Kume: LSI rrezikon shumė nga sistemi proporcional
18.08.2008 12:02 Politike - Burimi: Shekulli Politike
Intervista/ Kume shprehet se nė rast se njeri krah i politikės del nė koalicion, kjo bėhet e detyrueshme edhe pėr krahun tjetėr
Ish-Kryetari i KQZ-sė dhe njė nga specialistėt e fushės sė zgjedhjeve, Kristaq Kume, bėn njė analizė tė mundėsive qė krijon sistemi proporcional pėr realizimin e koalicioneve dhe mėnyrės sė pėrllogaritjes sė votave. Ai thekson se partitė e vogla janė tė rrezikuara nė rast se nuk do tė bėhen pjesė e koalicioneve me partitė e mėdha.
Z.Kume, ndryshimi i sistemit zgjedhor nė sistem proporcional, sa tė domosdoshme e bėn daljen e forcave politike nė koalicione?
Sistemi proporcional, nė thelbin e vet, vendos garėn midis subjekteve tė ndryshme politike, ēka do tė thotė qė koalicionet nė kėtė sistem jo se nuk mund tė realizohen, por vetė sistemi kėrkon qė forcat e ndryshme politike, subjektet politike tė tregojnė se ēfarė peshe kanė ato nė elektorat. Ndėrsa koalicionet, nė bazė tė logjikės sė kėtij sistemi bėhen pas pėrfundimit tė zgjedhjeve, pėr tė krijuar shumicėn e nevojshme qeverisėse. Por siē e thashė edhe mė lart, sistemi proporcional nuk i pėrjashton koalicionet. Nė kėtė lloj sistemi janė tė mundshme qė tė realizohen dy lloje koalicionesh: koalicionet ku subjektet elektorale bėhen bashkė dhe garojnė me njė listė tė pėrbashkėt kandidatėsh pėr deputetė nė ēdo rajon dhe koalicionet zgjedhore, ku subjektet zgjedhore bėhen sė bashku, garojnė me lista tė veēanta dhe votuesi jo vetėm qė voton pėr koalicionin, por nė tė njėjtėn kohė i kėrkohet nė fletėn e votimit qė tė votojė edhe pėr subjektin brenda koalicionit. Nė kėtė rast, ndarja e votave pas pėrfundimit tė numėrimit tė tyre pėr ēdo rajon zgjedhor bėhet nė njė mėnyrė tė tillė, ku koalicionit i jepet nė fillim numri i vendeve nė Parlament qė ai ka realizuar nga votat e tė gjitha partive qė e pėrbėjnė dhe pastaj, kėto vende qė i janė dhėnė nga zgjedhėsit ndahen nė subjektet qė e bėjnė atė sipas pėrqindjes sė votave qė ka marrė secila prej tyre. Formulat pėr ndarjen e tyre nuk janė tė njėjta. Ndryshe mund tė konceptohet formula qė bėn ndarjen pėr tė caktuar sa vende do tė marrė koalicioni pėr ēdo rajon dhe ndryshe se si pastaj kėto vende do tė ndahen mes partive apo subjekteve qė e pėrbėjnė atė.
Nė kushtet kur e djathta ka deklaruar se do tė dalė nė koalicion, a pėrbėn njė domosdoshmėri qė edhe e majta tė bėjė tė njėjtėn gjė?
Nė kushtet kur njė forcė politike, pasi bėn llogaritė e veta pėr rajonin pėrkatės i del se votat e saja nuk mund tė konvertohen dot nė deputetė, pasi nuk do tė ketė fuqi elektorale nė atė rajon pėr tė kapėrcyer pragun e nevojshėm, ėshtė e domosdoshme qė tė ndėrtohen praktika tė tilla qė ēojnė nė krijimin e koalicioneve. Duke iu referuar situatės konkrete politike qė ne kemi nė vendin tonė, situatė e cila mbizotėrohet nga dy grupime tė mėdha politike, brenda tė cilave ka parti tė ndryshme politike tė cilat klasifikohen nė parti tė mėdha lider, si PS dhe PD, pėr secilin krah dhe parti tė vogla, qė kanė peshė mė tė pakėt elektorale. Nė qoftė se njė krah politik, siē ėshtė krahu i djathtė nė njė rajon tė caktuar, do tė garojė si koalicion, kjo do tė thotė se ai i krijon kushte shumė tė favorshme vetes pėr tė kthyer nė vende nė Parlament, tė gjitha votat e mundshme qė merr nga elektorati. Nė tė kundėrt, nė rast se nuk e bėn kėtė gjė, njė pjesė e votave do tė rrjedhin dhe nuk do tė kthehen nė vende nė Parlament.
Pra, bėhet e domosdoshme qė edhe krahu tjetėr tė dalė nė koalicion?
Pėr mendimin tim, po, e bėn tė domosdoshme. Kėto janė llogari qė partitė i bėjnė vetė, por nė kushtet kur pėrllogaritja tė tregon qė votat e tua nuk do tė arrijnė dot qė tė kthehen tė gjitha nė favorin tėnd, sa pėr t’u shpallur forcė e parė, atėherė edhe partitė e majta duhet t’i pėrgjigjen me tė njėjtėn praktikė elektorale koalicionit tė djathtė, duke krijuar koalicion.
Pėr tė mbetur tek realiteti shqiptar, nė rast se ndonjė nga partitė jo tė mėdha - po marr rastin e LSI-sė - nuk do tė pranojė tė bėhet pjesė e koalicionit tė majtė, sa rrezikon ajo?
Ėshtė shpejt pėr tė bėrė kėto llogari, pasi na mungon informacioni i plotė. Ajo qė mund tė gjykojmė, ėshtė mbi bazėn e perceptimit dhe mbi bazėn e rezultateve tė derisotme. Nė rastin konkret LSI me kėtė strukturė ose me kėtė pėrqindje qė ajo ka realizuar deri nė zgjedhjet e sotme, duke garuar si pjesė e sė majtės pėrballė tė djathtės, votat e saj ka shumė shans tė humbasin dhe tė mos kthehen vende nė Parlament. Pra, e bėn tė domosdoshme pėr mendimin qė nėse njėri krah garon i gjithi sė bashku, edhe krahu tjetėr duhet t’i pėrgjigjet nė tė njėjtėn mėnyrė. Teorikisht, do tė thosha kėshtu duhet tė veprohet, por praktikisht janė partitė qė duhet t’i bėjnė hesapet e veta. Megjithatė, duhet thėnė se koalicionet mund tė jenė tė ndryshme, nė forma dhe pėrmbajtje, nė rajone tė ndryshme.
Si do tė konvertoheshin votat e njė force brenda njė koalicioni nė deputetė?
Tė paktėn nga aq sa ėshtė e shkruajtur nė Kushtetutė, thuhet qė Shqipėria do tė ndahet nė rajone sipas njėrės prej ndarjes administrative aktuale. Kjo do tė thotė qė procesi mbyllet brenda rajonit zgjedhor, tė cilit nė bazė tė numrit tė votuesve do t’i caktohet njė numėr i caktuar deputetėsh pėr tė zgjedhur. Subjektet elektorale qė garojnė brenda kėtij rajoni duhet tė marrin numrin e nevojshėm tė votave pėr tė kaluar pragun. Nė rast se nuk e kalon kėtė prag, atėherė votat e tua kthehen nė zero. Kur kandidon vetėm, sidomos kur bėhet fjalė pėr partitė e vogla, atėherė shanset janė shumė mė tė mėdha qė tė ndodhi kjo gjė pasi ka pak gjasa qė njė parti e vogėl tė marrė aq vota sa tė kalojė pragun. Ndėrsa kur del nė koalicion, kjo do tė pėrcaktohet nė bazė tė formulės qė do tė vendoset paraprakisht, por e rėndėsishme ėshtė qė votat do tė mbeten pėrsėri brenda koalicionit.
I lejon sistemi koalicionet vetėm nė rajone tė ndryshme?
Sistemi, me aq sa ėshtė shkruajtur nuk ndalon qė tė krijohen koalicione tė ndryshme, nė rajone tė ndryshme, megjithatė, kjo duhet tė pasqyrohet e detajuar nė Kodin Zgjedhor.
Kohėt e fundit ėshtė hapur dhe debati pėr detyrimin ligjor pėr tė votuar. Mendoni se ka Shqipėria kushtet e duhura pėr tė vendosur njė pėrcaktim tė tillė ligjor?
Nė qoftė se ne nuk arrijmė dot tė realizojmė tė gjitha kushtet e nevojshme dhe tė mjaftueshme qė nė procesin zgjedhor tė marrin pjesė dhe emigrantėt, nuk ka sens qė tė vendosen kufizime tė tilla. Ky problem duhet tė shtrohet pėr t’u diskutuar vetėm nėse ne do tė plotėsojmė tė gjitha kushtet qė tė gjithė shqiptarėt qė kanė tė drejtėn pėr tė votuar, tė kenė mundėsi reale pėr tė votuar.
lajme.parajsa.com


































