Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


G99-a: Qeveria nuk ka qėllim tė luftojė korrupsionin

G99-a reagon pas qėndrimit publik tė ministrit tė Jashtėm, Lulzim BashaTIRANĖ- Pėrfaqėsuesi i lėvizjes ”G99”, Etjen Xhafaj, deklaroi dje se, pėrmes ministrit tė Jashtėm, Lulzim Basha, qeveria Berisha tregoi edhe njėherė se e ka tė vėshtirė tė bashkėjetojė me institucionet e pavarura. »»


Leskaj: Qeveria, e dėshtuar nė ēdo zė

18.08.2008 12:02 Politike - Burimi: Panorama Politike

• Partia Socialiste hodhi dje poshtė pretendimet e Kryeministrit Berisha pėr suksese nė 7 muajt e fundit. 

ARISTIR LUMEZI

Kryetarja e grupit parlamentar socialist, Valentina Leskaj, tha se qeveria ka dėshtuar nė tė gjithė zėrat; si nė luftėn kundėr korrupsionit, ashtu edhe nė infrastrukturė apo ekonomi. Kjo, sipas Leskajt, dėshmohet edhe nga raportet e shumta negative tė ndėrkombėtarėve nė kėto muaj. “Foli pėr biznese, nė fakt raportohen se janė regjistruar 13 mijė biznese, por rezultojnė vetėm 2 mijė tė punėsuar, sipas institucioneve raportuese. I bie 11 mijė biznese tė jenė pa asnjė punonjės (as pronari). Ky ėshtė modeli i Gėrdecit dhe ‘suksesi’ i luftės ndaj informalitetit”, tha Leskaj pėrpara gazetarėve. Kryetarja e grupit tė deputetėve socialistė, duke hedhur poshtė deklaratat e kryeministrit pėr sukseset ndaj luftės kundėr korrupsionit, tha se njė gjė e tillė pėrgėnjeshtrohet dhe nga institucionet ndėrkombėtare. “Me gjithė pėrpjekjen pėr ta kthyer korrupsionin nė histori suksesi, nuk mund tė mohojė tė paktėn 6 raporte ndėrkombėtare, qė vinė tė pėrkeqėsuara, lidhur me luftėn ndaj korrupsionit, krimit tė organizuar e trafiqeve (nga Departamenti Amerikan i Shtetit, CIA, IDR – USAID, Transparenca Ndėrkombėtare). Dhe kėto janė vetėm nė harkun e njė viti. Kryeministri foli pėr suksese politike, pėrfshirė edhe privatizimin e ftesės pėr NATO, ndėrkohė qė nė Uashington, siē ėshtė bėrė e njohur nga burime diplomatike, po rritet shqetėsimi pėr hapa mbrapa, qė lidhen me zbardhjen e krimit tė Gėrdecit, me pėrpjekjet e mazhorancės pėr tė vėnė nėn kontroll institucionet e pavarura (prokurori, gjykatė deri te projektligji mė i fundit nė proces pėr Prokurorinė)”, tha Leskaj. 
Gjithashtu kreu i grupit socialist, duke iu referuar investimeve tė deklaruara nga Kryeministri, tha se ato janė nė nivelet mė tė ulėta. “Kryeministri foli pėr bum nė investime, kur investimet si 6-mujor janė realizuar vetėm 26.5% tė programit vjetor. Nė Investimet e Huaja Direkte, sipas raportit tė Institutit tė Studimeve Ndėrkombėtare tė Vjenės, Shqipėria (viti 2007 – 2008) zė pothuaj vendin e fundit nė CEE. Ka mbi 10 herė mė pak se Bullgaria apo Rumania, po disa herė mė pak edhe se Serbia apo Bosnjė-Hercegovina”, tha Leskaj. Por kryetarja e grupit socialist adresoi kritika dhe ndaj TVSH, pėr pasqyrim tė njėanshėm tė arritjeve tė qeverisė, duke iu referuar vetėm deklaratave tė kryeministrit dhe jo raporteve tė ndėrkombėtarėve. “Lidhur me RTSH-nė, jemi nė pritje tė njė raporti nga Kėshilli Drejtues, kėrkuar nga ne muaj mė parė, dhe do ndėrmarrim hapa tė tjerė deri nė hapjen e procedurave parlamentare pėr shkarkimin e Kėshillit Drejtues tė tij”, tha Leskaj.


PS: Prokuroria tė hetojė skandalin e Durrės-Morinė

Partia Socialiste denoncoi dje atė qė ajo e cilėsoi si aferėn e radhės tė qeverisė me rrugėn Durrės-Kukės. Nėnkryetari i grupit kuvendor socialist, Erion Braēe, deklaroi gjatė njė konference pėr shtyp se qeveria i kishte dhėnė firmės “Bechtel Enka” njė fond shtesė prej 120 milionė euro pėr rrugėn si fond kompensimi pėr inflacionin. Braēe i bėri thirrje Prokurorisė t’i shkojė deri nė fund hetimit pėr skandalin e rrugės “qė gllabėron paratė e shqiptarėve”. “Me kėtė shtesė, kostoja e rrugės shkon nė 640 milionė euro, ndėrsa me shtesėn prej 120 mln euro, bėheshin 4 rrugė tė reja”, tha Braēe. Sipas socialistėve, qeveria kompensoi pėr inflacionin firmėn “Bechtel Enka”, ndėrkohė qė asnjė firmė shqiptare nuk ėshtė kompensuar. “Ia vlen tė sjellim nė vėmendje tė shqiptarėve, se me paratė shtesė, prej 120 milionė euro tė tjera pėr rrugėn Rrėshen-Kalimash, pra mbi ēmimin e kontratės sė parė prej 480 milionė euro, mund tė ishin ndėrtuar kėto autostrada: Shkodėr-Hani i Hotit, me vlerė 24 milionė euro; rruga e Arbėrit, me vlerė rreth 160 milionė euro. Duhet tė ishin shtuar dy vija kalimi nė segmentin Fushė Krujė-Shkodėr me vlerė 80 milionė euro. Do tė ishte ndėrtuar rruga Levan-Vlorė, me vlerė 45 milionė euro dhe do tė ishte ndėrtuar rruga Levan-Tepelenė, me vlerė 70 milionė euro. Tė gjitha bashkė, 368 milionė euro. Thuajse po aq sa shtesa mbi ēmim e kontratės sė parė prej 418 milionė euro”, tha Braēe.


PD: Rama fobi nga arritjet e qeverisė


Partia Demokratike reagoi dje ndaj kritikave tė socialistėve pėr bilancin 7-mujor tė qeverisė. Zėdhėnėsi i PD-sė, Gerti Bogdani tha nė njė konferencė pėr shtyp se, socialistėt kanė fobi ndaj arritjeve tė qeverisė. “Nga selia e Partisė Socialiste vjen deklarata e radhės, e cila nxjerr nė pah fobitė e kryetarit tė saj ndaj kompjuterėve dhe teknologjisė sė informacionit. Duket qartė se tre janė fobi tė forta tė z. Rama, rruga Durrės–Kukės–Morinė, rritja e rrogave dhe pensioneve dhe pa diskutim mosha dixhitale. Deklarata kundra moshės dixhitale dhe avancimit tė saj nė Shqipėri, shprehet se optimizmi ėshtė demagogji. Edhe pse kjo ėshtė njė kundėrshti logjike nė vetvete, optimizmi i kėsaj qeverie ėshtė pa diskutim shumė mė pozitiv se fryma negative qė rrezaton selia roze”, tha Bogdani. Sipas tij, “nė Shqipėri, sot po aplikohen me sukses dhe po pėrhapen me shpejtėsi kabinetet e informatikės nė shkolla, regjistrimi elektronik i bizneseve, taksat online, regjistri i penaliteteve online, po pėrhapet me sukses prokurimi elektronik dhe sė fundmi gjendja civile elektronike nėpėrmjet arritjes mė tė re, certifikatave dixhitale”.



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare