Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


G99-a: Qeveria nuk ka qėllim tė luftojė korrupsionin

G99-a reagon pas qėndrimit publik tė ministrit tė Jashtėm, Lulzim BashaTIRANĖ- Pėrfaqėsuesi i lėvizjes ”G99”, Etjen Xhafaj, deklaroi dje se, pėrmes ministrit tė Jashtėm, Lulzim Basha, qeveria Berisha tregoi edhe njėherė se e ka tė vėshtirė tė bashkėjetojė me institucionet e pavarura. »»


LSI: KLSH tė hetojė KESH-in pėr abuzimet me furnizimin me drita

17.08.2008 07:17 Politike - Burimi: SHQIP Politike

Partia e dytė e opozitės i kėrkoi dje publikisht Kontrollit tė Lartė tė Shtetit tė aktivizohet pėr tė hedhur dritė mbi aferat e dyshimta tė KESH-it. Nėnkryetarja e Lėvizjes Socialiste pėr Integrim, Filloreta Kodra, vlerėsoi se qytetarėt e Tiranės dhe tė sė gjithė Shqipėrisė e kuptuan qartė dhe hapur se tė ashtuquajturat riparime nė rrjet nuk janė gjė tjetėr veēse shitje abuzive. "Shitje nė masė tė energjisė elektrike dhe mashtrim i hapur i qytetarėve e lėnie e tyre nė errėsire nė kėto ditė tė nxehta vere", insistoi ajo. Teksa shtoi se edhe mė e rėndė bėhet situata mbasi problemi ka arritur atje ku s‘mban mė, drejtuesi i OST-sė pranoi publikisht se shqiptarėt duhet tė rrinė nė errėsirė, sepse qeveria e Berishės pėr qėllime pėrfitimi duhet tė shesė energji. "LSI kishte denoncuar me forcė edhe mė parė kėtė mashtrim tė vazhdueshėm, qė binte nė kurrizin jo vetėm tė qytetarėve, por edhe tė bizneseve tė tyre", kujtoi Kodra. Duke theksuar se qeveria shqiptare, ashtu siē ka bėrė vazhdimisht nė kėto vjet, gėnjeu dhe nuk pranoi kėtė mashtrim qė po u bėnte qytetarėve shqiptarė. Nėnkryetarja e LSI-sė nėnvizoi se ndonėse vetė qeveria dhe KESH-i pranuan se gjashtėmujori i parė i kėtij viti konsiderohet si njė nga mė tė mirėt pėr gjendjen hidrike dhe baseneve tė hidrocentraleve, prodhimi i energjisė elektrike nė tė kundėrt ishte nėn nivelin e viteve ku ka pasur krizė hidrike, sipas tė dhėnave tė raportuara nga vetė qeveria. Kjo, sqaroi Kodra, provon haptazi abuzimin e vazhdueshėm me energjinė elektrike nė kurriz tė qytetarėve. LSI-ja mendon se, me gjithė rritjet shumė tė mėdha tė ēmimit tė energjisė elektrike nė kurriz tė qytetarėve tė varfėr shqiptarė dhe biznesit, situata ekonomike dhe KESH-i ėshtė pėrkeqėsuar. Kjo e ka bėrė tė pamundur edhe procesin e privatizimit tė OST-sė, duke provuar qartė se abuzimi ėshtė i pėrmasave tė mėdha. "Po rrėnon ekonomikisht korporatėn dhe po ul nė mėnyrė drastike vlerėn ekonomike tė saj", vijoi Kodra. Duke analizuar aspektin ekonomik, ajo kėmbėnguli se qytetarėt shqiptarė, vetėm pėr humbjet nė rrjet nga abuzimet, janė tė detyruar tė paguajnė rreth 600 lekė tė reja nė muaj. Kjo ėshtė e barabartė me shtesėn e pensioneve e pagave tė bėra nga qeveria, pra shqiptarėt janė tė detyruar tė paguajnė edhe vjedhjet e punonjėsve tė KESH-it. LSI-ja i kėrkon KLSH-sė qė tė aktivizohet pėr tė hedhur dritė mbi kėto afera tė dyshimta tė shitjes sė energjisė, kur qytetarėt rrinė nė errėsirė dhe tė bėjnė publike rezultatet e kėtij kontrolli. Ndėrsa i bėn thirrje qeverisė shqiptare tė ndėrpresė urgjentisht vazhdimin e operacioneve tė tilla, tė furnizojė me energji qytetarėt dhe tė ndalė ndėshkimin masiv qė po u bėn atyre. "Ndėshkim qė ka thelluar varfėrinė, si dhe ka cenuar nė mėnyrė tė frikshme cilėsinė e jetės sė shqiptarėve, duke u a bėrė tė pamundur jetesėn nė vendin e tyre", theksoi Kodra.

KESH


Hetimi parlamentar, komisioni mbeti nė harresė


Saktėsisht njė vit mė parė, Lėvizja Socialiste pėr Integrim denoncoi me tė madhe korrupsionin qė, sipas saj, po realizohej nė Korporatėn Elektroenergjetike Shqiptare. Drejtuesit e lartė tė kėsaj partie nuk hezituan tė ngrenė zėrin pėr ato qė i quajtėn abuzime tė frikshme me fondet publike. Nė kėtė kuadėr u angazhuan pėr ngritjen e njė komisioni hetimor parlamentar pėr tė hetuar abuzimet qė janė bėrė nė Korporatėn Elektroenergjetike. Ky investigim pėrfshinte tė gjithė periudhėn e krizės energjetike, por edhe kohėn kur ky institucion drejtohej nga Andi Beli. Teksa kėrkuan qė nė njė moment tė tillė kritik ministri Genc Ruli dhe drejtori i korporatės tė jepnin menjėherė dorėheqjen e tė merrnin pėrgjegjėsitė mbi vete. LSI-ja nuk hezitoi qė t‘i kėrkojė edhe Kryeministrit tė vendit tė shpjegohet publikisht pėrpara shqiptarėve pėr kėtė situatė skandaloze, nė kundėrshtim tė plotė me pėrbetimet dhe premtimet e tij elektorale dhe qeverisėse. Partia e drejtuar nga ish-kryeministri Ilir Meta, paralelisht me hetimin parlamentar, bėri thirrje pėr hartimin e njė plani emergjent masash konkrete pėr daljen nga situata. Por teksa socialistėt diskutuan numrin e komisioneve hetimore qė kishin pėrgatitur tė ngrihen nė fundvitin 2007, ēėshtjen e hetimin mbi Korporatėn Elektroenergjetike ia lanė Lėvizjes Socialiste pėr Integrim. Nuk u arrit tė kuptohej nėse kjo e fundit e konkretizoi propozimin nė Kuvend apo jo. Duket qartė se, pas njė viti, hetimi parlamentar nuk ėshtė realizuar dhe kėrkohet njė investigim prej Kontrollit tė Lartė tė Shtetit.





Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare