LSI: Veprimet e njeanshme PD-PS po cenojne procesin
10.09.2007 20:18 Politike - Burimi: 24 Ore Politike
LSI shprehu sot kundershtimin e saj per emrat e propozuar per kreun e ri te shtetit, si ne listen e se djathtes, edhe ne ate te PS-se
Procesi i zgjedhjes se presidentit po pervijon rrezikshem drejt nje procesi teresisht jo parimor aspak dinjitoz duke mos i hapur asnje drejtim pozitiv procesit politik ne Shqiperi, por perkundrazi duke thelluar krizen, duke shtuar konfuzionin si dhe zhvleresuar solemnitetin institucional dhe moral te te gjithe ketij procesi ne kete moment kaq delikat. Keshtu ka deklaruar Sekretari i pergjithshem i LSI-se Petrit Vasili I cili ka shprehur qendrimin e partise se tij lidhur me zhvillimet e fundit.
Sipas tij, lista me e fundit e bere publike nga maxhoranca per postin e presidentit si nje liste absurde dhe pa asnje kuptim eshte prove e pakundershtueshme se kjo maxhorance e papergjegjshme e ka shnderruar kete proces kaq te rendesishem ne nje proces qesharak dhe aspak dinjitoz per vendin. Vasili ka akuzuar mazhorancen se synon ne kete menyre qe te thelloje krizen dhe te imponoje taktiken e faktit te kryer e per rrjedhim edhe te realizimit te nje zgjedhjeje te gabuar e me pasoja te pallogaritshme per stabilitetin e vendit.
Sipas tij, perkundrejt nje qendrimi te tille teresisht jo serioz te maxhorances tryeza e partive te opozites ka ofruar kandidatura dinjitoze dhe konsensuale qe jo vetem e zgjidhin kete ceshtje te madhe por i hapin rrugen krijimit te nje klime te re te komunikimit politik te gjere dhe konsensual. Shkembi i listave ne menyre te njeanshme midis PS-se dhe PD-se eshte njue tjeter problem qe LSI parashtron.
Ne kontrast te plote me kete produkt politik te tryezes se partive opozitare eshte komunikimi i njeanshem dhe me lista te njeanshme te Partise Socialiste dhe asaj Demokratike, qe po thellon krizen ne menyre te metejshme duke i dhene asaj dimensionin teper negativ te nje kompromisi te papranueshem dhe shterpe kulisash, ne vend te atij institucional e ne respekt te tryezave dhe aleancave politike.
Kjo menyre e njeanshme veprimi politik do te kete pasoja te paevitueshme per te ardhmen politike te funksionimit te ketyre aleancave. Gjithashtu mungesa e nje konsensusi te gjere dhe insistimi per veprime bipartizane rrezikon cuarjen e vendit drejt zgjedhjeve te parakohshme ku e gjithe pergjegjesia per mbajtjen e tyre bie mbi dy partite e mesiperme, tha Vasili.

lajme.parajsa.com