Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


G99-a: Qeveria nuk ka qėllim tė luftojė korrupsionin

G99-a reagon pas qėndrimit publik tė ministrit tė Jashtėm, Lulzim BashaTIRANĖ- Pėrfaqėsuesi i lėvizjes ”G99”, Etjen Xhafaj, deklaroi dje se, pėrmes ministrit tė Jashtėm, Lulzim Basha, qeveria Berisha tregoi edhe njėherė se e ka tė vėshtirė tė bashkėjetojė me institucionet e pavarura. »»


Islami: Opozita nė zgjedhje me koalicion tė pėrbėrė

18.08.2008 12:01 Politike - Burimi: Shekulli Politike

Intervista/ Deputeti socialist niset tė hėnėn drejt Tbilisit, ku nė emėr Kėshillit tė Europės do tė pėrcjellė mesazhin nė mbėshtetje tė sovranitetit tė Gjeorgjisė

Krahas personaliteteve mė tė larta botėrore drejt Tbilisit tė Gjeorgjisė pritet tė niset ditėn e hėnė dhe deputeti socialist, Kastriot Islami, ku nė emėr tė Kėshillit tė Europės do t’i shprehė autoriteteve gjeorgjiane mbėshtetjen pėr sovranitetin e tyre territorial. Nė njė intervistė pėr ”Shekullin”, Islami tregon axhendėn e tij nė kėtė vizitė, ku janė parashikuar takime me presidentin gjeorgjian Sakashvili, ministrin e Jashtėm, Kryetarin e Parlamentit e tjerė. Gjithashtu Islami, nė pozicionin e Sekretarit socialist pėr Ēėshtjet Elektorale, shpjegon hapat qė do tė ndjekė opozita pėr tė arritur fitoren nė zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ai thekson se zgjedhjet e qershorit tė ardhshėm janė njė test pėr kalimin paqėsor tė pushtetit nga Sali Berisha.

Z.Islami, nė shtator, Kuvendi pritet tė rinisė diskutimin pėr Reformėn Zgjedhore. Ndėrkohė qė PS ka bėrė tė ditur se ka njė platformė konkrete pėr mėnyrėn e realizimit tė saj. Edhe njė herė, cili ėshtė projekti qė ofron PS pėr formatin qė duhet tė ketė KQZ, pra duhet tė jetė siē ėshtė tani apo tė kalojė nė varėsi tė Ministrisė sė Drejtėsisė, si do tė kompozohen komisionet zgjedhore vendore dhe grupet e numėrimit, pra, do tė jenė teknike apo politike?

Mė duhet tė risqaroj se pėrgjegjės nė parti pėr kėtė fazė tė ndryshimeve nė Kodin Zgjedhor ėshtė Sekretari pėr Ēėshtjet Ligjore dhe Koordinimin, z.Fatmir Xhafaj, i cili ėshtė njėkohėsisht edhe bashkėkryetar i Komisionit ad-hoc kuvendor pėr ndryshimet nė Kodin Zgjedhor. Mbi bazėn e ndarjes sė detyrave dhe integrimit tė funksioneve nė Sekretariatin Ekzekutiv tė PS-sė, ėshtė nė kompetencėn e zotit Xhafaj tė artikulojė nė publik gjatė kėsaj faze gjithēka qė lidhet me funksionimin e komisionit kuvendor dhe aktivitetin e PS-sė pėr ēėshtjet qė lidhen mė ndryshimet nė Kodin Zgjedhor, pavarėsisht se PS ka njė mekanizėm tė brendshėm tė debatit politik dhe tė konsultimit profesionalo-politik. Nisur nga fakti qė unė mbuloj ēėshtjet zgjedhore, por edhe pavarėsisht nga ky fakt mund vetėm t’ju pohoj, thjesht pėr tė hequr ēdo keqkuptim, se nuk do tė ketė KQZ tė varur, as nga Ministria e Brendshme dhe as nga Ministria e Drejtėsisė. Gjithēka tjetėr mbetet e hapur sepse njė nga parametrat themelorė qė karakterizon Platformėn ėshtė fleksibiliteti dhe kjo vjen nga fakti se realizimi i ndryshimeve kalon pėrmes njė procesi kompleks negocimi.

Njė ēėshtje ende e pasqaruar mbetet mėnyra se si opozita do tė dalė nė zgjedhjet e ardhshme. Kur mazhoranca ėshtė shprehur se do tė dalė nė koalicion, si mendoni se do tė ishte mė mirė tė dilte dhe opozita, dhe pse?

Parimisht, ēdo sistem zgjedhor le tė hapur ēėshtjen e koalicioneve zgjedhore, natyrisht nė rast se kjo nuk pėrjashtohet nė Kodin Zgjedhor. Nga ana tjetėr dihet po ashtu se pėrgjithėsisht sistemet mazhoritarė e tė pėrzierė nxisin koalicionet zgjedhore kurse sistemet e pastra proporcionalė shoqėrohen kryesisht nga koalicionet pas zgjedhore pėr formimin e maxhorancės qeverisėse. Edhe nė rastin e pėrkufizimeve tė reja kushtetuese, bazuar edhe nė karakteristikat e sistemit tė ri zgjedhor, koalicionet zgjedhore parashikohen juridikisht, por ato as nuk detyrohen dhe as nuk pėrjashtohen sepse nė themel tė ēdo koalicioni qėndron vullneti dhe analiza politike nga ēdo parti/subjekt elektoral. Po ashtu, para se tė shkohet nė analizėn politike, konkretisht pėr rastin e zgjedhjeve tė vitit 2009 nė vendin tonė, duhet pritur tė konfigurohen nė Kodin Zgjedhor tė gjithė karakteristikat se si do tė realizohet koalicioni zgjedhor. Pavarėsisht zhurmės aktualisht e paraprakisht qė bėhet, jam plotėsisht i bindur se do tė ketė, pas pėrfundimit tė ndryshimeve nė Kodin Zgjedhor, njė analizė shumė tė thellė, racionale dhe largpamėse edhe pėr kėtė ēėshtje. Tė gjithė aktorėt dhe faktorėt analitikė e vendimmarrės nė PS janė tė ndėrgjegjshėm dhe tėrėsisht tė angazhuar pėr maksimalizimin e suksesit elektoral. Nuk ka as panik dhe as eufori, gjithēka bėhet e programuar, racionale dhe e kalkuluar, nė pėrmbajtje e nė kohė.

Si mund tė realizohet koalicioni, a mund tė na shpjegoni me terma konkretė si mund tė arrihet tė realizohet njė koalicion parazgjedhor me kėtė lloj sistemi, ku secila forcė tė masė forcėn e vet?

Dy janė tipet e koalicioneve: 1) koalicioni me listė tė pėrbashkėt kandidatėsh dhe; 2) koalicioni i pėrbėrė ku ēdo parti ruan listėn e saj tė kandidatėve. Nė zgjedhjet e vitit 2005 Kodi Zgjedhor i parashikonte tė dy tipet e koalicioneve, dhe kjo ishte logjike po tė kemi parasysh faktin qė sistemi i mėparshėm ishte sistem i pėrzier. Njė sistem zgjedhor proporcional do tė pėrshtatej pėr kushtet e vendit tonė, mė mirė me njė koalicion tė pėrbėrė, por natyrisht pa pėrjashtuar edhe koalicionin me listė tė pėrbashkėt. Nė rastin e koalicionit tė pėrbėrė votuesit, krahas koalicionit, zgjedhin edhe partinė nė momentin e votimit. Nė kėtė rast, llogaritjet e vendeve nė Kuvend, kryhen nė dy faza: a) fillimisht, llogariten vendet e fituara nga koalicioni mbi bazėn e votave tė fituara nga i gjithė koalicioni dhe; b) mė tej vendet e fituara nga koalicioni i shpėrndahen ēdo partie nė pėrbėrje tė tij, sipas votave tė fituara nga secila parti. Natyrisht qė pėr tė dy nivelet e llogaritjes ka formula tė ndryshme llogaritjeje.

Ndėrkohė kryeministri Berisha ka deklaruar, mė sė fundi, qė zgjedhjet e ardhshme parlamentare do tė mbahen nė Qershor tė vitit tė ardhshėm. Nga ritmi qė ka ecur reforma deri tani, por edhe nga ritmi qė ka ecur realizimi i infrastrukturės zgjedhore si kartat, listat etj., mendoni se mund tė arrihen tė realizohen kushtet pėr zgjedhje brenda qershorit?

Sipas interpretimit tė artikujve tė ndryshuar tė Kushtetutės, zgjedhjet normale tė ardhshme pėr Kuvendin e Shqipėrisė duhet tė zhvillohen nė Qershor tė vitit 2009. Natyrisht qė kėto zgjedhje duhet tė jenė jo vetėm tė lira e tė ndershme por mbi tė gjitha, nė pėrputhje tė plotė me standardet ndėrkombėtare. Dhe qė tė arrihet kjo duhet minimalisht tė kryhen nė kohė ndryshimet nė Kodin Zgjedhor, tė pajisen tė gjithė zgjedhėsit pa pėrjashtim me kartat e identitetit dhe tė hartohen listat e zgjedhėsve mbi bazėn e Regjistrit Themeltar tė Shtetasve, tė kompjuterizur dhe tė centralizuar. Publiku shqiptar dhe partnerėt ndėrkombėtarė presin qė kėto kushte tė realizohen pėr tė zhvilluar zgjedhjet e standardeve demokratike nė Shqipėri. Do tė ishte e papranueshme dhe maksimalisht e kritikueshme (e ndoshta kjo kritikė do tė shoqėrohej me ”pezullimin” e anėtarėsimit nė NATO) qė njė vend kaq pranė anėtarėsimit nė NATO dhe ratifikimit tė Marrėveshjes sė Stabilizim-Asociimit me BE, tė zhvillonte zgjedhje jo nė pėrputhje tė plotė me standardet demokratike ndėrkombėtare. Duhet patur parasysh qė ky nuk ėshtė thjesht njė mesazh politik pėr Shqipėrinė, por edhe njė mesazh direkt pėr Berishėn, perceptimi i fundit pėr tė cilin lidhet me manipulimit masive tė zgjedhjeve nė vitin 1996, ngjarjet e vitit 1997 dhe faktin qė asnjėherė nė historinė e kėtyre 17 viteve, Berisha nuk ka organizuar zgjedhje tė lira e tė ndershme dhe kėshtu nuk ka mundur tė realizojė kalimin e butė tė pushtetit.

Z.Islami, ju jeni njė njohės shumė i mirė dhe i situatės nė Gjeorgji, duke qenė njėkohėsisht dhe i deleguari i Kėshillit tė Europės nė kėtė rajon, si do ta vlerėsonit situatėn mė tė fundit tė krijuar atje pas ndėrhyrjes ushtarake tė Rusisė?

Situata nė tė gjitha rajonin e Kaukazit ėshtė prej kohėsh komplekse dhe tanimė edhe mjaft e komplikuar. Gjeorgjia pėrbėn nja nga rastet tipike tė kėtij kompleksiteti. Fillimi i procesit tė demokratizimit nė vendet e kėtij rajoni, fuqizimi ekonomik i Rusisė, objektivat e zgjerimit tė NATO dhe pėrkeqėsimi i situatės energjetike kanė mprehur interesat gjeopolitike nė rajon. Sovraniteti dhe integriteti i Gjeorgjisė janė prekur rėndė me rastin e ndėrhyrjes ushtarake ruse. Interesat gjeostrategjike tė SHBA po ashtu rezultojnė tė prekura. Rusia ndjehet e kėrcėnuar nga njė anėtarėsim i Gjeorgjisė nė NATO, tė cilin e konsideron pjesė tė hallkave tė njė ”kordoni rrethues ushtarak” nga Perėndimi e NATO. Dy zonat e konfliktit tė ”ngrirė” qė kanė kaluar gjatė kėtyre ditėve nė ”gjendje tė nxehtė”, Abkhazia dhe Osetia e Jugut pėrbėjnė ”pretekstin” apo mekanizmin e konfliktit, qė nė thelb ėshtė shumė mė i thellė. Me rastin e kėtij konflikti ushtarak, tė shoqėruar me viktima dhe disa mijėra persona tė zhvendosur, situata duket mė e komplikuar dhe ndoshta zgjidhja mė e largėt, por njėkohėsisht ēėshtja ėshtė ndėrkombėtarizuar. Ēėshtja e kėtyre dy krahinave tė Gjeorgjisė tanimė ėshtė njė ēėshtje midis Perėndimit, BE e NATO-s, nga njėra anė, dhe Rusisė, nga ana tjetėr. Ndėrkohė pozicionet strategjike tė SHBA dhe vendeve tė ndryshme tė BE mund tė jenė me dallime nuancore, sidomos po tė merren nė konsideratė ēėshtjet e sigurisė, qė lidhen me energjinė apo me anėtarėsimin e shpejtė tė Gjeorgjisė nė NATO. Pėr momentin ”plani Sarkozi” duket i pranueshėm pėr Putin, ndėrkohė qė ky plan i shoqėruar me ”shpjegimet amerikane” mund tė pranohet nga Sakashvili.

