Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Zina Sollaku mban peng Ministrine e Drejtesise

Zina Sollaku mban peng Ministrine e Drejtesise

Tirane - Gruaja e ish-prokurorit te Pergjithshem, Theodhori Sollaku, po i fshihet shkeljeve te konstatuara nga ana e inspektoratit te Ministrise se Drejtesise. Mesohet se kjo e fundit ka marre leje te gjate dhe nuk dihet se kur do te kthehet. Nga ana tjeter, ajo nuk ka dorezuar ende pretendimet e saja ne lidhje me relacionin e derguar nga ministria per te gjitha shkeljet e kryera, duke u bere edhe pengese qe Ministria e Drejtesise te dergoje per mase... »»


Konsensus dhe debat publik pėr ligjet

18.05.2008 00:02 Politike - Burimi: Metropol Politike

  Ambasadori i KE-sė, Helmuth Lohan, mbėshtet reformėn nė sistemin e drejtėsisė

“Shteti ligjor ėshtė njė kusht i padiskutueshėm pėr tė qenė kandidat”

Kreu i delegacionit tė Komisionit Evropian nė Tiranė, Ambasadori Helmuth Lohan, kėrkoi dje qė reforma nė drejtėsi tė realizohet me njė debat gjithėpėrfshirės. Duke vlerėsuar konsensusin pėr miratimin e ligjeve tė rėndėsishme, Lohan vuri theksin nė zgjerimin e debatit edhe me grupet e interesit pėr sa i takon reformimit tė sistemit tė drejtėsisė.

Deklarata

“Marrėveshja mes forcave politike pėr reformėn ėshtė njė nevojė pėr progresin, pasi e vetme nuk ėshtė e mjaftueshme qė tė jetė e suksesshme. Konsensusi pėr principet e legjislacionit duhet tė shoqėrohet me njė konsultim tė gjerė me ekspertė pėrgjatė pėrgatitjes sė legjislacionit dhe duhet njė debat i plotė pėr draftin qė do tė pėrgatisin juristėt”, u shpreh kreu i delegacionit tė Komisionit Evropian nė Tiranė. Ai theksoi se ky proces duhet normalisht qė tė ketė rezultat me legjislacionin dhe jo tė duket mirė nė pamje tė parė, por qė tė ketė mundėsi tė implementohet, me fjalė tė tjera, nė legjislacion duhet tė ketė njė impakt pėr realitetin. Ambasadori Lohan, nė fjalėn e mbajtur nė prezantimin e programit EURALIUS, tha se diskutimet pėr reformėn dhe pėr shumė tė tjera duhet tė reflektojnė parimet e Bashkimit Evropian, si dhe gjithashtu duhet tė jenė praktike. Duke vlerėsuar konsensusin politik pėr reformėn nė drejtėsi, Lohan tha se marrėveshjet politike nuk ndikojnė nė kėtė sektor. Sipas tij, Shqipėria duhet tė promovojė njė dialog konstruktiv midis partive politike dhe ekspertėve nė implementimin e reformave. “Shteti ligjor ėshtė njė kusht i padiskutueshėm pėr tė qenė kandidat. Vendosja e mekanizmave, tė cilat do tė bėnin qė shteti ligjor tė implementohet, ėshtė kėrkesė pėr tė gjitha partitė politike, dhe ne jemi tė lutur qė t’ju ndihmojmė me tė tjera misione asistence tė rėndėsishme”, tha Lohan. Duke u ndalur nė programin EURALIUS, kreu i delegacionit tė KE-sė u shpreh se gjatė gjithė kohės qė ky mision ka qenė nė Tiranė janė bėrė disa gjėra tė mira nė asistencėn qė i ėshtė dhėnė sistemit tė drejtėsisė. Mė tej, nė fjalėn e tij, Ambasadori Lohan theksoi se konsensusi qė partitė e mėdha kanė arritur pėr nevojėn e reformės nė drejtėsi ėshtė i rėndėsishėm. “Hapi i parė nė kėtė reformė u ndėrmor me njė ndėrhyrje juridike nė ligj. Unė e kuptoj qė kjo ishte marrėveshja e parė, por reforma e drejtėsisė ka nevojė tė jetė e hartuar mirė qė tė jetė efektive. EURALIUS do tė jetė gati qė tė japė mbėshtetjen e tij pėr ēdo element tė reformės”, tha Ambasadori Lohan.

