Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


G99-a: Qeveria nuk ka qėllim tė luftojė korrupsionin

G99-a reagon pas qėndrimit publik tė ministrit tė Jashtėm, Lulzim BashaTIRANĖ- Pėrfaqėsuesi i lėvizjes ”G99”, Etjen Xhafaj, deklaroi dje se, pėrmes ministrit tė Jashtėm, Lulzim Basha, qeveria Berisha tregoi edhe njėherė se e ka tė vėshtirė tė bashkėjetojė me institucionet e pavarura. »»


Ilir Meta: Spoti i Berishes nje show korruptiv

06.09.2008 18:04 Politike - Burimi: 24 Ore Politike

image

Kryetari i LSI kritikon ashper kryeministrin Berisha ne nje nga armet me te forta te tij me te cilen ai erdhi ne pushtet, luften kunder korrupsionit.

Kryetari i LSI, Ilir Meta ne nje deklarate per shtyp kritikoi ashper kryeministrin Berisha ne nje nga armet me te forta te tij me te cilen ai erdhi ne pushtet, luften kunder korrupsionit.

“Pasi ka thyer rekordet ne renditjen e Shqiperise perkrah vendeve me te korruptuara, na jep si shembull nje spot per te luftuar korrupsionin, duke paguar me parate e shqiptareve edhe kapricot e qeverise. Por deshtimi i Berishes nuk mund te mbulohet me asgje”, ka deklaruar Meta.

Kreu i LSI sulmoi edhe buxhetin e prezantuar nga kryeministri Berisha, duke nenvizuar se ai nuk merr ne konsiderate asnje nga prioritetet madhore te vendit. “Buxheti i premtuar ne nivelin e 5.1 miliarde lekeve vuan nga semundja e buxheteve te tij, mungesen e prioriteteve madhore si rritja e prodhimit vendas dhe energjitika. Gjithashtu, buxheti nuk ka asnje lidhje me masat urgjente qe qeveria duhet te marre ne sektorin ushqimor”, ka pohuar Meta.

I pyetur nga gazetaret per iniciativen e LSI per ngritjen e nje komsioni hetimor parlamentar per tragjedine e Gerdecit, Meta tha se do te insistoje ne kerkesen e saj edhe sikur kjo t’i mbetet Parlamentit qe do te dale nga zgjedhjet e vitit 2009.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare