Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Image

Bollano-Berishės: Mandatin tjetėr investo nė Himarė

Ēėshtja e pronave dhe kėrkesat e shoqatės "Omonia" pėr gjuhėn greke nuk kanė qenė pjesė e bisedės mes kryeministrit dhe kryebashkiakut tė Himarės. »»


Japim para po zbardhėt Gėrdecin

19.07.2008 18:30 Politike - Burimi: Metropol Politike

  Ambasadorėt vėnė kushte pėr financimin e demontimit tė armėve tė tepėrta nė Shqipėri

Ministri Oketa siguron se procedurat pėr ēmontimin do tė jenė transparente

Shkatėrrimi i armatimeve tė tepėrta nė Shqipėri do tė arrihet me ndihmėn financiare tė partnerėve ndėrkombėtarė. Por ambasadorėt e vendeve anėtarėve vendosin si kusht pėr ndihmėn e menjėhershme zbardhjen e shpėrthimit tragjik nė Gėrdec mė 15 mars tė kėtij viti. Gjatė tryezės sė organizuar nga ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa, “Asgjėsimi i municioneve tė tepėrta, rritje e sigurisė kombėtare”, ambasadorėt deklaruar se para se tė nisė procesi i lėvrimit tė fondeve si ndihmė pėr Shqipėrinė nė demontimin e armėve duhet qė mė parė tė njihen me njė dosje tė plotė tė shkaqeve qė sollėn shpėrthimin nė Gėrdec. Ata kėrkuan transparencė mbi kėtė ngjarje si dhe tregtinė e armėve nga vendi ynė.

Ambasadori danez

Spastrimi i municioneve tė dėmshme ėshtė i mundshėm pėrmes ndihmės sė ndėrkombėtarėve. Por pėr ministrin danez Niels Severin kjo varet nga hetimet dhe zbardhja e tragjedisė sė Gėrdecit. Severin ka shprehur gatishmėrinė e vendit tė tij pėr tė ndihmuar shtetin shqiptar, por njė gjė e tillė duhet shoqėruar me transparencėn pėr ngjarjen e Gėrdecit. “Jemi tė gatshėm tė mbėshtetim financiarisht pėr demontimin e armėve, por mė parė duhet tė zbardhet tragjedia e Gėrdecit, e cila ka qenė njė ngjarje e rėndė. Kėrkojmė njė raport tė hollėsishėm mbi gjithēka ka ndodhur nė Gėrdec, shkaqet, shkaktarėt dhe pasojat qė solli kjo tragjedi. Mė pas do tė flasim pėr ndihmėn financiare, e cila jam i bindur se nuk do tė mungojė”, - ka deklaruar pėrfaqėsuesi zyrtar i Danimarkės nė Tiranė. Duke iu drejtuar ministrit Oketa, ai tha se nė njohuritė e tij armėt nė Shqipėri janė tė prodhuara gjatė kohės sė Luftės sė Ftohtė dhe me origjinė ruse ose kineze. “A keni ju kritere pėr transparencėn e shitjes sė kėtyre armėve?” - kėrkoi tė dinte Severin. Kėsaj pyetjeje ministri Oketa iu pėrgjigj duke siguruar se “procedurat pėr demontimin ose shitjen e municioneve do tė jenė transparente nė maksimum, duke respektuar standardet e sigurisė dhe transparencės”.

Ministri Oketa

Nė tryezėn organizuar me qėllim thithjen e fondeve pėr procesin e demontimit tė municioneve, ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa deklaroi se qeveria shqiptare dhe dikasteri qė drejton trajtojnė me prioritet kėtė proces. Ai tha se marrjen e ftesės pėr anėtarėsim nė NATO qeveria e ka parė si fillimin e njė procesi intensiv pune dhe angazhimesh, qė lidhen jo vetėm me negociatat dhe pėrmbushjen e detyrave dhe objektivave pėr tė krijuar njė ushtri profesioniste, por edhe me njė seriozitet madhor pėr pėrmbushjen e njė prej objektivave kryesorė: atė tė demontimit dhe asgjėsimit tė plotė tė municioneve tė tepėrta nė vend. “Fatkeqėsisht njė ngjarje tragjike si ajo e Gėrdecit e solli edhe mė nė fokus kėtė problem. Gėrdeci bėri qė ky realitet i municioneve tė tepėrta tashmė tė mos pėrjetohet vetėm nga ushtarakėt, tė cilėt merren ēdo ditė me kėtė rrezik, por dhe nga institucionet e tjera dhe nga vetė qytetarėt”, - deklaroi Oketa. Sipas tij, gjithēka ndodhi nė Gėrdec solli intensifikimin e pėrpjekjeve pėr eliminimin sa mė shpejtė tė jetė e mundur tė kėtij rreziku, i cili tashmė do tė shihet nėn njė kėnd tjetėr. Ministri i Mbrojtjes bėri me dije se ėshtė pėrpiluar njė program pune, nė bazė tė sė cilit do tė procedohet me demontimin e armėve. Gjithashtu ai bėri me dije se i gjithė ky proces ka njė kosto prej 4 miliardė lekėsh, shumė e cila ėshtė e papėrballueshme nga buxheti i Ministrisė.

Plan veprimi pėr demontimin

Ministri Oketa tha se ekspertėt ushtarakė shqiptarė nė bashkėpunim me ekspertė tė huaj kanė pėrgatitur njė plan veprimi pėr demontimin e municioneve tė tepėrta nė vend. Parashikohet qė nė vitin 2010 rreziku nga municionet pėr popullatėn tė jetė reduktuar nė zero dhe brenda vitit 2015 e gjithė sasia e municioneve tė tepėrta tė jetė eliminuar. “Misioni ynė dhe i kėtij plani veprimi ėshtė identifikimi dhe eliminimi i gjithė municioneve tė tepėrta dhe tė vjetra, eksplozivėve dhe materialeve mbushėse tė municioneve nga inventari i Forcave tė Armatosura”, - tha Oketa. Ai bėri me dije se aktualisht ekzistojnė mbi 25 depo municioni, ku gjenden rreth 100 000 tonė municione tė llojeve tė ndryshme. Oketa deklaroi se demontimi industrial i municioneve do tė bėhet nė kushte tė larta sigurie nė dy prej fabrikave mė tė rėndėsishme nė vend: Mjekės dhe Poliēan. Kėto do tė licencohen dhe certifikohen sipas rregullave. Ministria e Mbrojtjes i ėshtė drejtuar tashmė me njė kėrkesė pėr njė marrėveshje agjencisė sė specializuar tė NATO-s , NAMSA, pėr tė asistuar nė certifikimin e vendeve tė demilitarizimit. Plani i veprimit parashikon minimumi 5 poligone demontimi nė tė gjithė vendin.

Fatura financiare

Ministri Oketa u shpreh i vetėdijshėm se ky proces kėrkon akordimin e fondeve tė mjaftueshme financiare qė tė realizohet nė kohė. Pėr tė mundėsuar demontimin dhe eliminimin e gjithė arsenalit tė municioneve tė tepėrta ėshtė i nevojshėm njė shumė prej 4 miliardė lekė. “Natyrisht qė kėto fonde nuk janė tė disponueshme nė buxhetin aktual tė planifikuar tė Ministrisė sė Mbrojtjes dhe tentativa pėr t’i nxjerrė kėto fonde nga buxheti i MM-sė do tė kufizonte rėndė pėrpjekjet pėr tė arritur njė forcė tėrėsisht profesioniste”, - tha ai. Ai bėri me dije se parashikohet qė qeveria shqiptare tė autorizojė krijimin e njė superfondi, i cili do tė financohet nga tė ardhurat e fituara nga shitja e pajisjeve dhe materialeve tė tepėrta joeksplozive, tė cilat nuk nevojiten mė, por janė aktualisht nė inventarin e Ministrisė. Oketa theksoi se Ministria do tė mirėpriste dhe do tė ishte mirėnjohėse ndaj ēdo mbėshtetjeje nga ana e miqve dhe aleatėve tanė, organizmave ndėrkombėtare etj. Sipas tij, financimi i superfondit do arrihet kryesisht nėpėrmjet shitjes sė pajisjeve dhe materialeve tė tepėrta dhe tė vjetra.


Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare