Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Image

Willkommen “Waz Medien”!

Ka nja ca muaj tė mirė qė nė komunitetin e medias shqiptare ka zėnė vend njė togfjalėsh i ri. »»


Jo legalizim pa kompensim pronash

18.05.2008 00:02 Politike - Burimi: Metropol Politike

  Arjan Madhi deklaron arritjen e marrėveshjes mes dy partive tė koalicionit qeveritar

PD-PR, pėrfundojnė negociatat nė favor tė ish-pronarėve tė ligjshėm

Demokratėt dhe republikanėt kanė rėnė dakord pėr ndryshimet nė ligjin e legalizimeve. Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi dhe drejtori i Agjencisė sė Legalizimeve, Shaban Memia, pas njė procesi negociatash me kryetarin e grupit parlamentar tė Partisė Republikane, Arjan Madhi, mė nė fund kanė vendosur tė pranojnė propozimet e PR-sė. Arjan Madhi ka bėrė tė ditur dje pėr gazetėn “Metropol” se ligji i legalizimeve tashmė do tė jetė nė favor tė pronarėve, tokat e tė cilėve janė zėnė nga ndėrtimet pa leje.

Marrėveshja

Sipas kryetarit tė deputetėve republikanė, nė ligjin e legalizimeve ėshtė pėrcaktuar qartėsisht se nuk do tė jepet asnjė leje legalizimi apo titull pronėsie, para se tė kryhet procesi i kompensimit tė pronarėve tė ligjshėm tė truallit ku ėshtė ngritur objekti. “Kemi arritur nė njė marrėveshje me Partinė Demokratike. Kemi pėrfunduar sot takimet negociuese. Ne ramė dakord qė procesi i legalizimeve do tė jetė i lidhur ngushtėsisht me procesin e kompensimit tė ish-pronarėve ė ligjshėm, tė cilėve u ėshtė zėnė toka. Kjo do tė thotė se asnjė person qė ka ndėrtuar pa leje nuk do tė mund tė marrė titull pronėsie, pa realizuar kompensimin e pronarėve mė parė”, ėshtė shprehur Madhi. Njė deklaratė e tillė e kryetarit tė grupit parlamentar tė Partisė Republikane tregon qartė se gjatė diskutimit nė Kuvend, ligji pėr legalizimet do tė marrė dhe 11 votat e deputetėve tė PR-sė, tė cilėt votuan kundėr ndryshimeve nė ligj nė seancėn parlamentare tė datės 10 prill.

Ndryshimi

Nė ligjin nė fuqi tė legalizimeve kompensoheshin nė natyrė ose nė lekė, pasi prona e legalizuar ėshtė regjistruar nė regjistrat e pronave tė paluajtshme. Kjo ėshtė e sanksionuar nė nenin 15 tė ligjit pėr legalizimet. Pika 2 e kėtij neni sqaron: “Nė rast se parcela ndėrtimore e legalizuar figuron nė regjistrat e pronave tė paluajtshme nė emėr tė subjekteve private, atėherė me regjistrimin e lejes sė legalizimit, subjektit privat i lind e drejta pėr shpėrblim nė natyrė ose nė lekė”. Mė tej, nė pikėn 3, tė nenit 15, tė ligjit pėr legalizimet, bėhet e ditur se “zyra e regjistrimit tė pasurisė sė paluajtshme, pėr tė gjitha rastet e konstatuara nė pikėn 2 tė kėtij neni, i dėrgon Kėshillit tė Ministrave ēdo 3 muaj listėn e subjekteve fizike ose juridike qė shpėrblehen sipas kėtij ligji, me tė dhėnat pėr ēdo pronar dhe sipėrfaqet takuese”. Pra, sipas kėtij neni, mė parė kryhej procesi i legalizimit tė njė objekti pa leje, mė pas kompensimi i truallit nė tė cilin ėshtė ndėrtuar ky objekt. Me ndryshimet e propozuara nga republikanėt dhe tė pranuara nga qeveria, tashmė ish-pronarėt do tė mund tė kompensohen mė parė sesa tė kryhet procesi i legalizimit.

Republikanėt kundėrshtuan ndryshimet

e legalizimeve nė seancėn e 10 prillit

Deputetėt republikanė kundėrshtuan nė seancėn e 10 prillit ndryshimet e bėra nė ligjin pėr legalizimet, duke vėnė nė pah se nė amendamente nuk ishin pėrcaktuar afate tė qarta kohore pėr kompensimin e ish-pronarėve. Ky ka qenė shkaku qė republikanėt jo vetėm qė votuan kundėr kėtyre ndryshimeve, por i bėnė njė kėrkesė publike Presidentit tė Republikės qė ta kthente pėr rishqyrtim nė Kuvend ligjin pėr legalizimet. Presidenti i Republikės, pas njė periudhe shqyrtimi, dekretoi rikthimin e tij pėr shqyrtim nė Kuvend. Gjatė argumentimit tė tij, Topi vuri nė dukje se amendimet shmangnin procesin e kompensimit tė pronarėve tė ligjshėm tė pronės. Ai gjithashtu u shpreh kundėr mbivendosjes sė kompetencave tė disa institucioneve. Presidenti Topi kėrkoi nga politika shqiptare rishqyrtimin e ligjit dhe diskutimin e tij me tė gjitha grupet e interesit. Pas kthimit nė Kuvend tė ligjit, vetė Kryeministri Berisha u shpreh i hapur tė negociohej me PR-nė pėr ndryshimet nė favor tė ish-pronarėve. Pėr kėtė arsye ai mandatoi ministrin e Punėve Publike, Sokol Olldashin, dhe drejtorin e ALUIZNI-t, Shaban Meminė, qė tė negocionte me republikanėt pėr ndryshimin e ligjit tė legalizimeve.

Ndryshimet nė qeveri, ligjvėnėsit demokratė kritika ministrave tė partive aleate

Shtimi i ministrive, deputetėt e PD-sė me qėndrime tė ndryshme

Deputetėt e Partisė Demokratike kanė shprehur pakėnaqėsi pėr punėn e ministrive qė drejtohen nga kryetarėt e partive aleate tė PD-sė, ndėrkohė qė kanė qėndrime tė ndryshme nė lidhje me shtimin e portofolave ministrorė. Kėshtu, deputetėt Preē Zogaj dhe Edi Paloka mbėshtesin idenė e ndryshimeve nė qeveri, por kėto ndryshime nuk duhet tė jenė nė emra, sipas tyre, por nė strukturė dhe nė mėnyrė qeverisjeje. Nė anėn tjetėr, deputeti Ferdinand Xhaferri shprehet se PD-ja duhet tė mbajė premtimin elektoral pėr njė qeveri tė vogėl dhe efeciente. Zogaj kėrkon mė shumė punė nga Qeveria pėr tė luftuar atė qė ai e quan mikrokorrupsion. Ndėrkohė qė ia njeh meritėn Qeverisė pėr luftėn qė ka ndėrmarrė pėr tė mbyllur “rubinetet” e korrupsionit tė madh qė bėhet nė dogana. “Nga ana tjetėr, ka probleme mikrokorrupsioni, qė janė jo vetėm ryshfetet, por edhe abuzime nė nivele tė ndryshme. Unė them se duhet ta shohim problemin drejt nė sy dhe me tė njėjtėn kurajė, vendosmėri dhe profesionalizėm qė kemi pėrballuar makrokorrupsionin, tė pėrballojmė mikrokorrupsionin, i cili ėshtė dhe mė i prekshėm pėr publikun e gjerė, sepse edhe jetohet nga publiku i gjerė”, ka konstatuar Zogaj. Sipas tij, kjo situatė nuk pėrballohet vetėm me ndryshime nė qeveri, por kėrkon njė reflektim edhe me historikun e korrupsionit nė Shqipėri. “Kurse ndryshime nė Qeveri duhen bėrė pėr t’i dhėnė impulse tė reja qeverisjes, mė shumė kreativitet, mė shumė pėrkushtim. Duhet dalė nga njė lloj rutine qė krijohet natyrshėm herė pas herė dhe kjo duhet bėrė nė bazėn e njė analize. Na duhen ministra qė pėrfaqėsojnė vota, pėrfaqėsojnė arritje, pėrfaqėsojnė staturė”, ėshtė shprehur Zogaj. Edhe Paloka kėrkon ndryshime nė Qeveri, por ai vė theksin nė largimin e ministrave qė drejtohen nga aleatėt e PD-sė. “Duhet tė ketė edhe rikonstruksion tė Qeverisė, madje edhe nė strukturė mund tė ketė ndryshime Qeveria, jo thjesht nė emra. Ka njė tė vėrtetė qė shpesh ministritė qė drejtohen nga aleatėt kanė njė lloj pavarėsie tė papranueshme. Unė nuk jam nga ata qė them se duhet tė fshihen aleatėt nga Qeveria, por ata duhet tė jenė mė tė pėrgjegjshėm, sepse ministritė qė kanė nuk janė pėr tė ngritur partitė e tyre, pėr tė punėsuar anėtarėt e partive tė tyre”, ėshtė shprehur Paloka.

Edi Paloka

“Ka njė tė vėrtetė qė shpesh ministritė qė drejtohen nga aleatėt kanė njė lloj pavarėsie tė papranueshme. Unė nuk jam nga ata qė them se duhet tė fshihen aleatėt nga Qeveria, por ata duhet tė jenė mė tė pėrgjegjshėm, sepse ministritė qė kanė nuk janė pėr tė ngritur partitė e tyre, pėr tė punėsuar anėtarėt e partive tė tyre”

Preē Zogaj

“Kurse ndryshime nė Qeveri duhen bėrė pėr t’i dhėnė impulse tė reja qeverisjes, mė shumė kreativitet, mė shumė pėrkushtim. Duhet dalė nga njė lloj rutine qė krijohet natyrshėm herė pas herė dhe kjo duhet bėrė nė bazėn e njė analize. Na duhet ministra qė pėrfaqėsojnė vota, pėrfaqėsojnė arritje, pėrfaqėsojnė staturė”



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 








Parajsa Shqiptare