Ambasadori Lohan

Perspektiva evropiane e Shqipėrisė, e konfirmuar

“Perspektiva evropiane e Shqipėrisė ėshtė konfirmuar dhe rikonfirmuar nga autoritetet politike mė tė larta tė Bashkimit Evropian”, tha kryetari i delegacionit tė Komisionit Evropian nė Tiranė, Ambasadori Helmuth Lohan. Ai u shpreh se perspektiva e Shqipėrisė nė Bashkimin Evropian ėshtė vendosur duke ndjekur kriteret bazė qė kanė filluar qysh 15 vjet mė parė nga Karta e Kopenhagenit, siē quhen ndryshe kriteret politike tė Kopenhagenit. Sipas Ambasadorit Lohan, kėto kritere kanė tė bėjnė me stabilitetin e institucioneve nė demokraci, tė drejtat e njeriut, respektimi i tė drejtave dhe mbrojtja pėr minoritetet dhe patjetėr shteti ligjor. Ambasadori Lohan u shpreh se duke parė kriteret e Kopenhagenit ėshtė esenciale qė tė ndėrtohet njė zbatim sa mė i mirė i Marrėveshjes sė Stabilizim Asociimit. Nė kėtė kuadėr, ai theksoi se reforma dhe zhvillimi i sistemit tė drejtėsisė nė Shqipėri ėshtė njė nga ēelėsat e prioriteteve qė ka MSA-ja.

Vizita nė Suedi

Biberaj takon Kryeministrin Reinfeldt

Zv.presidenti i Asamblesė Parlamentare tė Kėshillit tė Evropės, deputeti i Partisė Demokratike Aleksandėr Biberaj, nė vijim tė vizitės sė tij zyrtare nė Suedi, ka zhvilluar njė takim me Kryeministrin suedez, Fredrik Reinfeldt. Gjatė takimit janė diskutuar prioritetet e Presidencės Suedeze tė Kėshillit tė Evropės, si dhe marrėdhėniet bilaterale ndėrmjet Shqipėrisė dhe Suedisė. Nė kėtė takim, duke pasur parasysh faktin qė Suedia do tė marrė kėtė vit edhe Presidencėn e Bashkimit Evropian, ėshtė diskutuar pėr pėrshpejtimin e integrimit tė Shqipėrisė dhe vendeve tė Ballkanit Perėndimor nė Bashkimin Evropian. Kryeministri suedez, Reinfeldt, ka konfirmuar mbėshtetjen pėr kėtė proces. Duke u ndalur tek Kosova, Biberaj falėnderoi Kryeministrin Reinfeldt pėr njohjen dhe pėr mbėshtetjen qė ka dhėnė Suedia pėr shtetin mė tė ri ballkanik. Nė takim ėshtė riafirmuar niveli i shkėlqyer politik mes dy vendeve, ndėrsa ėshtė diskutuar njė zgjerim i mėtejshėm i tyre, veēanėrisht nė fushėn ekonomike.

Lulzim Basha

Mbėshtesim Kosovėn drejt integrimit

"Shqipėria do tė vazhdojė tė mbėshtesė edhe nė tė ardhmen pėrfshirjen dhe pėrfaqėsimin e Republikės sė Kosovės nė tė gjitha nismat shumėpalėshe, nė kuadėr rajonal e mė gjerė, si dhe integrimin e saj nė strukturat euroatlantike”, u shpreh dje ministri i Jashtėm, Lulzim Basha. Gjatė njė takimi me anėtarė tė Qeverisė sė Kosovės, Basha ritheksoi vullnetin e Qeverisė shqiptare pėr tė mbėshtetur maksimalisht tė gjitha proceset qė tashmė kanė marrė udhė nė Kosovė, pėr ndėrtimin e njė shteti tė lirė, tė pavarur, demokratik e plotėsisht funksionues. "Pėrmes porteve tė Shqipėrisė, Kosova do t’i afrohet Bashkimit Evropian, ndėrsa pėrfundimi i aksit rrugor Durrės-Morinė, do t’i shėrbejė pikėrisht interesave tė integrimit rajonal dhe rritjes sė shkėmbimeve njerėzore dhe tregtare mes vendeve tona", tha Basha. Bashkėbiseduesit ndanė tė njėjtin mendim se "interesat e pėrbashkėta nė shumė fusha kėrkojnė angazhim dypalėsh dhe nė tė ardhmen".

“Shqipėria nė NATO”, Berisha vijon turin e takimeve nė Pogradec

Reformat mundėsuan marrjen e ftesės pėr anėtarėsim

“Nė 15 vjet dėshmuam njė bashkėpunim tė pacenueshėm me vendet e Aleancės”

Kryeministri Sali Berisha u shpreh dje se 2008-ta do tė jetė viti i zhvillimeve mė tė mėdha tė historisė sė kombit tonė. Gjatė takimit tė zhvilluar nė Pogradec, nė kuadėr tė turit “Shqipėria nė NATO”, Berisha renditi si dy nga ngjarjet mė madhore tė kombit shqiptar pavarėsinė e Kosovės dhe marrjen e ftesės pėr anėtarėsim nė NATO. Kreu i Qeverisė, duke iu drejtuar tė pranishmėve, tha se sot shqiptarėt janė tė lirė njėlloj si kombet e tjera. “Pavarėsia e Kosovės ėshtė njė nga aktet mė tė ndritura jo vetėm tė historisė sonė kombėtare, por njė nga aktet mė madhore tė historisė sė Evropės pas Luftės sė Dytė Botėrore, pasi korrigjoi njė nga padrejtėsitė mė tė mėdha qė iu bė shqiptarėve”, tha Berisha. Ndėrsa nė lidhje me marrjen e ftesės pėr anėtarėsim nė NATO, Berisha tha se pas pėrpjekjesh tė mėdha, shqiptarėt ia dolėn tė vendosin flamurin mė tė vjetėr tė Evropės, krahas flamujve tė vendeve mė tė lira. “Shqipėria u ftua tė bėhet anėtare e NATO-s dhe kjo ėshtė garancia mė e madhe qė kemi marrė ne nė tė gjithė ekzistencėn tonė, pėr tė ndėrtuar njė tė ardhme tė sigurt. Shqipėria ka hyrė nė epokėn e sigurisė tė lirive tė saj”, tha Berisha. Ai u shpreh se ftesa pėr nė NATO pėrbėn njė nga dy projektet mė madhore nė historinė e kombit. “Ajo nuk ka ardhur pėr interesa tė askujt tjetėr, por ka ardhur si meritė tė punės tė Shqipėrisė dhe shqiptarėve dhe mbėshtetjes qė miqtė e Shqipėrisė dhe shqiptarėve na dhanė nė kėtė proces”, u shpreh kreu i Qeverisė. Sipas tij, Shqipėria nuk u pranua nė NATO, siē duhen ta paraqesin disa, se kemi njė pozicion strategjik, pasi nė kohėn tonė ato janė krejt tė ndryshme nga ēfarė ishin 40 apo 50 vjet mė parė. “Nuk u pranuam nė NATO as pėr interes tė rajonit, por ne i dėshmuam vendeve tė NATO-s nė 15 vjet njė bashkėpunim tė pacenueshėm. U pranuam mbi tė gjitha sepse Shqipėria ndėrmori kėto vitet e fundit reformat mė tė thella, sė pari nė luftėn ndaj krimit tė organizuar. NATO-ja ėshtė aleanca e sigurisė dhe nuk mund tė pranohesh nė kėtė Aleancė nėse nuk ke standarde tė sigurisė, nėse krahina dhe zona tė vendit sundohen nga banda dhe kriminelė”, tha Berisha. Ai tha se Shqipėria u pranua nė NATO, sepse dha dėshmi tė qarta qė ėshtė e vendosur tė luftojė korrupsionin. Duke pranuar disa herė gjatė fjalės sė tij ekzistencėn e korrupsionit, Berisha pėrmendi reformat e ndėrmarra deri mė tani pėr luftėn ndaj kėtij fenomeni.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare