Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


G99-a: Qeveria nuk ka qėllim tė luftojė korrupsionin

G99-a reagon pas qėndrimit publik tė ministrit tė Jashtėm, Lulzim BashaTIRANĖ- Pėrfaqėsuesi i lėvizjes ”G99”, Etjen Xhafaj, deklaroi dje se, pėrmes ministrit tė Jashtėm, Lulzim Basha, qeveria Berisha tregoi edhe njėherė se e ka tė vėshtirė tė bashkėjetojė me institucionet e pavarura. »»


Kriteret pėr pėrfitimin e bursave

28.08.2008 12:03 Politike - Burimi: Metropol Politike

  Qeveria miraton procedurat e reja pėr kuotat financiare pėr nxėnėsit dhe studentėt

Vendimi pėrcakton mėnyrėn sesi shpėrndahen dhe rastet kur humbet e drejta e bursės

Rreth 190 nxėnės dhe 1600 studentė do tė mund tė pėrfitojnė bursa nga Ministria e Arsimit pėr vitin shkollor 2008-2009. Kjo ėshtė pėrcaktuar nė vendimin e miratuar dje nga qeveria pėr kuotat financiare tė ushqimit nė mensa e konvikte, bursat e shtetit dhe pagesat e nxėnėsve dhe tė studentėve nė institucionet arsimore publike. Nė vendim pėrcaktohen kriteret dhe rastet kur njė nxėnės apo student mund tė pėrfitojė bursėn shtetėrore.

Pėrfituesit

Bursa shtetėrore mund tė pėrfitojnė tė gjithė nxėnėsit apo studentėt, qė vazhdojnė studimet larg vendbanimit tė tyre, nė largėsinė mbi 5 km, por qė s’kanė kushte ekonomike. Po kėshtu pėrfitues janė edhe nxėnėsit, qė banojnė nė fshat, pa shkollė 9-vjeēare, brenda rrezes prej 5 km, e qė vendosen nė konvikt publik. Kategori tė tjera qė pėrfitojnė nga vendimi pėr pėrfitimin e bursave shtetėrore janė edhe nxėnėsit dhe studentėt, qė kanė pėrfituar statusin e jetimit dhe qė plotėsojnė kriterin ekonomik, apo ato qė kanė humbur kujdestarinė prindėrore, me vendim gjykate, tė formės sė prerė, dhe qė plotėsojnė kriterin ekonomik. Nxėnėsit jetimė e pėrfitojnė bursėn edhe gjatė pushimeve verore, si dhe vetėm njė vit, kur humbasin vitin shkollor, pėr rezultate jokaluese.

Po kėshtu pėrfitues do tė jenė edhe fėmijėt, nxėnės apo student, qė kanė statusin e invalidit, paraplegjik dhe tetraplegjik, dhe qė plotėsojnė kriterin ekonomik. “Bursa pėrfitojnė fėmija, nxėnės apo student i punonjėsit tė policisė, qė ka humbur jetėn nė krye e pėr shkak tė detyrės. Nė fillim tė ēdo viti akademik, Ministria e Brendshme dėrgon nė Ministrinė e Arsimit dhe Shkencės listėn pėr kėtė kategori”, pėrcaktohet nė vendim.

Por gjithashtu pėrcaktohet se bursa shtetėrore do tė pėrfitojnė edhe nxėnėsit e arsimit tė mesėm profesional, qė kanė mbaruar vitin shkollor pararendės, me tė gjitha notat 10-ta. Po kėshtu, studentėt, qė regjistrohen nė vitin e parė tė shkollės sė lartė, e qė kanė mbaruar shkollėn e mesme, me Medalje Ari, apo studentėt, qė regjistrohen nė vitin e parė tė shkollės sė lartė, e qė janė shpallur nga Ministria e Arsimit mė tė mirėt e Maturės Shtetėrore, do tė kenė tė drejtėn tė pėrfitojnė bursat shtetėrore. Njė tjetėr kategori pėrfituesish janė edhe studentėt, qė kanė mbaruar vitin akademik, pararendės, me tė gjitha notat 10-ta. Tė tjera kategori qė pėrfitojnė tė marrin bursa janė studentėt, qė vazhdojnė studimet nė degėt matematikė dhe fizikė, nė vitet e dyta e lart dhe qė e kanė pėrfunduar vitin akademik, pararendės, me notėn mesatare mbi 8-tė. Po kėshtu, nxėnėsit, tė cilėt vazhdojnė studimet nė shkollat profesionale, nė degėt bujqėsore, veterinare, pyjore dhe nė ndėrtim, nė vitet e dyta e lart, dhe qė kanė mbaruar vitin akademik, pararendės, me notėn mesatare mbi 8-tė, do tė kenė mundėsi tė pėrfitojnė bursa.

Humbėsit

Vendimi i miratuar nė mbledhjen e fundit tė qeverisė pėrcakton edhe rastet kur njė nxėnės apo student mund tė humbasė tė drejtėn e bursės shtetore. Kėshtu nxėnėsit dhe studentėt nuk e pėrfitojnė ose e humbasin tė drejtėn e pėrfitimit tė bursės, kur janė ndarė nga trungu familjar, familjet e tyre ushtrojnė veprimtari private, apo vazhdojnė studimet nė njė program tė dytė studimi. Njė tjetėr kategori qė humbet tė drejtėn e bursės janė edhe nxėnėsit apo studentėt qė shpallen mbetės dhe humbasin vitin shkollor, pėr arsye tė rezultateve jokaluese.

Bashkėpunimi me pushtetin vendor

Hartimi dhe shpėrndarja e bursave shtetėrore

Nė vendim e miratuar nė mbledhjen e qeverisė pėrcaktohet se Ministria e Arsimit dhe Shkencės harton planin e shpėrndarjes sė bursave, pėr drejtoritė arsimore rajonale dhe zyrat arsimore, pėr vitet e para, sipas kuotave tė miratuara pėr nxėnės dhe studentė. Drejtoritė arsimore rajonale apo zyrat arsimore bėjnė planin e shpėrndarjes sė bursave nė bashki dhe komuna, pas kėshillimit me strukturat e pushtetit vendor. Bashkitė dhe komunat, bazuar nė planin e pėrcaktuar pėr to, nga DAR-ja dhe ZA-ja, vendosin me kėshillat e tyre pėr dhėnien e bursave, sipas kritereve ekonomike, duke u dhėnė pėrparėsi nxėnėsve/studentėve nga shtresat sociale nė nevojė, pėr trajtimin me bursė tė plotė ose, nė pamundėsi, trajtimin me gjysmė burse. Nė vendim pėrcaktohet se bursat e nxėnėsve, pėr vitet e dyta e lart, rishqyrtohen dhe miratohen, ēdo vit, nga kėshilli i bashkisė dhe komunės, sipas vendndodhjes, territoriale e administrative tė konvikteve, ku janė vendosur nxėnėsit konviktorė. Nxėnėsit, qė nė vitin e parė kanė pėrfituar bursė, me vendim tė kėshillit tė bashkisė apo komunės, ku kanė vendbanimin e pėrhershėm, e marrin kėtė bursė deri nė pėrfundim tė viteve tė shkollimit, nėse atyre nuk u ndryshojnė kriteret ekonomike dhe nuk rezultojnė mbetės.

Shkolla profesionale “Peter Mahringer”

Qeveria miraton 60 bursa pėr nxėnėsit

Kėshilli i Ministrave miratoi gjatė mbledhjes sė djeshme vendimin pėr dhėnien e 60 bursave pėr nxėnėsit e shkollės sė mesme profesionale “Peter Mahringer”, nė Shkodėr pėr vitin shkollor 2008-2009. Nė bazė tė vendimit, 60 bursat do tė jepen nga Ministria e Arsimit, nga tė cilat 30 pėr nxėnėsit e viteve tė para, dhe 30 tė tjerat, pėr nxėnėsit e viteve tė dyta. Masa e bursės do tė jetė 680 euro pėr nxėnės nė vit, pėr shlyerjen e tarifės mujore tė shkollimit dhe mbulimin e kostos pėr tekstet mėsimore. Buxheti pėr mbulimin e kėtyre bursave do t’i kalojė nga Ministria e Arsimit dhe Shkencės drejtorisė arsimore rajonale, Shkodėr. Miratimi i kėtyre bursave do tė bėhet nga bordi i fondacionit shkollor austriak, nė mbėshtetje tė kritereve ekonomike dhe tė rezultateve tė arritura nga secili nxėnės/aplikant. Bordi i fondacionit shkollor austriak, pas miratimit tė bursave, e dėrgon dokumentacionin pėrkatės nė drejtorinė arsimore rajonale, Shkodėr, e cila, pas konfirmimit tė nxėnėsve, qė pėrfitojnė bursė, e kalon masėn e bursės nė llogarinė personale tė secilit nxėnės. Efektet financiare, qė rrjedhin nga zbatimi i kėtij vendimi, tė pėrballohen nga buxheti vjetor, i miratuar pėr Ministrinė e Arsimit dhe Shkencės.


Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare