Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


PD: Vendimi i Topit, i pamatur

PD: Vendimi i Topit, i pamatur

Demokratet e cilesojne hap te pa menduar vendimin e kreut te shtetit per te rrezuar ligjin e ri zgjedhor te miratuar nga ana e Kuvendit disa dite me pare me konsensusin mes dy partive te medha. Nepermjet zedhenesit te Grupit, por dhe te kreut te tij, Patozi, Partia Demokratike ka reaguar diten e djeshme ne lidhje me kthimin qe Presidenti Bamir Topi i ka bere edhe Kodit te ri Zgjedhor te miratuar me 112 vota pro, nga PD dhe PS. Perfaqesuesit e partise me te... »»


Kryeministri: Zgjedhjet e reja, nė qershor tė vitit 2009

17.08.2008 07:17 Politike - Burimi: SHQIP Politike

Vetėm 10 muaj na ndajnė nga zgjedhjet e pėrgjithshme parlamentare. Kryeministri Berisha, pas 120 minutash konferencė, ka njoftuar opinionin publik, opozitėn dhe tė gjitha partitė parlamentare qė tė bėhen gati pasi zgjedhjet e ardhshme do tė bėhen nė muajin qershor. "Zgjedhjet e reja do tė bėhen nė qershor. Mund tė shtyheshin nė korrik, por kemi vendosur qė t‘i bėjmė nė qershor", u shpreh Berisha. Duke bėrė bilancin e punės 7-mujore tė kėtij viti, kreu i qeverisė, sė bashku me kėshilltarėt e tij, tė privuar nga pushimet verore, ka renditur realizimet e qeverisė nė kėto 7 muaj, por u ka paraprirė edhe objektivave tė qeverisė nė 10 muajt nė vazhdim.

Zgjedhjet nė qershor

Nis kėshtu ligjshėm fushata e zgjedhjeve parlamentare tė vitit 2009. Surpriza e parė, e zbuluar nga goja e Kryeministrit, ėshtė fakti se zgjedhjet do tė mbahen nė muajin qershor. Partia Demokratike shumė shpejt do tė zbardhė edhe programin e saj tė ri, nė tė cilin do tė bazohet fushata e zgjedhjeve tė 2009. "Nė shtator do tė nisė edhe puna mė e fuqishme pėr vitin e fundit tė mandatit", ėshtė shprehur Berisha. Qershori i vitit tė ardhshėm do tė jetė muaj elektoral nė Shqipėri. "Nė javėt qė vijnė do mė duhet tė takohem me ju pėr 3-vjetorin, se ai takim do mė shėrbejė mua para zgjedhjeve tė qershorit, sepse ato atėherė do tė jenė. Do t‘i avancojmė, qeveria ime nuk i shtyn zgjedhjet, i avancon", u shpreh Berisha me entuziazmin e nisjes sė fushatės nga selia e Kryeministrisė.

Bashkėpunimi me partitė

"Mbetem i hapur tė diskutoj pėr bashkim, federatė apo konfederatė. Unė kam njė bashkėpunim tė mirė me aleatėt. Cila formulė do tė jetė mė e pėrshtatshme pėr ata, atė do tė bėj edhe unė", tha Berisha. Nėn moton "Shqipėria po ndryshon", Kryeministri pranoi se do tė jetė i gatshėm pėr ēdo lloj bashkėpunimi me partitė politike pėr tė siguruar njė mandat tė dytė qeverisės. Plani i demokratėve ėshtė rikthimi i tė larguarve nga PD-ja gjatė kėtyre viteve. Ndonėse pakėnaqėsitė brenda Partisė Demokratike janė shtuar ndjeshėm, ajo qė mban kyēur gojėn e deputetėve tė pakėnaqur janė zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Kodi i ri Elektoral

Qeveria vlerėson bashkėpunimin e opozitės pėr periudhėn e parė tė kėtij viti dhe e fton atė tė vazhdojė bashkėpunimin nė ēėshtje tė tjera tė rėndėsishme siē ėshtė reforma zgjedhore dhe ajo nė drejtėsi. Kodi i ri Elektoral, sipas Kryeministrit, do tė pėrcaktohet nė muajin shtator dhe sė bashku me ndihmėn e opozitės do tė pėrcaktohen edhe sanksione ligjore pėr personat qė nuk votojnė me kartėn e identitetit. Nė vjeshtė, politika do tė mbulohet nga njė debat i ashpėr, ku nė thelb ka pėrcaktimin e reformės zgjedhore, ēka do tė detyrojė edhe partitė e vogla tė mos kushtėzojnė numrat pas 2009 nė Kuvend. Deri nė kėto momente, nė gjirin e PD-sė ėshtė hedhur ideja pėr bashkimin e sė djathtės dhe krijimin e njė konfederate. Tė gjitha kėto ēėshtje priten tė diskutohen mė parė nė Kryesinė e PD-sė dhe mė pas tė nisė shqyrtimi i tyre.

Kartat e identitetit

Kryeministri premton se kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike do tė ndahen brenda afatit. Sipas shefit tė qeverisė, kontrata pėrcakton se ato do tė bėhen nė kohėn e duhur. "Njė problem mbetet me ata persona qė nuk votojnė, por kėtė gjė do ta diskutojmė me opozitėn. Gjykoj se me opozitėn duhet tė bėjmė njė sanksion. Ju garantoj qė ata persona qė do tė votojnė do ta kenė nė xhep letėrnjoftimin", tha Berisha. Njė kartė identiteti do tė kushtojė njėmijė lekė tė reja, ndėrsa pasaporta biometrike do tė ketė tė njėjtin ēmim me pasaportat aktuale.

Federata, opsion i hapur

Nėn moton elektorale "Shqipėria po ndryshon", PD-ja po pėrgatitet pėr fushatėn zgjedhore. Ajo nisi me pėrurimin e rrugėve nėpėr rrethet e Shqipėrisė, vijoi me shpalljen e logos sė fushatės nga Kryeministri Berisha dhe do tė vijojė nė shtator me aleancat e djathta pėr zgjedhjet. Federata e djathtė ėshtė lėnė njė mundėsi e hapur pėr Kryeministrin Berisha. Synimi i tij ėshtė qė tė rikthejė nė gjirin e PD-sė figura dhe emra qė kanė vite qė janė larguar nga Partia Demokratike. Rikthimi i Genc Rulit dhe Gramoz Pashkos, krijimi i KOP-it, solli ndryshimin nė Partinė Demokratike dhe i siguroi asaj rikthimin nė pushtet pas 8 vitesh tė vėshtira nė opozitė.

Qeveria rregullon marrėdhėniet me ndėrkombėtarėt. Pasaportat dhe kartat e identitetit do tė bėhen para zgjedhjeve


Berisha: Diplomatėt e huaj e duan Shqipėrinė


Kryeministri ngroh marrėdhėniet me ndėrkombėtarėt. Pas deklaratave tė pėrsėritura nė emėr tė tė ashtuquajturit nga ana e qeverisė si diplomatit anonim, kėtė herė Berisha ndryshon kurs, duke thėnė se asnjė diplomat nuk i ka bėrė tė tilla deklarata. "Nuk ekziston asnjė deklaratė e ndonjė diplomati qė qeveria po pengon hetimin e Gėrdecit. Qeveria ka dhėnė tė gjithė ndihmėn qė duhet tė jepte nė kėtė proces", u shpreh Berisha. Kryeministri theksoi se Shqipėria mori besimin e vendeve anėtare tė NATO-s pėr t‘u pranuar nė aleancėn euroatlantike. Progresi i Shqipėrisė nė kėtė fushė nuk ka mė kthim mbrapa, sepse, sipas kreut tė Ekzekutivit, qeveria do tė bėjė gjithēka pėr tė siguruar anėtarėsimin e plotė nė NATO. Pėrfaqėsuesit e OSBE-sė vetėm disa ditė mė parė, pėrsėritėn kėrkesėn pėr qeverinė pėr tė mbyllur sistemin e adresave, pėr tė dorėzuar kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike pėrpara zgjedhjeve parlamentare, tė cilat tingėlluan disi dyshuese nėse qeveria do tė mund t‘i pėrmbushė kėto afate. Nė pėrgjigje tė kėsaj, Kryeministri Berisha u shpreh se lidhur me sistemin e adresave, "unė jam optimist se ne do tė kemi sistemin mė tė mirė tė adresave qė kemi pasur ndonjėherė". "Optimizmin tim e bazoj nė ekipet qė angazhoj, nė hartėn dixhitale centimetrike qė ne disponojmė, nė projektin e pėrgatitur nga OSBE-ja dhe fondet e mobilizuara pėr kėtė qėllim. Pėr sa i pėrket letėrnjoftimeve dhe pasaportave biometrike, kontrata e pėrcakton qartė detyrimin e kompanisė pėr t‘i prodhuar nė kohėn e duhur, para zgjedhjeve", tha Berisha. Por mes premtimit se nė fillim tė vitit 2009 do tė ndahen kartat e reja tė identitetit dhe pasaportat biometrike, Kryeministri ndeshet me dilemėn e problemeve. "Njė problem mbetet i hapur dhe kėtė do ta diskutojmė me opozitėn. Ai i qytetarėve qė nuk votojnė. Ka njė grup njerėzish qė nuk votojnė, por unė mendoj se sė bashku me opozitėn mund tė pėrcaktojmė njė sanksion ligjor pėr kėtė rast, kurse pėr ata qė duan tė votojnė, i siguroj se do t‘i kenė gati kėto dokumente", u shpreh ai. Duke vlerėsuar punėn dhe rolin e kompanisė qė po pėrgatit kartat e reja, Berisha veēoi se "nė raste tė tjera, kjo kompani nė njė periudhė kohore gjashtėjavore ose dymujore ka dorėzuar miliona karta".

Marrėdhėniet me prokurorinė

Marrėdhėniet e ftohta mes prokurorisė dhe qeverisė duket se kanė qenė njė shkak kryesor pėr ekspozimin nė publik tė kėtyre deklaratave. Prokurorja e Pėrgjithshme, Ina Rama, kėrkoi me ngulm imunitetin e ish-ministrit Mediu, ndėrkohė qė Kuvendi e mori shumė lehtė kėtė ēėshtje. Raportimi i prokurores pėr punėn e prokurorisė nė Kuvend, dhe largimi nga salla i deputetėve demokratė ishte njė tjetėr veprim se qeveria ishte nė krahun e kundėrt tė organit tė akuzės. E.A





"Gėrdeci"


"Nuk po pengojmė hetimet"


Duke folur pėr tragjedinė e Gėrdecit, Kryeministri Berisha kundėrshtoi tė gjitha zėrat qė thonė se qeveria nuk po pengon hetimin e kėsaj ngjarjeje dhe i cilėsoi si trillime pretendimet e kundėrta. "Qeveria shqiptare ėshtė institucioni mė i interesuar nė zbardhjen e aksidentit tė 15 marsit nė Gėrdec".

Sipas Berishės, qeveria ka dhėnė tė gjithė ndihmėn me masat administrative tė marra ndaj tė gjithė personave, potencialisht ose tė lidhur direkt me kėtė ngjarje. "Ajo u ka kėrkuar vendeve mike pėr tė kontribuar nė zbardhjen e sė vėrtetės nė kėtė hetim. Por, qeveria nuk heton, ajo vetėm kėtė mund tė bėjė. Ata qė mendojnė se ne po pengojmė hetimin, vetėm trillojnė, e them kėtė me pėrgjegjėsi tė plotė. Nėse ka institucion tė interesuar nė zbardhjen e sė vėrtetės, kjo ėshtė qeveria shqiptare. Ne bėmė tė gjithė ndėrhyrjen energjike, por hetimin nuk e ka nė dorė qeveria", u shpreh Berisha duke kėrkuar shfajėsim.





Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare