Kuvendi "mban peng" katėr projektligje tė rėndėsishme
12.05.2008 21:02 Politike - Burimi: SHQIP Politike
Parlamenti po "mban peng" katėr projektligje tė rėndėsishme. Kėto projektligje kanė qenė pjesė e kalendarit tė punimeve nga 21 prilli deri mė 12 janar, tė vendosur nga Konferenca e Kryetarėve, por qė nuk janė paraqitur pėr diskutim nė komisionet parlamentare, tė cilat pėr rrjedhojė mė pas kalojnė pėr miratim nė Kuvend. Projektligjet e rėndėsishme, tė cilat duhet tė ishin diskutuar nga komisionet parlamentare, janė projektligji pėr shfuqizimin e moratoriumit pėr mjetet motorike lundruese. Propozim, i cili ėshtė paraqitur nė Kuvend nga deputeti Neritan Ceka gati njė muaj mė parė, kur mbaroi edhe fati i veprimit tė kėtij ligji. Ky propozim duhej tė diskutohej nė Komisionin e Ligjeve dhe nė Komisionin e Sigurisė Kombėtare, nėse do tė rihynte sėrish nė fuqi apo do tė pushonte se vepruari, duke u lėnė hapėsirė tė lirė veprimi mjeteve motorike lundruese. Projektligji i dytė, i cili nga politika ėshtė vlerėsuar si mjaft i rėndėsishėm dhe qė para gati njė viti pati debate pėr tė dhe u fut me procedurė tė pėrshpejtuar nė Kuvend, por mbeti vetėm njė tentativė, ėshtė projektligji pėr pastėrtinė e figurave tė zyrtarėve tė lartė tė administratės dhe tė tė zgjedhurve. Pėr kėtė projektligj, nė Kuvend janė depozituar tri drafte, njė nga PD-ja, njė nga PS-ja dhe njė nga kryetari i PDK-sė, Nard Ndoka. Nė thelb, kėto tri drafte nuk kanė ndonjė ndryshim tė madh, por deri mė tani nuk janė sjellė nė sallėn e Kuvendit pėr diskutim dhe mė pas pėr miratim. Ky projektligj deri mė tani ėshtė pėrdorur nga politika nė prag fushatash elektorale, duke u pėrdorur si gur akuze ndaj forcave politike, pasi ata vetė kanė pranuar se edhe nė sallėn e Kuvendit ka mjaft politikanė, tė cilėt kanė probleme me figurėn e tyre, duke rezultuar si bashkėpunėtorė tė ish-Sigurimit tė Shtetit. Po kėshtu, vetė deputetėt kanė deklaruar si ish-bashkėpunėtorė tė sigurimit tė shtetit ka edhe nė institucionet mė tė larta tė shtetit, si nė gjykata, nė administratė etj. Sipas kalendarit tė punimeve, nga 21 prilli deri mė 12 maj kėto projektligje duhej tė ishin paraqitur pėr diskutim nė Komisionin e Ligjeve. Deri mė tani nuk ka ndodhur njė veprim i tillė, ndaj ashtu si moratoriumi pėr skafet dhe ky shtyhet pėr kalendarin e ardhshėm parlamentar. Tė njėjtin fat me dy projektligjet e lartpėrmendura ka pasur edhe nisma e njė grupi deputetėsh pėr disa shtesa nė ligjin nr. 8685, datė 9.11.2000, "Pėr trajtim tė veēantė tė punonjėsve qė kanė punuar nė miniera, nė nėntokė", tė ndryshuar. Shkak pėr propozimin e kėtyre ndryshimeve nga deputetėt e Kuvendit u bėnė disa aksidente tė njėpasnjėshme, me pasojė vdekjen nė minierėn e Bulqizės. Aksidente, tė cilat erdhėn nga kushtet e kėqija nė punė, nė galeritė e kėsaj miniere. Kėto vdekje u bėnė shkak qė minatorėt e Bulqizės, tė mbėshtetur edhe nga familjarėt e tyre, tė ngriheshin nė greva tė njėpasnjėshme, duke kėrkuar kushte mė tė mira pune dhe sigurisht paga mė tė mira, pasi shpėrblimi i tyre qė kanė marrė gjatė kėtyre viteve dhe vazhdojnė tė marrin ėshtė qesharak dhe diskriminues. Ky projektligj duhej tė ishte diskutuar nė Komisionin e Punės dhe Ēėshtjeve Sociale. Fat tė njėjtė me kėto projektligje ka ndarė edhe projektligji i katėrt, i cili flet pėr kufizimin e imunitetit tė deputetėve dhe kushtet pėr autorizimin e ndjekjes penale. Aktualisht, kufizimi i imunitetit ka shkaktuar debate tė shumta nė politikėn shqiptare, pasi brenda pak muajve dy deputetė, tė cilėt kanė mbajtur postet e ministrave, janė nėn hetim nga organi i akuzės. Ndaj, deputetėt kanė kėrkuar kufizimin e imunitetit tė tyre, por megjithėse nė parim janė shprehur pro si PD-ja dhe PS-ja, projektligji qė e kufizon kėtė nuk ėshtė paraqitur ende nė Kuvend. Ky projektligj duhej tė ishte paraqitur pėr diskutim nė Komisionin e Ligjeve.
lajme.parajsa.com
































