Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


G99-a: Qeveria nuk ka qėllim tė luftojė korrupsionin

G99-a reagon pas qėndrimit publik tė ministrit tė Jashtėm, Lulzim BashaTIRANĖ- Pėrfaqėsuesi i lėvizjes ”G99”, Etjen Xhafaj, deklaroi dje se, pėrmes ministrit tė Jashtėm, Lulzim Basha, qeveria Berisha tregoi edhe njėherė se e ka tė vėshtirė tė bashkėjetojė me institucionet e pavarura. »»


Kompensimi fizik, AKKP: Kriteret brenda shtatorit

02.09.2008 12:03 Politike - Burimi: Shekulli Politike

Grupi i punės i ngritur nga AKKP dhe Ministria e Drejtėsisė po punojnė pėr caktimin e kritereve

TIRANĖ-Brenda muajit Shtator, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave do tė ketė gati kriteret pėr kompensimin fizik tė pronave. Burime pranė AKKP-sė deklaruan dje pėr gazetėn se grupi i punės i ngritur nga kjo agjenci nė bashkėpunim me Ministrinė e Drejtėsisė, do tė pėrcaktoje edhe kriteret qė do tė ndiqen pėr mėnyrėn e ndarjes sė pronave, pėr ta ēuar mė pas vendimin nė qeveri. Deri mė tani, Kėshilli i Ministrave ka miratuar tre vendime qė lidhen me krijimin e fondit tė kompensimit fizik tė pronave. Pėrmes kėtyre vendimeve ėshtė mėsuar se nė dispozicion tė kompensimit fizik janė parashikuar 72 mijė ha tokė pyjore dhe livadhe tė lira, qė ose janė nė administrim tė bashkive dhe komunave, ose janė nė procesin e kalimit nė pėrdorim prej tyre. Gjithashtu, 22 objekte qė janė nė administrim prej ministrive, janė propozuar t’i kalojnė AKKP-sė pėr realizimin e kompensimit tė ish-pronarėve. Kėtyre u bashkėngjitet dhe fondi prej rreth 20 mijė ha tokė e lirė bujqėsore e paraqitur nga Ministria e Bujqėsisė. Deri mė tani ėshtė deklaruar publikisht se nė vend janė rreth 130 mijė ha tokė tė lira, pa llogaritur nė fakt nga kjo sipėrfaqe tokat e zėna me ndėrtime tė paligjshme, tokat e dhėna me qira ose nė pėrdorim tė formave tė tjera nga bashkitė apo komunat e ndryshme. Krijimi brenda njė viti i fondit tė kompensimit fizik tė pronave ėshtė synimi kryesor i Agjencisė sė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave, ndėrkohė qė sipas ish-pronarėve, realizimi i saj ėshtė thuajse i pamundur brenda kėtij afati kohor. Megjithatė, AKKP duket se do t’i hapė rrugė kėtij procesi pėrmes pėrcaktimit tė kritereve, qė do tė jetė vetėm fillimi i punės, pasi gjithēka mė pas do tė varet nga koha se kur do tė miratohet nė Kėshillin e Ministrave. Kjo sepse kriteret pėr kompensimin financiar tė pronave nuk janė miratuar ende nga qeveria, edhe pse AKKP ka qė nė muajin Shkurt qė i ka depozituar pranė Ministrisė sė Drejtėsisė. Kompensimi financiar po kalon ēdo afat, nisur edhe nga pėrpjekja e fundit qė ministritė po bėjnė pėr rishikimin e vlerės sė tokės, gjė qė do tė rrezikojė edhe lėvrimin prej 5 milionė dollarėsh tė fondit te akorduar pėr kėtė vit nga buxheti i shtetit.

N.P



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare