G99 kėrkon qė tė dėgjohet nė Komisionin e Reformės
20.07.2008 14:01 Politike - Burimi: SHQIP Politike
Lėvizja G99 ka kėrkuar dje qė Komisioni i Reformės Zgjedhore tė dėgjojė edhe mendimin e tyre pėr realizimin e sė drejtės kushtetuese tė votės pėr tė gjithė shqiptarėt. Nė njė konferencė pėr shtyp, Maklen Misha ėshtė shprehur se "javėn qė shkoi, lėvizja social-politike G99 dorėzoi pranė Kuvendit tė Republikės sė Shqipėrisė propozimin e saj konkret pėr tu garantuar tė drejtėn kushtetuese tė votės bashkatdhetarėve tanė qė jetojnė e punojnė jashtė vendit". Sipas pėrfaqėsuesit tė kėsaj lėvizjeje, nė kuadrin punės qė po zhvillohet pėr reformėn zgjedhore, G99 gjykon se ky ėshtė njė moment oportun pėr tė diskutuar edhe mbi mundėsimin e sė drejtės sė votės pėr ata qytetarė tė Republikės sė Shqipėrisė qė janė rezidentė jashtė vendit. "Dėshirojmė ti kujtojmė dhe njė herė klasės sonė politike se emigrantėt shqiptarė pėrbėjnė rreth njė tė tretėn e popullit shqiptar, se ata kontribuojnė rreth 1 miliard euro ēdo vit me dėrgesat e tyre, para tė cilat jo vetėm japin njė kontribut tė jashtėzakonshėm nė zhvillimin ekonomik tė vendit, por edhe zbusin ndjeshėm efektet e varfėrisė sė skajshme nė tė cilėn jeton njė pjesė e madhe e shqiptarėve", tha Misha. Sipas tij, pa pjesėmarrjen nė votime tė njė pėrqindjeje kaq tė madhe tė popullit shqiptar, ēdo qeveri qė del prej kėtyre zgjedhjeve do tė jetė me legjitimitet tė cunguar.
lajme.parajsa.com
