Ju jeni ngarkuar nga Kėshilli i Europės qė tė shkoni pėrsėri nė Gjeorgji. Cili do tė jetė misioni juaj atje?

Ėshtė e vėrtetė qė kam ndėrprerė pushimet pėr tė kryer njė mision dyditor nė Tbilisi me kėrkesė tė Presidentit tė Asamblesė Parlamentare tė KE, zotit Luis Maria de Puig. Situata nė Gjeorgji ėshtė tensionuar gjatė kėtyre tetė ditėve dhe kjo ēėshtje kaq e komplikuar ka tėrhequr kėtė radhė angazhimin direkt tė personaliteteve botėrore nga shtetet dhe organizmat mė tė fuqishėm, Presidentit dhe Ministrave tė Jashtėm tė SHBA e Francės, si kryesuese e BE, Kancelares Gjermane, tė presidentėve tė Polonisė, Ukrainės dhe tė vendeve Baltike, tė Sekretarit tė Pėrgjithshme tė OKB, z.Ban Ki Mun, Xavier Solana, etj. Ka qenė gjithashtu nė Tbilisi edhe Sekretari i Pėrgjithshėm i Asamblesė Parlamentare tė Kėshillit tė Europės, Terry Devis. Misioni ynė si bashkė-raportues tė Kėshillit tė Europės ėshtė, sė pari, nė linjė me atė tė tė gjithė personaliteteve botėrore, por konkretisht mė i thjeshtė e mė modest, pėr tė pėrcjellė mesazhin e Asamblesė Parlamentare nė mbėshtetje tė integritetit e sovranitetit tė Gjeorgjisė dhe tė nėnshkrimit tė planit pėr vendosjen e armėpushimit, nė funksion tė krijimit tė kushteve pėr gjetjen e njė zgjidhjeje afatgjatė e tė qėndrueshme pėr dy krahinat, e Abkhazisė e tė Osetisė sė Jugut. Natyrisht, sė bashku me mesazhin e Kėshillit tė Europės, do tė grumbullojmė tė dhėnat e nevojshme pėr hartimin e njė raporti pėr konfliktin ushtarak sepse me siguri, nė sesionin e ardhshėm tė Asamblesė Parlamentare tė KE, do tė ketė njė debat e ndoshta rezolutė pėr kėtė ēėshtje. Axhenda e takimeve pėrfshin takime me presidentin Sakashvili, ministrin e Jashtėm, Kryetarin e Parlamentit etj.

Faktikisht, si mund tė zgjidhet ky konflikt?

Kjo ėshtė njė pyetje e vėshtirė e tepėr e komplikuar qė pėr momentin nuk ka njė pėrgjigje tė plotė e pėrfundimtare. Por fillimisht duhet tė nėnshkruhet e tė vendoset realisht nė terren, armėpushimi. Kjo tanimė ėshtė ēėshtje qė i kalon caqet e Abkhazisė e tė Osetisė sė Jugut e bile, edhe tė vetė Gjeorgjisė.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare