Haxhinasto: OSBE-ja tė ndėrhyjė edhe pėr reformėn zgjedhore
20.07.2008 14:01 Politike - Burimi: SHQIP Politike
Deklarata e bėrė dy ditė mė parė nga OSBE-ja e cila i kėrkonte Kuvendit qė tė mos i miratonte me nxitim e sipėr ligjet e rėndėsishme, ka gjetur mbėshtetjen e LSI-sė. Funksionari i kėsaj partie, Edmond Haxhinasto, duke shprehur mbėshtetjen pėr qėndrimin e OSBE-sė, tha se "ambasadori i Prezencės sė OSBE-sė nė Tiranė, Bosch, kėrkoi njė proces gjithėpėrfshirės dhe njė debat mė serioz nė shqyrtimin dhe miratimin e legjislacionit nga Kuvendi i Shqipėrisė". Ai shtoi se "shqetėsimi i OSBE-sė pėr procesin e miratimit tė legjislacionit dhe cilėsisė sė tij pėrbėn gjithashtu njė nga kritikat mė tė ashpra qė Bashkimi Evropian bėn pėr Shqipėrinė nė Progres-Raportin e vitit 2007". Sipas tij, kjo praktikė jotransparente legjislative e Kuvendit arriti kulmin me mėnyrėn se si u miratuan ndryshimet kushtetuese tė natės sė 21 prillit, tė cilat po japin pasojat e tyre negative kryesisht nė drejtim tė revanshit tė kėsaj mazhorance drejt njė pushteti tė pavarur siē ėshtė gjyqėsori. "Nė emėr tė LSI-sė i kėrkojmė OSBE-sė dhe ODIHR-it, Komisionit Evropian dhe partnerėve tanė euroatlantikė, qė tė angazhohen me vėmendje dhe kujdes shumė mė tė madh, pėr tė garantuar legjitimitetin e procedurave dhe standardeve ligjore tė Kodit tė ri Zgjedhor, nė mėnyrė qė Shqipėria tė organizojė zgjedhje tė lira e tė ndershme nė vitin 2009 dhe tė hiqet nga lista e zezė e vendeve problematike", ėshtė shprehur Haxhinasto. Pėr Lėvizjen Socialiste pėr Integrim, njė angazhim i tillė nga komuniteti ndėrkombėtar, organizatat dhe vendet partnere ėshtė njė domosdoshmėri, duke pasur parasysh edhe pėrvojat tepėr tė hidhura tė mosveprimit tė tyre nė tė kaluarėn, sidomos nė parandalimin e megadushkut nė vitin 2005, ndonėse i paralajmėruar nė kohė nga LSI-ja. Shqiptarėt, sipas LSI-sė, meritojnė tė ecin me shpejtėsi drejt Evropės dhe nuk mund tė mbeten peng i papėrgjegjshmėrisė sė politikės sė vjetėr pėr tė ofruar standarde evropiane, ndėr tė cilat zgjedhjet e lira e tė ndershme janė mė themeloret.
lajme.parajsa.com
































