Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


G99-a: Qeveria nuk ka qėllim tė luftojė korrupsionin

G99-a reagon pas qėndrimit publik tė ministrit tė Jashtėm, Lulzim BashaTIRANĖ- Pėrfaqėsuesi i lėvizjes ”G99”, Etjen Xhafaj, deklaroi dje se, pėrmes ministrit tė Jashtėm, Lulzim Basha, qeveria Berisha tregoi edhe njėherė se e ka tė vėshtirė tė bashkėjetojė me institucionet e pavarura. »»


Kompensimi, ish-pronarėt: Qeveria fushatė me legalizimet

19.08.2008 12:00 Politike - Burimi: Shekulli Politike

Anėtari i kryesisė sė Shoqatės ”Pronėsi me Drejtėsi” deklaroi dje se qeveria po pengon planin e Tiranės sė Madhe pėr arsye elektorale

TIRANĖ- Ēėshtja e legalizimit tė objekteve pa leje pritet tė jetė pėrsėri ”karta” tė cilėn demokratėt do tė kėrkojnė tė pėrdorin pėr tė synuar fitoren nė zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Pasi arriti ta pėrdorė mė sė miri kėtė ēėshtje nė zgjedhjet lokale tė vitit 2007, pavarėsisht se nuk arriti tė lėshojė mė shumė se tre certifikata pronėsie, mazhoranca aktuale duket se do tė aplikojė tė njėjtėn strategji pėr tė fituar votėn e kėtyre zonave edhe nė zgjedhjet parlamentare tė vitit 2009. Pėr kėtė ajo ka planifikuar qė deri nė prag tė kėtyre zgjedhjeve tė lėshojė afro 200 mijė certifikata pronėsie pėr banorėt e ardhur kundrejt ēmimeve simbolike qė ata do tė paguajnė pėr ēdo metėr katror truall apo tokė tė zėnė sipas ēmimeve tė hartės aktuale tė vlerės sė tokės, ndėrkohė qė pronarėt legjitimė do tė shpronėsohen mė pas sipas hartės sė re tė vlerės sė tokave, pavarėsisht se ligji pėr legalizimet parashikon qė tė dyja kėto procese tė kryhen njėkohėsisht. Njė fakt tė tillė e evidentojnė vetė pronarėt legjitimė qė presin tė shpronėsohen nga ky proces, tė cilėt paralajmėrojnė gjithashtu se qeveria me anė tė kėtij plani po pėrgatit njė vjedhje tė madhe tė pronės private. Sipas anėtarit tė kryesisė sė shoqatės ”Pronėsi me Drejtėsi”, Reshit Vorpsi, qeveria po kėrkon tė favorizojė zonat bastion tė sajat, siē ėshtė rasti i Bathores apo i Kamzės, duke i shitur trojet e zėna nga banorėt e ardhur kundrejt ēmimeve disa fish mė tė ulėta sesa ėshtė ēmimi real i tregut tė tokės. Kjo, sipas tij, pėrveē kėtij favorizimi do tė rrisė nė maksimum faturėn qė duhet tė paguajė qeveria pėr shpronėsimin e pronarėve tė vjetėr, duke e bėrė deri diku kėtė proces tė parealizueshėm. ”Po pėrgatitet njė megavjedhje. Nė Kamėz sot ēmimi real i tregut tė tokės sipas Ministrisė sė Financave ėshtė rreth 600 euro pėr metėr katror, ndėrkohė qė ata persona qė do tė legalizohen atje nė Kamėz do ta marrin vetėm 10 dollarė pėr metėr katror”, - tha Vorpsi. Njė tjetėr element qė vėrteton favorizimin qė qeveria po kėrkon t’i bėjė kėtyre zonave qė presin tė legalizohen ėshtė edhe mosmiratimi i planit strategjik tė Tiranės sė Madhe. Sipas Vorpsit qeveria po pengon qėllimisht miratimin e kėtij plani, pasi nė rast se ai do tė hynte nė fuqi, nė bazė tė ligjit aktual tė legalizimeve tė gjitha ndėrtimet pa leje qė do tė ndodheshin brenda vijės sė verdhė tė tij nuk do tė legalizoheshin. ”Pika 4 e nenit dy tė ligjit tė legalizimeve thotė shprehimisht se nuk shtrihet pėr ndėrtime pa leje tė ngritura mbi troje private brenda vijės sė verdhė kur planet rregulluese parashikojnė ndėrtime mbi pesė kate nga niveli zero. A e kuptoni pse rri nė sirtar plani strategjik i Tiranės sė Madhe? Nė qoftė se ky plan i vijės sė verdhė i Tiranės sė Madhe do tė ishte miratuar sot sipas nenit 2 tė kėtij ligji, kėto legalizime nuk do tė bėheshin nė Kamėz”, - tha Vorpsi. Gjithashtu ish-pronarėt konsiderojnė njė mision tė pamundur tė kėsaj qeverie edhe kompensimin fizik tė ish-pronarėve brenda mandatit tė kėsaj qeverie. Sipas tyre, fatura totale pėr kompensimin qoftė fizik apo edhe atė financiar tė ish-pronarėve do tė jetė barrė e qeverive tė tjera qė do tė vijnė pas zgjedhjeve tė 2009. ”Nuk mund tė bėhet fjalė brenda kėtij mandati qeverisės pėr kompensim fizik dhe kjo ėshtė mėse e qartė, pra kompensimi fizik do t’i takojė njė strukture tjetėr qeverise qė do tė dalė pas zgjedhjeve”, - tha Vorpsi. Ndėrkohė, pėrsa i pėrket kompensimit financiar ai shprehet se qeveria aktuale ka bllokuar fondin prej 500 milionė lekėsh tė pėrcaktuar nė buxhetin e shtetit me qėllim qė ta afrojė shpėrndarjen e tij sa mė afėr fundit tė vitit, me qėllim pėrdorjen si njė mjet pėr tė pėrfituar kapital politik nė prag tė zgjedhjeve tė ardhshme. ”Pėr atė qė quhet shpronėsim financiar ajo shumė e miratuar sot nė Buxhetin e Shtetit prej 500 milionėsh patjetėr qė do tė shpėrndahet, por kjo do tė bėhet nė fundin e vitit, atėherė kur pėr arsye elektorale mund tė rritet kjo shifėr edhe njė herė sa kaq”, - tha pėrfaqėsuesi i shoqatės sė pronarėve tė shpronėsuar ”Pronėsi me Drejtėsi”, Reshit Vorpsi.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare