pergjegjesi. Per objektiva te rendesishme, sic jane trafiqet, apo lufta ndaj korrupsionit dhe elemente qe sjell rreziqe per terrorizem, kerkon nje koordinim institucional dhe jo politik. Kjo eshte detyre e Kryeministrit. Ne kohen time, mblidheshin ne zyren e Kryeministrit dhe kjo u sherbente axhendave. Pergjigjja ime eshte: Do te firmosja pa hezitim. Nuk besoj se gjithe jeta mbaron me nje emer, eshte shume e rendesishme mbi te gjitha te normalizohet situata e krijuar deri tani. Te njejten pergjigje do te jepja edhe per shkarkimin e kryetarit te SHIK, per shembull”, i eshte pergjigjur Nano pyetjes se gazetarit. Ne te njejten kohe, ai nuk ka munguar te vleresoje dhe te reja qe kane sjelle presidentet qe nga viti 1991 e deri me tani. Ai, tek Alia, ka vleresuar aktin e doreheqjes, duke nenvizuar se pak ka qendruar ne detyre, ndersa per Berishen eshte shprehur se ai dhe vete nuk do ta ndiqte modelin e atyre viteve. Nga ana tjeter, nuk ka munguar te kaloje pa vleresuar dhe Presidentin aktual, Moisiu, per te cilin eshte shprehur se modeli Moisiu dukej se ishte nje perpjekje per te krijuar nje President te mbeshtetur nga politika, konsensual. Ky model, ka pasur dhe parashikohet me defektin qe nje President i mbeshtetur nga politika nuk mund te funksionoje, nese nuk eshte nje autoritet politik. “Tashme jane krijuar pervojat qe eksperiencat e Presidentit te mbeshteten mbi nje autoritet politik te vertete e jo te krijuar me zor, se duke qene edhe simbol i unitetit kombetar, nuk mund te mos synoje dhe te nxise nje proces politik te mbeshtetur mbi konsensuse qe e afrojne vendin drejt BE e nje demokracie funksionuese”, tha Nano. Duke paralajmeruar se eshte do te jete nje President mbi palet, ai ka nenvizuar se di te qetesoje konfliktet dhe te orientoje ecjen para.

Rama po mbyt demokracine ne PS

Ish-kryetari socialist nuk ka munguar te komentoje edhe zhvillimet politike brenda socialisteve. Vetem dy dite para kongresit, ai nuk ka munguar te shprehet se me keto qe po behen nga kryetari socialist Rama, duke shmangur konkurrimin, duke shuar solidaritetin socialist, PS po shkon gjithnje me poshte. “Do likuidohen te gjithe emrat apo funksionet qe po shfaqen si rrezik per kryetarin. Une nuk mund te mos shpreh, ne baze te pervojes dhe kontakteve qe kam, shqetesimin se kjo do ta beje PS-ne shume me pak konkurruese ne zgjedhje edhe me vete faktoret ne rritje te shoqerise. Pra, eshte nje situate qe, me gjithe respektin tim per gjithcka qe vjen pas, nuk premton nje zhvillim pozitiv”, ka qene deklarata e Nanos. Ai nuk eshte penduar ne asnje moment per afrimin e Rames ne PS, si nje perfaqesues te shoqerise civile. Duke mos u shprehur ne menyre te drejtperdrejte ne lidhje me mundesine e nje propozimi nga ana e opozites per President, ai ka nenvizuar faktin se vijon te nxise te gjithe faktoret qe te bashkepunojne. Ne rast te kundert, ai do te sqaroje opinionin socialist per konfliktet qe zhvillojne zhvillimin. Une nuk besoj se ne mund ta themi kete gje, pasi ky do te ishte nje konflikt me shume, une di t’i luftoj konfliktet”. Ne lidhje me interesimin e gazetarit nese do ta nominoje Rama si kandidat per President, ai eshte shprehur se “nuk besoj se ne mund ta kemi kete gje, pasi ky do te ishte nje konflikt me shume dhe une di t’i luftoj konfliktet”. Duke nenvizuar njekohesisht se nuk do te investohet per asnje konflikt, madje do te investohet per neutralizimin e konflikteve, ashtu sic ka bere dhe me Berishen.


Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare