Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


G99-a: Qeveria nuk ka qėllim tė luftojė korrupsionin

G99-a reagon pas qėndrimit publik tė ministrit tė Jashtėm, Lulzim BashaTIRANĖ- Pėrfaqėsuesi i lėvizjes ”G99”, Etjen Xhafaj, deklaroi dje se, pėrmes ministrit tė Jashtėm, Lulzim Basha, qeveria Berisha tregoi edhe njėherė se e ka tė vėshtirė tė bashkėjetojė me institucionet e pavarura. »»


“Kam vendosur tė kandidoj pėr PD e Tiranės”

06.09.2008 12:02 Politike - Burimi: Panorama Politike

• Ish-kandidati i Partisė Demokratike pėr Bashkinė e Tiranės nė vitin 2003 dhe njė prej deputetėve tė kryeqytetit, Besnik Mustafaj shpall zyrtarisht kandidaturėn pėr kryetar tė PD-sė sė Tiranės. Ndėrkohė nė ditėt e ardhshme, pritet tė dalė edhe rivali i Mustafajt, i cili do tė ketė mbėshtetjen e Kryeministrit Berisha. 

Sonila Meēo

Kandidimi
Ish-ministri i Jashtėm i kabinetit “Berisha” e bėri tė ditur dje, lajmin gjatė njė interviste nė TV Klan. “Unė do tė jem shumė i involvuar nė kėtė fushatė. Unė kam vendosur qė tė jem kandidat pėr drejtimin e Partisė Demokratike nė Tiranė. Partia Demokratike nė Tiranė ėshtė motori de fakto i krejt PD-sė, jo vetėm se ėshtė kryeqendra, por edhe sepse nė Tiranė janė tė pėrqendruar forcat mė tė mėdha intelektuale tė vendit, aderuese nė Partinė Demokratike”, deklaroi Mustafaj. Sipas sekretarit pėr marrėdhėniet me jashtė nė Partinė Demokratike, fushata elektorale e vitit tė ardhshėm ėshtė shumė e rėndėsishme pėr partinė nė pushtet. Mustafaj thotė se pėr tė kėrkuar njė mandat tė dytė, PD-sė i kėrkohet “njė vitalizim jashtėzakonisht serioz, njė modernizim, njė rritje e demokracisė brenda saj, njė pėrfshirje e tė rinjve, njė aktivizim i potencialeve historike tė partisė, pra nė kėtė kuptim ėshtė njė moment shumė i rėndėsishėm”.
Si iu duk propozimi i Partisė Socialiste lidhur me hapjen e dosjeve tė ish-regjimit komunist?
Ligji “Pėr hapjen e dosjeve” ėshtė temė qendrore e njė debati prej 18 vitesh. E vėrteta ėshtė qė janė bėrė disa ligje pėr kėtė, disa janė aplikuar, disa jo, disa janė kontestuar, pėr tė mos hyrė shumė nė analiza historike. Por mua mė duket se tani jemi nė fundin e njė kohe tė mundshme pėr t’u marrė me kėtė tė shkuar dhe duhet tė merremi nė mėnyrėn mė tė qartė pėr tė mos iu kthyer mė kėsaj ēėshtje.
A ėshtė kjo mėnyra mė e mirė?
Aspekti pozitiv me propozimin qė vjen nga Partia Socialiste mė duket shprehja e vullnetit publik pėr tė qenė konsensual, ēka Partia Demokratike e ka kėrkuar vazhdimisht. Por formula qė shpreh tani Partia Socialiste pėr tė ngritur njė komision ad hoc, ndėrkohė qė komisioni i Ligjeve ka disa drafte, ėshtė bėrė njė punė paraprake dhe dihen pikat ku nuk ka pėrputhje mes propozimeve tė Partisė Demokratike dhe maxhorancės dhe propozimeve tė Partisė Socialiste. Pra, mua mė duket se propozimi pėr tė ngritur njė komision tjetėr ad hoc, i cili tė fillojė nga e para, kur ne kemi vetėm dy sezone qė na ndajnė nga zgjedhjet, mua mė duket mė shumė njė kėrkesė...
Pra, Partia Demokratike nuk do ta pranojė krijimin e njė komisioni ad hoc, do tė lobojė deri nė fund pėr vijueshmėrinė...
Nuk ka asnjė vendim nga Partia Demokratike qė mund tė them sot po ose jo, por di qė Partia Demokratike dhe lidershipi i saj ka njė vullnet tė ngulitur fort, qė kėtė ligj ta kalojė me konsensusin e opozitės.
Po shohim konfigurime dhe konfigurime tė grupeve parlamentare me lėvizje tė njerėzve, qė nuk po ua dallojmė mė ngjyrėn e tyre politike. Ju keni njė opinion personal pėr kėtė?
Mua nuk mė ėshtė dukur asnjėherė serioze nga njė grup nė tjetrin. Ka disa deputetė qė lėvizin me miratimin e grupeve parlamentare nė mėnyrė qė tė ndihmojė, pasi ka disa standarde pėr krijimin e njė grupi, pasi duhet tė jenė shtatė deputetė. Nė kėtė kuptim ka disa deputetė qė huazohen nga grupi te njė grup aleat nė mėnyrė qė ky tė konstituohet si grup, por nė shumicėn e rasteve kėto lėvizje brenda tre viteve nė disa parti dhe grupe parlamentare mua mė duken shprehje instabiliteti, qė vjen pėrgjithėsisht nga mungesa e detyrimit qė kanė kolegėt pėr tė dhėnė llogari nė elektorat. Elektorati ėshtė ai qė e mban deputetin pėrpara detyrimit tė respektojė angazhimet e tij. Unė nė qoftė se jam zgjedhur deputet i Partisė Demokratike, deri nė fund t’i qėndroj kėtij angazhimi.
Ka kohė pėr tė folur pėr vitin elektoral, por ėshtė e rėndėsishme ēfarė po bėhet me fushatėn brenda partisė. Ēfarė po ndodh realisht brenda PD-sė, nė kuadėr tė riorganizimit tė strukturave tė saj?
Partia Demokratike zyrtarisht ka hyrė nė fushatėn e vet pėr zgjedhjet e brendshme, ēka ėshtė njė moment shumė i rėndėsishėm. Unė, duke qenė njė nga themeluesit e Partisė Demokratike, edhe historikisht, mund tė them se kjo fushatė brenda partisė ėshtė nga momentet politike mė tė rėndėsishme tė Partisė Demokratike. Sepse ne tashmė do tė shkojmė nė fushatėn e ardhshme pėr tė marrė njė mandat tė dytė, ēka do tė thotė qė i kėrkohet Partisė Demokratike njė vitalizim jashtėzakonisht serioz, njė modernizim, njė rritje e demokracisė brenda saj, njė pėrfshirje e tė rinjve, njė aktivizim i potencialeve historike tė partisė, pra nė kėtė kuptim ėshtė njė moment shumė i rėndėsishėm.
Kanė filluar tashmė kėto lėvizje?
Duhet tė kishin filluar, por kanė filluar gjithsesi sepse nėnkryetari i Partisė Demo-kratike zoti Patozi e njoftoi para disa ditėsh njoftoi hapjen e fushatės nė shtator. Pra edhe me statut edhe me vendimet e kryesisė (pra, si strukturore, por edhe statutore) fushata ėshtė hapur. Unė do tė jem shumė i involvuar nė kėtė fushatė.
Nė ē’kuptim?
Unė kam vendosur qė tė jem kandidat pėr drejtimin e Partisė Demokratike nė Tiranė. Partia Demokratike nė Tiranė ėshtė motori de fakto i krejt PD-sė, jo vetėm se ėshtė kryeqendra, por edhe sepse nė Tiranė janė tė pėrqendruar forcat mė tė mėdha intelektuale tė vendit, aderuese nė Partinė Demokratike. Tirana ėshtė faktikisht vendi ku nuk janė mė vetėm qytetarėt e Tiranės apo ata tė ardhur deri nė vitin 90. Tirana me shumėfishimin e popullsisė sė saj, me prurjet nga gjithė Shqipėria, shumė nga themeluesit e Partisė Demokratike nėpėr rrethe nė 1990-‘91 tashmė janė anėtarė tė Partisė Demokratike nė Tiranė, pra nė kėtė kuptim Tirana do tė jetė motori i vėrtetė i fushatės elektorale.
Kjo ėshtė njė iniciativė juaja personale, apo do tė varet edhe forumet?
Nė bazė tė statutit tė Partisė Demokratike ēdo anėtar i saj mund tė kandidojė. Unė e kam marrė kėtė vendim, pasi e kam pjekur fort me veten time, kam parė tė gjitha anėt e mira dhe tė dobėta tė kėtij veprimi tim politik. Unė mendoj se i kam njė detyrim Partisė Demokratike nė Tiranė pėr t’u angazhuar mė shumė drejtpėrdrejtė me strukturat e saj, sepse unė gjithė jetėn time politike e kam bėrė nė Tiranė, demokratėt e Tiranės mė kanė votuar, qė nga 1991 dhe nė vazhdim disa herė.
Tashmė e shoh qė e paskeni nisur fushatėn zoti Mustafaj. E materializuat jo vetėm njoftimin, por edhe nisjen e fushatės...
Ėshtė e strukturuar nė kokėn time ky vendi, nuk ėshtė vendim i orės sė fundit.
Me sa shoh keni ende shumė energji...
Kam shumė energji dhe shumė vendosmėri.

Zgjedhjet nė PD, Imami i pari kandidat

Njė ndėr themeluesit e Partisė Demokratike, Arben Imami ka qenė i pari, qė kėrkoi tė bėhej pjesė e strukturave drejtuese tė saj, pasi tė ndaheshin postet shtetėrore nga ato partiake. Por mosndryshimi i statutit, i cili solli edhe mosndarjen e posteve, bėri qė kandidimi i tij tė mbetej vetėm nė tentativė, pasi asnjėherė nuk u votua. Gjatė njė konference pėr shtyp Imami nuk pėrmendi se, pėr cilin post do tė kandidonte, por synimi i tij kryesor ishte posti i sekretarit tė pėrgjithshėm tė partisė, i cili aktualisht mbahet nga Ridvan Bode. Kandidimi i Imamit duket se nuk u prit mirė nga lidershipi i PD-sė, teksa nėnkryetarja Jozefina Topalli e pyetur nė njė emision televiziv lidhur me kandidimin e tij tha se: “Ne kemi kaluar 8 vite nė njė opozitė shumė tė vėshtirė, ndaj memoria nė PD vazhdon tė jetė shumė e rėndėsishme dhe shumė domethėnėse”.


PD e Tiranės nga Vejsiu tek Olldashi

Partia Demokratike e Tiranės ėshtė dega mė e madhe e PD-sė dhe si e tillė nė krye tė saj kanė qenė gjithmonė njerėz me peshė nė forumet e kėsaj partie. I pari kryetar i saj, i zgjedhur fare pak kohė pas krijimit tė Partisė Demokratike, ishte Ylli Vejsiu, i cili ka qenė anėtar i kryesisė sė parė tė kėsaj partie, qė zgjodhi Berishėn kryetar. Vendin e Vejsiut e zuri Albert Brojka, i cili nga viti 1996 deri nė vitin 2000 drejtoi edhe Bashkinė e Tiranės. Por Brojka u largua nga kreu i PD-sė sė Tiranės nė vitin 1999, sė bashku me Genc Pollon, Tritan Shehun dhe Petrit Kalakulėn. Nė kongresin e jashtėzakonshėm tė atij viti, kryetar i PD-sė sė Tiranės u zgjodh Vili Minarolli, i cili mori njė mandat tė dytė nė vitin 2002 dhe e mbajti deri nė vitin 2005. Nė vitin e rikthimit tė PD-sė nė pushtet, degėn mė tė madhe tė kėsaj partie e mori Sokol Olldashi, i cili nė 2007 konkurroi edhe pėr Bashkinė e Tiranės.


Zgjedhjet nė bazė, PD imiton PS-nė

Partia Demokratike duket se do tė imitojė kundėrshtarin e saj politik, Partinė Socialiste lidhur me mėnyrėn e organizimit nė bazė. Pas ndryshimeve tė Kodit Zgjedhor, ku nuk do tė ketė mė votim me sistemin maxhoritar tė pėrzierė me proporcional, por proporcional rajonal, pritet tė pėsojė ndryshim edhe mėnyra e organizimit tė partisė mė tė madhe tė koalicionit tė djathtė.

