Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Image

“Armė shqiptare nė Gjeorgji?” Berisha thėrret sot nė zyrė ambasadorin rus

Janė shitur armė nė Gjeorgji apo armė shqiptare janė gjetur nė Gjeorgji? Mes akuzės sė parė tė bėrė nga Rusia dhe deklaratės sė zbutur tė dytė, tė bėrė nga ambasadori rus nė Tiranė, ėshtė krijuar njė hendek i madh nė marrėdhėniet midis Shqipėrisė dhe kėtij shteti. »»


Hapja e dosjeve, tėrhiqet edhe PD-ja

20.07.2008 18:05 Politike - Burimi: Metropol Politike

  Ish-bashkėpunėtorėt e Sigurimit, demokratėt lėshojnė pe. Socialistėt tė kėnaqur

Patozi: Kemi durim pėr njė ligj konsensual.

Leskaj: Mirėpresim reflektimin

Miratimi i njė ligji pėr hapjen e dosjeve pėr ish-bashkėpunėtorėt e Sigurimit tė Shtetit duket se do tė shtyhet sėrish, ndėrkohė demokratėt dhe socialistėt fajėsojnė njėri-tjetrin pėr zvarritjen e procesit. Shpresat qė njė ligj i tillė tė miratohet brenda korrikut janė tė pakta, duket se debati pėr kėtė ēėshtje do tė rihapet nė muajin shtator. Megjithėse ēėshtja e hapjes sė dosjeve diskutohet prej vitesh dhe publikisht, forcat kryesore politike janė shprehur pro procesit, Shqipėria mbetet i vetmi vend ish-komunist qė nuk ka hapur dosjet pėr ish-bashkėpunėtorėt. Pas braktisjes sė Komisionit parlamentar tė Ligjeve nga deputetėt e PS-sė, Partia Demokratike pėrmes kryetarit tė grupit parlamentar tė saj Astrit Patozi ėshtė shprehur e gatshme pėr tė lėshuar pe, duke i ka bėrė thirrje opozitės qė t’u rikthehet diskutimeve. Dy partitė mė tė mėdha parlamentare nuk mundėn tė gjejnė konsensusin pėr hartimin e njė drafti konsensual pėr shkak se PS-ja ka kundėrshtuar propozimin e demokratėve pėr ndėrprerjen e mandatit pėr tė gjitha ata zyrtarė apo tė zgjedhur qė do tė rezultojnė ish-bashkėpunėtorė tė Sigurimit. Po kėshtu PS-ja nuk ka pranuar njė tjetėr propozim tė PD-sė pėr tė rikontrolluar tė gjithė ata zyrtarė apo tė zgjedhur qė i janė nėnshtruar procesit tė verifikimit tė pastėrtisė sė figurės pėrmes ligjeve tė miratuara mė parė dhe qė janė certifikuar si tė pastėr.

Demokratėt

Kryetari i grupit parlamentar tė Partisė Demokratike, Astrit Patozi, theksoi dje nė njė prononcim pėr mediet se ēėshtja e hapjes sė dosjeve nuk ėshtė njė temė e re pėr politikėn dhe shoqėrinė shqiptare. Patozi tha se demokratėt nuk kanė asnjė dilemė nė lidhje me miratimin e njė projektligji qė do tė pastronte jo vetėm politikėn, por edhe administratėn shtetėrore nga ish-bashkėpunėtorėt e Sigurimit tė Shtetit, si dhe nga ish-nomeklatura komuniste. Patozi theksoi se PD-ja ka durimin e duhur pėr hartimin dhe miratimin e njė ligji konsensual, duke shtuar se kjo do tė varet nga vullneti qė ka Partia Socialiste dhe opozita pėr t’iu rikthyer procesit dhe pėr tė konkretizuar miratimin e njė ligji. Pėr kreun e deputetėve demokratė qėndrimi i mbajtur deri mė sot nga socialistėt ka qenė refraktar. “Partia Socialiste duhet tė ishte pala mė e interesuar pėr t’u distancuar nga e shkuara komuniste. Ngėrēi pėr zgjidhjen e kėsaj ēėshtjeje nuk qėndron te ne, pasi PD-ja ėshtė e hapur pėr tė bėrė lėshime”, - tha Patozi.

Socialistėt

“Partia Socialiste ka kėrkuar pak mė shumė kohė pėr miratimin e ligjit pėr hapjen e dosjeve, nė mėnyrė qė ky ligj tė marrė seriozitetin, vlerėsimin, konsulencėn dhe asistencėn e nevojshme. Kjo do tė thotė qė ligji tė konsultohet me ekspertė brenda vendit, madje dhe me ekspertė ndėrkombėtarė”, - u shpreh dje kryetarja e grupit parlamentar tė PS-sė Valentina Leskaj. Ajo theksoi se varianti i propozuar nga PD-ja nuk ėshtė njė ligj pėr hapjen e dosjeve, por ėshtė njė ligj lustracioni. “Pėr kėtė arsye ne kemi kėrkuar javėn e kaluar qė pėrveē afatit kohor, projektligji tė ketė nė themel rezolutėn e Kėshillit tė Evropės, e cila i adresohet ēėshtjes sė hapjes sė dosjeve”, - tha Leskaj. Duke sqaruar largimin e deputetėve tė PS-sė nga Komisioni i Ligjeve, Leskaj tha se “deputetėt u larguan pėr faktin se komisioni u fut nė shqyrtimin e ligjit nen pėr nen, pra pa e shqyrtuar nė parim u kalua nė shqyrtimin nen pėr nen dhe Partia Socialiste nuk mund tė hynte nė diskutimin nen pėr nen pėr njė ligj pėr tė cilin nuk ishte rėnė dakord”. Nė lidhje me qėndrimin mė tė ri tė demokratėve, tė cilėt janė shprehur tė gatshėm pėr t’i lėnė mė shumė kohė nė dispozicion debatit nė lidhje me miratimin e ligjit, Leskaj theksoi se reflektimi i Partisė Demokratike ėshtė i mirėpritur, nė qoftė se ėshtė serioz. “Ne kėtė kemi kėrkuar, kemi kėrkuar mė shumė kohė, qė ligji tė jetė i konsultuar. Ėshtė njė ligj serioz dhe nuk mund tė bėhet blic, pra brenda njė jave, sidomos nė njė kohė kur diskutohen shumė ligje. Janė 35 ligje qė diskutohen nė Parlament dhe ėshtė futur edhe ky brenda njė jave”, - tha Leskaj. E pyetur nėse miratimi i ligjit do tė mund tė bėhej brenda sesionit parlamentar, kryetarja e deputetėve socialistė u shpreh se “kjo kohė nuk ėshtė e mjaftueshme dhe besoj se edhe deklarata e OSBE-sė ka qenė nė kėtė linjė”.

Drafti i PD-sė

Drafti i paraqitur nė komision nga deputeti Aldo Bumēi ėshtė teksti i Partisė Demokratike me reflektimet e amendamenteve tė deputetėve tė tjerė. Ligji ka si qėllim kontrollimin e figurės sė ēdo funksionari politik tė zgjedhur apo tė emėruar, lidhur me pjesėmarrjen e tyre nė strukturat politikėbėrėse dhe zbatuese tė dhunės sė diktaturės, si dhe strukturat e Sigurimit tė Shtetit pėr periudhėn 29 nėntor 1944 deri mė 8 dhjetor 1990. Po ashtu ai pėrcakton subjektet dhe funksionet e larta shtetėrore qė janė tė papajtueshme me veprimtarinė publike tė zyrtarit pėr shkak tė qenies si drejtues, anėtar ose bashkėpunėtor nė strukturat e mėsipėrme gjatė sė njėjtės periudhė. Pėr zbatimin e kėtij ligji propozohet ngritja dhe funksionimi i Autoritetit tė Kontrollit tė Figurave, i cili pėrbėhet nga 5 anėtarė: 2 nga maxhoranca, 2 nga opozita dhe 1 i zgjedhur me konsensus. Ky autoritet fillon procedurėn pėr subjektet e ligjit me kėrkesė tė titullarit tė institucionit tė emėrtesės dhe me kėrkesė tė vetė subjektit. Procesit tė verifikimit i nėnshtrohen edhe kandidatėt pėr emėrimin nė postet qė sipas kėtij ligji i nėnshtrohen verifikimit.

Zvarritja

Ish-spiunėt, Shqipėria e fundit

Nėse do tė krahasohet Shqipėria me vendet ish-komuniste, ajo renditet e fundit, madje ėshtė shumė hapa pas nga Maqedonia, e cila nė fillim tė kėtij viti ka miratuar ligjin pėr hapjen e dosjeve. Gjithashtu ligji pėr hapjen e dosjeve tė bashkėpunėtorėve tė Shėrbimit Sekret gjatė periudhės komuniste ėshtė miratuar nė Bullgari, proces ky qė ėshtė drejt pėrfundimit, si dhe nė Rumani, nė tė cilėn ligji ėshtė miratuar rreth 3 vjet mė parė. Sipas tė dhėnave tė publikuara, ndėr vendet e para ish-komuniste qė kanė vendosur hapjen e dosjeve tė ish-bashkėpunėtorėve tė Sigurimit janė ish-Republika Demokratike e Gjermanisė, Ēekia, Polonia etj. Ēekia ka miratuar ligjin vetėm pak kohė pas rrėzimit tė sistemit komunist dhe formula e ndjekur nė kėtė vend pėr spiunėt e kohės sė diktaturės ėshtė diskutuar disa herė dhe shihet si njė mundėsi pėr t’u aplikuar nė Shqipėri. Nė Gjermaninė Lindore procesi i hapjes sė dosjeve ėshtė kryer menjėherė pas bashkimit tė ish-RDGJ-sė me RFGJ-nė dhe sot nė Gjermani arkivat e ish-sigurimit tė shtetit (STAS-it) janė tė hapura edhe pėr publikun.

Hapja e dosjeve nė Bullgari

Janė publikuar tė dhėnat pėr 107 qeveritarė

Bullgaria, njė nga vendet ish-komuniste, ka publikuar dosjet pėr 107 qeveritarė tė zgjedhur nė qeveritė pas rėnies sė sistemit diktatorial nė kėtė vend. Tė gjithė zyrtarėve qė u janė publikuar dosjet i pėrkasin periudhės 17-vjeēare 1991-2008. Nga hapja e dosjeve nė Bullgari 30 zyrtarė tė lartė, nga tė cilėt 25 ministra, katėr zėvendėskryeministra dhe njė kryeministėr, kanė pasur lidhje me ish-sigurimin e shtetit nė kėtė vend. Nė tė dhėnat e bėra publike pėrfshihet edhe Georgi Parvanov, i pėrfshirė nė shėrbimet sekrete tė kundėrzbulimit me pseudonimin “Gotze”. Nė Bullgari, ish-sigurimsit kryesisht ishin tė shtrirė nė shėrbimin diplomatik dhe nė Ministrinė e Jashtme. Tė dhėnat flasin se tre ish-ministra dhe 13 zėvendėsministra, kanė qenė kuadro tė shėrbimit tė kundėrzbulimit tė sistemit komunist. Njė ndėr gazetarėt mė tė njohur investigativė nė Bullgari, Hristo Hristov, nė lidhje me hapjen e dosjeve pėr bashkėpunėtorėt e ish-sigurimit nė kėtė shtet shprehet se "njerėz dhe struktura tė caktuara kanė njėfarė interesi politik dhe ekonomik qė dosjet e ish-sigurimit tė mbeten tė mbyllura. Kjo nė mėnyrė qė tė mos dalin nė shesh dosjet e elitės politike dhe ekonomike."

Ish-spiunėt nė Rumani

Nė verifikim rreth 2 milionė dosje

Rumania nisi procesin e hapjes sė dosjeve nė vitin 2005 dhe nė kėtė proces janė pėrfshirė pėr verifikim rreth 2 milionė dosje. Megjithėse procesi ka kaluar disa vėshtirėsi teknike, sėrish ai nuk ėshtė ndalur, edhe pse Gjykata Kushtetuese nė kėtė vend i ka konsideruar si anti-kushtetuese disa nga pjesėt mė tė rėndėsishme tė ligjit qė mundėson hapjen e dosjeve. Konstantin Dumitresku do tė shprehej pak kohė mė parė, nė cilėsinė e kryetarit tė komisionit pėr zbardhjen e dosjeve: “Ne morėm sinjalin se mund tė fillonim tė studionim dosjet. Por ne nuk jemi nė gjendje tė bėjmė ndonjė punė tė madhe. Ne kemi punėsuar vetėm 300 punonjės, ndėrkohė qė zyra analoge gjermane ka punėsuar 3000. Megjithatė, njerėzit i zuri paniku nga frika e zbulimit tė sekreteve. Sikur tė kishim mė shumė punonjės, do tė arrinim rezultate fantastike. Nė bazė tė tė dhėnave tė publikuara nė periudha tė ndryshme, pėr shumė nga gjyqtarėt dhe prokurorėt nė Rumani nuk janė gjetur dokumentet qė tregojnė se kanė qenė bashkėpunėtorė tė sigurimit tė shtetit. Gjithsesi, autoritetet pėrkatėse nė kėtė vend kanė gjetur informacione tė mjaftueshme nga dosjet e atyre qė janė spiunuar dhe pėrndjekur.

Dosjet nė Maqedoni

Ish-spiunėt jo nė poste drejtuese

Maqedonia ka vendosur miratimin e ligjit pėr hapjen e dosjeve vetėm disa muaj mė parė. I njohur si “Ligji pėr ilustrim”, ai ėshtė miratuar nga Kuvendi maqedonas nė fillim tė 2008-s dhe nė bazė tė tij do tė verifikohen dosjet nga viti 1946 deri nė periudhėn kur ligji ka hyrė nė fuqi. Nė ligj ėshtė pėrcaktuar se personat e pėrfshirė nė shėrbimet sekrete nuk do tė kenė tė drejtėn tė marrin poste tė larta drejtuese. Megjithėse gjatė diskutimeve dhe debatit pėr miratimin e ligjit ka ekzistuar frika se ai mund tė pėrdorej pėr qėllime politike, sėrish Kuvendi maqedonas i ka hapur dritėn jeshile nisjes sė punės pėr hapjen e dosjeve tė ish-bashkėpunėtorėve tė sigurimit gjatė periudhės komuniste. Miratimi i ligjit u pasua nga ngritja e komisionit pėrkatės, nė tė cilin personat qė mbajnė poste dhe funksione tė larta shtetėrore duhet tė bėjnė deklaratėn nėse kanė qenė ose jo bashkėpunėtorė tė shėrbimeve sekrete. Mė tej ėshtė komisioni qė bėn verifikimet pėrkatėse pėr secilėn deklaratė tė bėrė.


Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare