Kėshilli i Mandateve, Mediu jep llogari javės qė vjen
15.05.2008 19:44 Politike - Burimi: Shekulli Politike
Deputetėt vlerėsuan, thuajse nė njė zė, se dosja shtesė e Prokurorisė ėshtė voluminoze dhe nė brendėsi pėrmban edhe dokumente tė panevojshėm
TIRANĖ- Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu do tė paraqesė javėn e ardhshme, nė Kuvend, pretendimet qė ka ndaj akuzave qė ka ngritur Prokuroria pėr pėrgjegjėsi ligjore nė tragjedinė e Gėrdecit. Kėshilli parlamentar pėr Mandatet, Rregulloren dhe Imunitetin, nė zbatim tė Rregullores sė Kuvendit, ka vendosur dje t'i japė tė drejtėn tė akuzuarit Mediu, pėr t'u dėgjuar pėrpara se tė japė vlerėsimin pėr kėrkesėn e prokurorisė pėr dhėnie autorizimi pėr ndjekje penale ndaj tij. I mbledhur dje me dyer tė mbyllura, anėtarėt e kėtij Kėshilli janė njohur dhe kanė marrė nė shqyrtim dosjen voluminoze prej 648 faqesh, me tė cilėn Prokuroria e Pėrgjithshme shoqėron kėrkesėn pėr heqjen e imunitetit tė deputetit, ish-ministrit tė Mbrojtjes. Burime pranė Kėshillit, bėnė tė ditur pėr gazetėn se mbledhja u pėrqendrua kryesisht nė lidhje me pėrmbajtjen e materialeve shtesė qė prokuroria paraqiti pas kėrkesės qė deputeti republikan, Arian Madhi, bėri gjatė takimit tė parė. Kėshtu, mėsohet se deputetėt kanė vlerėsuar, pothuajse nė njė zė, se dosja shtesė e Prokurorisė ėshtė voluminoze dhe nė brendėsi pėrmban dokumente tė panevojshėm pėr stadin e shqyrtimit tė ēėshtjes nga ky kėshill. Deputetėt kanė gjykuar se organi i akuzės nuk duhet tė paraqiste tė gjitha dokumentet qė zotėron, lidhur me kėtė ēėshtje, por thjesht, tė bėnte njė pėrmbledhje tė argumenteve qė ka nė mbėshtetje tė akuzave qė ngre ndaj ish-ministrit tė Mbrojtjes. Tė njėjtin qėndrim, anėtarėt e kėtij kėshilli e kanė konfirmuar publikisht edhe pas mbledhjes, kur kanė konsideruar si tė tepruar morinė e dokumenteve qė prokuroria ka vėnė nė dispozicion tė deputetėve."Morėm materialin e Prokurores sė Pėrgjithshme, me atė vėshtrim tė shpejtė qė i bėmė materialit, nuk kishte asnjė gjė tė panjohur deri tani. Kishte ligje, vendime tė Kėshillit tė Ministrave dhe material, ligje tė kohėve tė ndryshme, tė kohėve kur janė miratuar natyrisht", - u shpreh deputeti demokrat, Ilir Bano, pas mbledhjes. Ndėrkohė duket se deputetėt e opozitės kanė kėrkuar me ngulm qė volumi i madh i kėsaj dosjeje, tė mos bėhet pretekst pėr shtyrjen nė maksimum tė vendimmarrjes sė kėtij kėshilli, lidhur me kėrkesėn e prokurorisė. "Nga ana jonė u kėrkua me forcė qė tė mos ketė mė humbje kohe, pavarėsisht se materiali ėshtė shumė voluminoz. Nga ana jonė do tė punohet pėr tė qenė gati sa mė shpejt dhe pėr tė vazhduar me konkluzionin pėrfundimtar", - u shpreh deputeti socialist, Besnik Dervishi. Tė njėjtat burime konfirmojnė gjithashtu se pjesė e debatit ka qenė edhe shkresa me tė cilėn prokuroria ka shoqėruar kėtė dosje, ku dhe i kujton deputetėve, pėrgjegjėsitė ligjore pėr mospublikimin e saj pėr shkak tė hetimit. Anėtarėt e kėshillit kanė theksuar se njė shkresė e tillė ėshtė e papranueshme, nė radhė tė parė, se ligji nė fjalė nuk mund tė veprojė ndaj deputetėve pėr shkak tė imunitetit dhe se, pothuajse tė gjitha materialet e paraqitura nė dosje, tashmė janė bėrė publike nga mediat. Pavarėsisht kėtij qėndrimi, kėshilli ka vendosur qė tė mos i shpėrndajė pėr mediat, materialet qė prokuroria ka paraqitur nė Kuvend.
Mediu, letėr deputetėve: Jam nė Amerikė
TIRANĖ- Paralel me dosjen voluminoze tė kryeprokurores Ina Rama, pėr tė cilėn deputetėt e Kėshillit tė Rregullores po diskutonin dje pėr imunitetin e ish-ministrit tė Mbrojtjes, nė kryesinė e Kuvendit mbėrriti edhe njė letėr e nėnshkruar nga vetė Fatmir Mediu. Kryetari i Partisė Republikane shpjegon nė letrėn qė u ėshtė dėrguar disa deputetėve, kryesisht tė mazhorancės, se ėshtė nisur pėr nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės pėr arsye familjare dhe se qėndrimi i tij nė SHBA do tė jetė i shkurtėr. Ish-ministri i Mbrojtjes thekson se pas vizitės, do tė jetė i gatshėm qė tė dėshmojė nė mbledhjen e afėrme tė Kėshillit tė Rregullores dhe Imuniteteve. Burime nga PD, deklaruan dje pėr "Shekullin" se vizita e Mediut nė SHBA ishte parashikuar pėr nė fillim tė muajit Prill. Por nisur nga rrethanat nė tė cilat ai ndodhet, duket se Mediu ėshtė detyruar ta shtyjė, pėr tė konfirmuar udhėtimin pikėrisht ditėn kur pėr tė po diskutohej gjerėsisht nė kryesinė e Kuvendit. Burimet citojnė se Mediu pritet tė kthehet nė fundjavė, pėr tė qenė prezent javės qė vjen, nė mbledhjen e Kėshillit tė Rregullores dhe Mandateve. Kryetari i PR-sė, Famir Mediu do tė duhet tė pėrgjigjet pėr dosjen voluminoze qė kryeprokurorja Ina Rama ka dėrguar pranė kryesisė sė Kuvendit, me qėllim marrjen e autorizimit pėr ta ndjekur penalisht pėr ngjarjen e ndodhur mė 15 Mars nė fshatin Gėrdec.
lajme.parajsa.com
































