Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


G99-a: Qeveria nuk ka qėllim tė luftojė korrupsionin

G99-a reagon pas qėndrimit publik tė ministrit tė Jashtėm, Lulzim BashaTIRANĖ- Pėrfaqėsuesi i lėvizjes ”G99”, Etjen Xhafaj, deklaroi dje se, pėrmes ministrit tė Jashtėm, Lulzim Basha, qeveria Berisha tregoi edhe njėherė se e ka tė vėshtirė tė bashkėjetojė me institucionet e pavarura. »»


Gjana: Dy variantet e bashkimit tė sė djathtės

18.08.2008 12:02 Politike - Burimi: Shekulli Politike

Jemin Gjana shprehet se modeli i sė djathtės italiane tė Berluskonit ėshtė mė i mundshmi pėr t’u aplikuar dhe nė Shqipėri

Afrimi i zgjedhjeve tė ardhshme parlamentare ka vėnė nė lėvizje tė djathtėt pėr tė realizuar njė formė tė atillė organizimi midis tyre, qė tė krijonte mundėsi pėr tė maksimizuar rezultatin elektoral. Njė nga njohėsit mė tė mirė tė ēėshtjeve zgjedhore dhe organizative nė Partinė Demokratike, ministri i Bujqėsisė, Jemin Gjana jep alternativat mė tė mundshme se si e djathta mund tė dalė nė zgjedhjet e ardhshme qendrore. Duke pėrcaktuar pranverėn e vitit 2009 si kohėn limit kur dhe duhet tė ketė pėrfunduar ēdo lloj debati pėr formatin e sė djathtės, Gjana, vlerėson se mbeten tė hapura tė gjithė opsionet e realizimit tė kėtij qėllimi. Sipas tij, njė e djathtė e bashkuar nė zgjedhjet e ardhshme mund tė arrihet kryesisht nėpėrmjet dy rrugėve: shkrirjes sė brendshme tė disa subjekteve politike me PD-nė dhe rrugės sė dytė, qė duket se ėshtė edhe mė e mundshmja, krijimi i njė lloj organizimi kolegjial nė formėn e njė federate apo konfederate. ”Mendoj se ndėrtimi ose ristrukturimi dhe modaliteti i funksionimit tė djathtės, tė partive politike tė sė djathtės, qoftė nė njė proces shkrirje tė brendshme tė disa prej tyre, qoftė nė njė modalitet tė krijimi tė njė strukturimi mė funksional, janė tė domosdoshme”,- tha ministri Jemin Gjana. Duke u pėrqendruar tek ideja e parė, ajo e shkrirjes sė brendshme apo bashkimit si njė forcė e vetme politike tė disa subjekteve qė deri mė tani militojnė si parti mė vete, ai thekson se kjo pėrbėn njė shans pėr t’u bashkuar me PD-nė tė gjithė ata individė apo forca politike qė dikur kanė qenė pjesė e saj. Referuar pikėrisht rastit tė reformatorėve, tė cilėt kanė shprehur prej kohėsh dėshirėn pėr t’u bashkuar me PD-nė si njė forcė e vetme, Gjana ka theksuar se kjo ėshtė tėrėsisht e mundshme. Megjithatė ai edhe nė kėtė rast nuk ka ngurruar ta konsiderojė vullnetin e reformatorėve tė Pollos pėr t’u kthyer nė gjirin e demokratėve, si njė shenjė pendese pėr largimin e disa viteve mė parė, largim qė sipas tij ka qenė i pamotivuar. ”Nuk mendoj se unė mund tė marr pėrsipėr tė komentoj nėse PDR dhe PD, dhe forca tė tjera politike, do shkojnė drejt organizimesh tė tjera tė strukturave tė sė djathtės. Ajo qė mund tė them si njeri qė nuk ėshtė larguar kurrė nga strukturat e partisė, ėshtė se konsideroj se edhe largimet, nuk kanė qenė largime tė motivuara, ndėrsa bashkimet mund tė jenė mė tė motivuara se largimet, pasi personalisht nuk kam gjetur kurrė arsye tė largimit tė Pollos prej PD-sė”,- tha Gjana. Pėrsa i pėrket rrugės sė dytė, asaj tė krijimit tė njė subjekti politik kolegjial tė tipit tė federatės apo konfederatės, ku secila parti do tė mund tė ruante identitetin e saj, ministri demokrat shprehet se pėr ta realizuar e djathta shqiptare ka tashmė tė gatshme disa modele pėr tė ndjekur, siē ėshtė rasti i koalicionit tė djathtė francez apo atij italian. ”Modelet dhe modalitetet janė tek tė tjerėt, si tek e djathta franceze apo e djathta italiane. Pra, nuk ėshtė se mungojnė modelet dhe nuk ėshtė e paarsyeshme qė pas dy dekadash jete politike dhe e djathta shqiptare tė shohė modelet mė tė mira tė kontinentit, pėr tė realizuar zgjidhjet qė mund tė jenė mė funksionale”, - tha Gjana. Kjo mėnyrė, sipas tij, do tė bėnte tė mundur, sė pari, tė ruante identitetin e secilės forcė qė nuk dėshiron tė shkrihet me PD-nė dhe, sė dyti, tė eliminonte pengesat qė sjell ndryshimi nė program, siē ėshtė rasti i republikanėve, tė cilėt kanė shpallur si bazė tė organizimit tė tyre politik, luftėn pėr rikthimin e pronės dhe tė ligjit pėr dėnimin me vdekje.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare