Kryesoa e PS mblidhet per te shqyrtuar ndryshimet ne statut
10.09.2007 20:17 Politike - Burimi: 24 Ore Politike
Kryesia e PS mblidhet sot pėr te shqyrtuar ndryshimet ne statut, te pėrgatitura prej grupit te punės te ngritur nga Asambleja kombėtare. Behet fjale pėr dy drafte propozimesh pasi edhe vete anėtaret e kėtij grupi gjate punės se tyre nuk arritėn te gjeten njė konsensus. Nisur nga larmia e njė pjese te mire te kėtyre ndryshimeve qe propozohen ne statutin e PS debati i sotėm ne institucionin me te larte ekzekutiv te PS pritet te jete i nxehte. Njė nder ēėshtjet me interes pritet te jete edhe debati pėr mėnyrėn e zgjedhjes se sekretarit te pėrgjithshėm te kėsaj force politike. Dy propozimet e paraqitura ne kryesi parashikojnė qe numri 2 I PS te zgjidhet pėrkatėsisht nga Asambleja kombėtare dhe nga Kongresi. Ndėrsa pak dite me pare, sekretari organizativ i selisė Roze, Bashkim Fino kishte deklaruar se ne Kongres mund te paraqitet dhe njė propozim tjetėr, sipas te cilit, posti i sekretarit te pėrgjithshėm te mos ekzistoje me. Njė tjetėr pike e statutit te PS qe ka tėrhequr vėmendjen ėshtė dhe legalizimi I fraksioneve . Kjo ēėshtje mund te ngjalle debat, pasi njė pjese e mire e drejtuesve te PS kane shprehur kundėr njė praktike te tille.
lajme.parajsa.com
































