LSI-ja kėrkesė ndėrkombėtarėve: Garantoni procedurat pėr reformėn zgjedhore
20.07.2008 18:04 Politike - Burimi: Metropol Politike
Lėvizja Socialiste pėr Integrim u bėri thirrje dje organizmave ndėrkombėtarė qė tė angazhohen maksimalisht pėr tė garantuar legjitimitetin e procedurave dhe standardeve ligjore tė Kodit tė ri Zgjedhor. Pėrmes njė deklarate pėr shtyp LSI-ja kėrkoi nga OSBE-ja, ODIHR-i, Komisioni Evropian dhe institucionet e tjera ndėrkombėtare qė tė angazhohen me njė vėmendje dhe kujdes shumė mė tė madh pėr tė garantuar legjitimitetin e procedurave dhe standardeve ligjore tė Kodit tė ri Zgjedhor, nė mėnyrė qė Shqipėria tė organizojė zgjedhje tė lira e tė ndershme nė vitin 2009 dhe tė hiqet nga lista e zezė e vendeve problematike. Njė angazhim i tillė nga komuniteti ndėrkombėtar, organizatat dhe vendet partnere ėshtė njė domosdoshmėri, duke pasur parasysh edhe eksperiencat tepėr tė hidhura tė mosveprimit tė tyre nė tė kaluarėn, sidomos nė parandalimin e megadushkut nė vitin 2005, ndonėse i paralajmėruar nė kohė nga LSI-ja, - thuhet nė deklaratė. Sipas saj, shqiptarėt meritojnė tė ecin me shpejtėsi drejt Evropės dhe nuk mund tė mbeten peng i papėrgjegjshmėrisė sė politikės sė vjetėr pėr tė ofruar standarde evropiane, ndėr tė cilat zgjedhjet e lira e tė ndershme janė mė themelorėt. Gjithashtu LSI-ja pėrshėndeti deklaratėn e ambasadorit tė OSBE-sė Robert Bosch, i cili ka kėrkuar njė proces gjithėpėrfshirės dhe njė debat mė serioz nė shqyrtimin dhe miratimin e legjislacionit nga Kuvendi i Shqipėrisė. Por kujtojmė se shqetėsimi i OSBE-sė pėr procesin e miratimit tė legjislacionit dhe cilėsisė sė tij pėrbėn gjithashtu njė nga kritikat mė tė ashpra qė Bashkimi Evropian bėn pėr Shqipėrinė nė Progresraportin e vitit 2007. Kjo praktikė jotransparente legjislative e Kuvendit arriti kulmin me mėnyrėn se si u miratuan ndryshimet kushtetuese tė natės sė 21 prillit, tė cilat po japin pasojat e tyre negative kryesisht nė drejtim tė revanshit tė kėsaj maxhorance drejt njė pushteti tė pavarur, siē ėshtė gjyqėsori, - thuhet nė deklaratė.
lajme.parajsa.com
































