G99: Ndėrprerja e energjisė, jo pasojė e remonteve
27.08.2008 12:11 Politike - Burimi: Shekulli Politike
TIRANĖ- Lėvizja G99 konstaton me keqardhje se shkaku i ndėrprerjeve tė energjisė elektrike nuk janė remontet, por qėllimi i thjeshtė pėr tė pėrmirėsuar bilancin e Operatorit tė Sistemit tė Shpėrndarjes sė Energjisė (OSSH) nė prag tė privatizimit. Tė gjithė shqiptarėt e kuptojnė se kėto ndėrprerje janė krejtėsisht tė pajustifikuara dhe pėrbėjnė njė barrė tė paarsyeshme financiare qė nuk mund tė ngarkohet nė mėnyre tė padrejte tek qytetarėt. Sipas tė dhėnave mė tė fundit tė INSTAT, FMN-sė si dhe sipas deklaratave tė Bankės Botėrore rezulton se gjendja nuk ėshtė pėrmirėsuar nė krahasim me njė vit mė parė, ashtu siē ėshtė shpallur nga kjo qeveri. Humbjet e energjisė nė rrjet vazhdojnė tė jenė tė njėjta me ato tė vitit 2007, nė nivelin e 1/3 sė energjisė qė shpėrndahet, pavarėsisht reformės nė kėtė sektor. Si rrjedhojė, reduktimi i pretenduar i humbjeve tė OSSH nga muaji Prill nuk ėshtė rezultat i aksioneve tė ndėrmarra pėr tė eliminuar energjinė e pafaturuar, siē ėshtė deklaruar mė parė nga ky operator, por ėshtė rezultat i ndėrprerjes sė pėrditshme abuzive tė energjisė nė shtėpitė e qytetarėve nga Kukėsi nė Delvinė, thuhet nė deklaratėn pėr shtyp tė kėsaj lėvizje. Sipas kėsaj lėvizje, nėse problemi kryesor i OSSH janė humbjet nė rrjet dhe arkėtimet, atėherė problemi i shqiptarėve ėshtė mungesa totale e transparencės nga njė ndėrmarrje publike kaq e rėndėsishme pėr ekonominė e vendit. Sepse remonti, megjithėse tepėr i nevojshėm, nuk mund tė pėrdoret si njė alibi pėr mungesėn e pėrgjegjshmėrisė, profesionalizmit dhe transparencės sė drejtuesve tė kėtij sektori dhe qeverisė,- thuhet nė deklaratė.
lajme.parajsa.com


































