Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


G99-a: Qeveria nuk ka qėllim tė luftojė korrupsionin

G99-a reagon pas qėndrimit publik tė ministrit tė Jashtėm, Lulzim BashaTIRANĖ- Pėrfaqėsuesi i lėvizjes ”G99”, Etjen Xhafaj, deklaroi dje se, pėrmes ministrit tė Jashtėm, Lulzim Basha, qeveria Berisha tregoi edhe njėherė se e ka tė vėshtirė tė bashkėjetojė me institucionet e pavarura. »»


Fundi pa bujė i moratoriumit pėr skafet

17.08.2008 18:36 Politike - Burimi: Mapo Politike


Fundi pa bujė i moratoriumit pėr skafet

Shkruan : Kristi Pinderi

Nė janar tė vitit 2008 policia deklaroi se kishte mundur tė ndalonte njė gomone 11 metra tė gjatė me dy motorrė me 500 kuaj fuqi qė do tė transportonte ilegalisht plot 33 emigrantė nė Greqi. Bashkė me gomonen u ndaluan atėherė edhe 5 trafikantėt, tė cilėt veē disa ligjeve tė Kodit Penal kishin shkelur edhe Moratoriumin 3 vjeēar tė vendosur pėr mjetet motorike nga qeveria Berisha. Ky moratorium pėrfundon sė ekzistuari nė shtator tė kėtij viti, pra pas disa ditėsh, ndėrkohė qė njerėzit pyesin tashmė: a ia vleu? Qė vitin e parė tė hyrjes nė fuqi tė kėtij moratoriumi, pra nė 2006, pati disa ndėrhyrje tė policisė. Nė korrik, pėr shembull, tė vitit 2006, njė motoskaf plastik me njė motor, u bllokua nga policia e Kavajės, nėn akuzėn se kishte shkelur dispozitat e moratoriumit anti-skaf”. P or nė tė vėrtetė deri nė pėrfundim tė kėsaj nisme tė ēuditshme tė qeverisė, e cila u kundėrshtua fort sidomos nga shoqatat mjedisore dhe ato tė tė drejtave tė njeriut janė raportuar pak ndalime tė tjera tė kėsaj natyre. Tė ketė funksionuar shteti ligjor dhe i sė drejtės, apo gjatė kėtyre 3 vjetėve shqiptarėt gjetėn mėnyra tė tjera pėr tė mos shkelur ligjin, por njėkohėsisht pėr tė vazhduar pėrdorimin e mjeteve lundruese?
MAPO mundi tė shikonte nė pėrfundim tė vitit tė 3 tė moratoriumit,situatėn konkrete nė zonat kryesore bregdetare dhe konstatojmė se tė paktėn dy vitet e fundit, nė det mjetet motorike nuk kanė munguar, por nė disa raste ky moratorium ka penguar nė mėnyrė serioze zhvillimin e turizmit. Nė Jalė, pėr shembull, zhvillohet ēdo vit njė kamping veror me ēadra pėr tė promovuar turizmin mjedisor mes tė rinjve shqiptarė. Gjatė viteve tė para tė kėtij kampingu qė kėtė vit mbushi plot 8 vjet nga fillimi i tij,tė rinjtė preferonin sidomos xhirot me varka me motor nė det, tė cilat ishin njė mundėsi e jashtėzakonshme pėr tė provuar ndjesi qė nuk mund ti gjesh kollaj nė muajt e verės. Por, me miratimin e kėtij moratoriumi, kampi i Jalės u detyrua tė heqė nga programi i tij kėtė pjesė qė tėrhiqte vėmendjen e gjithė tė rinjve pjesėmarrės. “Nė kėtė aspekt, unė mendoj se moratoriumi e ka dėmtuar kampin”, thotė pėr revistėn MAPO Ened Mato, drejtor dhe ideator i kėsaj nis me rinore qė nė fillimet e veta u financua nga fondacioni Soros.
Veē pengesave pėr turizmin, moratoriumi shkaktoi, tė paktėn gjatė vitit tė parė probleme serioze edhe pėr ekonominė e shumė familjeve. Nė vijėn bregdetare tė Qarkut tė Durrėsit numėroheshin mbi 100 mjete tė vogla tė lundrimit qė ishin informale, pjesa mė e madhe e tė cilave ishin nė veri tė qytetit bregdetar, nga plazhi i Currilave deri nė grykėderdhje tė lumit Ishėm. Peshkimi amator pėr kėta njerėz ishte njė mjet jetese pėr qindra familje, pėr tė cilat rruga drejt legalizimit do tė thoshte edhe njė kosto qė rėndonte buxhetin e tyre qė mbahej vetėm me disa kile peshk nė ditė. Nė Jalė, megjithatė, kėtė fundjavė syri tė kapte lehtėsisht disa mjete motorike qė qarkullonin nė tė gjithė gjirin. Sipas banorėve, pronarėt e atyre varkave kishin mundur tė siguronin leje pėr peshkim, si dhe licensė pėrkatėse, kėshtu qė askush nuk mund t’i ndalte pėr tė pėrdorur mjetet e tyre lundruese. Tė paktėn nė kėtė aspekt, ndonėse ka rritur kostot, moratoriumi ka ndikuar deri diku pėr mirė duke qenė se qytetarėt janė detyruar me hyrjen nė fuqitė tij qė tė pajiseshin me lejet e peshkimit qė nuk i kishin. Nė Jalė, por edhe mė nė jug, nė Ksamil si dhe kryesisht nė Sarandė duket se pronarėt e kėtyre mjeteve kishin gjetur mėnyra tė tjera pėr “t’i mbijetuar” moratoriumit qė nė fillim i frikėsoi shumė. Duke qenė se shumica e tyre kanė njėkohėsisht edhe nėnshtetėsi greke, ata automatikisht u pėrjashtuan nga ky moratorium. Fakti qė moratoriumi, duke qenė se ishte pastėr njė shkelje e tė drejtave tė njeriut, hyri nė fuqi vetėm pėr shtetasit shqiptarė, ajo nuk i pengoi shqiptarėt me dynėnshtetėsi qė tė vazhdonin ti pėrdornin mjetet e tyre lundruese. Gjoba nga tetė deri nė dhjetė milionė lekė tė vjetra do tė ishte ndėshkimi nėse nuk plotėsoheshin kėrkesat e moratoriumit “antiskaf” tė miratuar me shumė diskutime publike, nga qeveria “Berisha”. Nga moratoriumi pėr skafet u pėrjashtuan motovedetat nė pėrdorim tė strukturave tė shtetit, mjetet lundruese me destinacionin e vetėm peshkimin, mjetet e transportit detar tė mallrave si dhe tragetet e udhėtarėve.
Gjithė kėto masa, tė cilave iu bė njė “reklamim” i madh dhe ndaj tė cilave pati shumė protesta, stepėn menjėherė qytetarėt shqiptarė tė cilėt u menduan mirė pėrpara se ta shkelnin moratoriumin. Por nga ana tjetėr, ndonėse policia deklaroi se do tė bėnte kontrolle tė befasishme ndaj skafeve sportive, motobarkave, jahteve turistike apo mjeteve tė tjera lundruese tė cilat mund tė ankorohen edhe nė ujėra tė cekėta, e vėrteta ėshtė qė tė paktėn vitin e dytė dhe gjatė kėtij viti tė fundit tė moratoriumit, pak kontrolle tė tilla tė befasishme janė bėrė. Nė Ksamil, duket se i vetmi person i prekur nga ky moratorium ishte Genci,pronari i njė motovarke me tė cilėn zhvillonte xhiro turistike nga Kanali i Vivarit deri nė ishujt e Ksamilit. “Doja tė pajisesha me licencen e peshkimit, por nuk ma dhanė”, pohon ai pėr MAPO. Aktualisht, Genci ėshtė i papunė, ndėrsa varka e tij qėndron e ankoruar nė njė strukturė tė improvizuar druri nė Ksamil. I bujshmi moratorium pėrfundon nė shtator pa bujė, por mbi tė gjitha me pyetjen qė ende nuk i ėshtė gjetur pėrgjigja nga shumė qytetarė: vėrtet ia vlente?



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare