Gėrdec, "G99": Shteti harroi viktimat e tragjedisė
15.05.2008 19:44 Politike - Burimi: Shekulli Politike
Banorėt e zonės kanė pėrpiluar rreth 1.200 kėrkesa pėr rivlerėsimin e dėmeve
TIRANĖ- Pėrfaqėsues tė "G99" zhvilluan dje njė vizitė nė fshatrat e Gėrdecit dhe Marqinetit, pėr tė parė nga afėr situatėn nė zonė pas tragjedisė sė 15 Marsit. "G99", duke takuar pėrfaqėsues nga shoqatat e tė dėmtuarve si dhe banorė tė kėtyre fshatrave, ka ekzaminuar zhvillimet e fundit nė kompensimin e dėmeve ekonomike dhe njerėzore qė ju shkaktuan banorėve tė fshatrave, si dhe proceset pėr rindėrtimin dhe vazhdimin normal tė jetės. Erion Veliaj, Artur Galanxhi dhe tė tjerė aktivistė tė "G99" u takuan me disa pėrfaqėsues nga familjet e dėmtuara, tė cilėt paraqitėn problemet dhe shqetėsimet e tyre nė pėrballje me pasojat e tragjedisė. Gjatė bisedave me pėrfaqėsuesit nga komuniteti, "G99" u informua pėr paaftėsinė totale tė strukturave shtetėrore pėr t'u pėrballur me pasojat e tragjedisė. Banorėt vunė nė dukje faktin se ekziston njė mungesė totale e angazhimit shtetėror pėr tė koordinuar strukturat qė duhet tė merren me menaxhimin e pasojave tė tragjedisė, kompensimin e dėmeve materiale, vlerėsimin e dėmtimeve tė banesave, si dhe tė tjera pasoja. Ata gjithashtu treguan se prej pėrfaqėsuesve tė strukturave shtetėrore janė harruar tė pėrfshihen nė pėrllogaritje dėmet nė kafshė dhe kultura bujqėsore. Tė tjerė thanė se nė shpėrndarjen e donacioneve janė duke ndodhur manipulime tė natyrės politike, ku organet shtetėrore janė duke dhėnė fonde vetėm nė baza preferenciale e njohjesh personale. Gjithashtu u theksua dhe fakti se shumė familje tė cilat kanė humbur tė afėrm, nuk kanė pasur mundėsi tė marrin as shpenzimet e funeralit, tė cilat u janė premtuar nga qeveria. Pėrfaqėsuesit e "G99" gjithashtu mėsuan se banorėt e zonės kanė pėrpiluar rreth 1.200 kėrkesa pėr rivlerėsimin e dėmeve, duke qenė se dy komisionet shtetėrore qė kanė kryer vlerėsimin, kanė nxjerrė vlera tė cilat janė konsideruar tepėr tė ulėta nga banorėt e dėmtuar. "Ėshtė e pafalshme qė sot, viktimat e tragjedisė sė Gėrdecit duhet tė merren me sekserė pranė strukturave shtetėrore, pėr tė pėrfituar dėmshpėrblim pėr tragjedinė qė e shkaktoi vetė shteti", - tha Erion Veliaj gjatė takimit. Ai shtoi se, ėshtė e domosdoshme qė tė mos heshtet nė lidhje me mėnyrėn se si shteti po abuzon me vlerėsimin dhe rimbursimin e dėmeve, shpėrndarjen e donacioneve dhe menaxhimin e pasojave tė tragjedisė, pasi vetėm kėshtu, shteti do tė ndihet nėn presion tė vazhdueshėm dhe, gjithashtu, do tė krijohet njė standard qė do tė duhet tė pėrdoret nėse tė tilla tragjedi pėrsėriten nė tė ardhmen.
lajme.parajsa.com
