ADI SHKEMBI

Burime zyrtare pranė Partisė Demokratike bėnė tė ditur pėr gazetėn se, zgjedhjet nė bazė pritet tė nisin pas pak ditėsh, kur do tė ketė edhe njė mbledhje tė kryesisė sė PD-sė, e cila do tė pėrcaktojė deri nė detaje formalitetet e kėtyre zgjedhjeve. Por e reja e kėtij procesi ėshtė pikėrisht pėrzgjedhja e kryetarėve tė qarqeve, tė cilėt pritet tė kenė njė rol tė rėndėsishėm nė pėrzgjedhjen e kandidatėve pėr deputetė pėr zgjedhjet e ardhshme, qė do tė mbahen nė qershor. 12 kryetarėt e qarqeve nuk do tė zgjidhen nga baza e partisė, por do tė emėrohen nga kryesia e PD-sė. Sipas kėtyre burimeve, tė 12 kryetarėt e qarqeve do tė luajnė rolin e koordinatorit dhe tė ndėrlidhėsit tė kryesisė sė partisė me bazėn. Ndėrkohė bėhet e ditur se pas mbledhjes sė javės sė ardhshme tė kryesisė do tė rinisė procesi i zgjedhjeve nė tė gjitha strukturat e partisė, proces i cili nisi para disa muajsh nė disa prej degėve. Mė konkretisht do tė zgjidhen krerėt e nėnseksioneve, seksioneve, nėndegėve dhe nė fund tė degėve. Aktualisht, nė statutin e Partisė Demokratike, procesi i votimit, i parashikuar nė nenin 19, nis pikėrisht me zgjedhjen e kryetarit tė nėnseksionit dhe mė pas me zgjedhjen e forumeve tė tjera mė tė larta, deri te kryetari i degės. Pra, megjithėse zgjedhjet e ardhshme do tė jenė nė bazė tė rajoneve, strukturat e Partisė Demokratike nuk do t’i shkrijnė degėt e tyre, por do tė funksionojnė kryetarėt nė tė 36 rrethet e vendit. Ndėrkohė, nė mbledhjen e ardhshme tė kryesisė pritet tė jepen hollėsi vetėm pėr zgjedhjet nė bazė, por ende nuk ka asnjė informacion pėr mėnyrėn se si do tė zgjidhet lidershipi i partisė, pėrjashto kėtu kryetarin, i cili do tė zgjidhet nga kongresi qė do tė mbahet nė fillim tė vitit tė ardhshėm. Pak kohė mė parė kryesia e PD-sė zyrtarizoi zgjedhjen e strukturave drejtuese tė saj, sipas parimit njė anėtar njė votė.
Statuti i PD
Pjesė e diskutimeve tė ardhshme nė PD, pritet tė jetė edhe rishikimi i statutit. Por burimet e mėsipėrme bėjnė tė ditur se njė gjė e tillė do tė ndodhė vetėm pėr tė pėrshtatur organizimin e ri tė partisė me ndryshimet e kodit zgjedhor. Pra, mė konkretisht, pėr tė rregulluar mėnyrėn e zgjedhjeve nė degė dhe nėndegė. Ajo qė pritej mė me interes dhe pėr tė cilėn mund tė ngjallte edhe debate, ndarja e posteve partiake nga ato shtetėrore, nuk do tė preket fare. Burimet bėjnė tė ditur se nuk do tė ketė ndarje postesh nė parti, tė paktėn gjatė rishikimit tė statutit pėr kėtė herė. Kryeministri Berisha, megjithėse e hodhi vetėm njė ide tė tillė njė vit mė parė, para zgjedhjeve lokale, duket se ėshtė tėrhequr nga njė hap i tillė, i cili mund tė ngjallte debate edhe tek ata zyrtarė, tė cilėt do tė prekeshin nga ky ndryshim.


Paloka: Propozimet pėr deputetė nga degėt, vendos kryesia
Nė vitin e fundit elektoral Partia Demokratike ka gati formulėn pėr pėrzgjedhjen e kandidatėve, pėr nė zgjedhjet e ardhshme parlamentare, qė do tė mbahen nė qershor tė 2009-ės. Deputeti dhe anėtari i kryesisė sė PD-sė, Edi Paloka theksoi dje nė njė prononcim pėr mediat se, formula parashikon qė propozimet tė bėhen nga strukturat nė bazė dhe mė pas duke marrė miratimin e kryesisė, ato do tė pėrfshihen nė listėn e kandidaturave qė sipas rregullave tė reja do tė jetė e mbyllur. “Propozimet kanė ardhur nga degėt dhe pastaj kryesia ka shqyrtuar tė gjitha kriteret qė ne kemi pėrcaktuar pėr kėto raste dhe kemi zgjedhur atė qė kemi menduar qė ėshtė kandidatura mė e mirė. Kjo do funksionojė prapė, nuk ka gjė tė madhe”, u shpreh Paloka. Me ndryshimin e kodit zgjedhor dhe heqjen e maxhoritarit tė pėrzierė me proporcional, dhe nė vend tė tij vendosjen e njė proporcionali rajonal, ndryshime do tė pėsojnė edhe degėt e Partisė Demokratike. Sipas Palokės formula e re do tė bėhet nė mėnyrė tė tillė, qė partia mė e madhe e koalicionit tė djathtė tė pėrshtatet me ndryshimet nė kodin zgjedhor. “Deri tani ne kemi funksionuar si parti elektorale e organizuar nė bazė tė zonave elektorale, pra, ka pasur ēdo zonė strukturėn e saj tė PD. Konkretisht, Tirana ka pasur pėr ēdo zonė njė nėn degė partie, dhe me ndryshimin e kodit zgjedhor sigurisht qė dhe ne do pėrshtatemi sa mė mirė, qė nė zgjedhjet e ardhshme dhe mėnyra e zgjedhjes sė kandidatėve tė jetė e pėrshtatur me kodin e ri zgjedhor”, theksoi mė tej deputeti i Partisė Demokratike Edi Paloka. Ndėrkaq, Paloka vuri nė dukje se ėshtė koha qė tė rishikohet edhe roli i funksioneve drejtuese nė parti, qė sipas tij duhet tė ndahen nga ato shtetėrore, pasi njė vendosje e tillė e ka lėnė rolin e Partisė nė hije tre vitet e fundit. Por kjo ēėshtje sė bashku me atė tė rikthimit sė tė larguarve nė PD sipas Palokės, janė pika qė kėrkojnė detyrimisht rishikimin e statutit tė partisė.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare