Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


G99-a: Qeveria nuk ka qėllim tė luftojė korrupsionin

G99-a reagon pas qėndrimit publik tė ministrit tė Jashtėm, Lulzim BashaTIRANĖ- Pėrfaqėsuesi i lėvizjes ”G99”, Etjen Xhafaj, deklaroi dje se, pėrmes ministrit tė Jashtėm, Lulzim Basha, qeveria Berisha tregoi edhe njėherė se e ka tė vėshtirė tė bashkėjetojė me institucionet e pavarura. »»


Ligji pėr Prokurorinė, ndryshon Kushtetutėn

02.09.2008 12:02 Politike - Burimi: Metropol Politike

  Deputetėt demokratė ngrenė shqetėsimin nė mbledhjen e grupit parlamentar tė PD-sė

Berisha fton opozitėn tė miratojė ligjin. E konsideron draft sipas standardeve

Kushtetuta e Shqipėrisė mund tė pėsojė tė tjera ndryshime nėse ligji i ri “Pėr organizimin dhe funksionimin e Prokurorisė sė Pėrgjithshme” do tė miratohet. Deputetėt e mazhorancės gjatė mbledhjes sė djeshme tė grupit parlamentar kanė rėnė parimisht dakord ta ndryshojnė Kushtetutėn, tė diktuar nga parashikimet e drafti tė ri pėr organin e akuzės, nėse edhe opozita do tė ofrojė konsensusin e saj. Burime nga ky grup shprehen se drafti i ri parashikon ndryshimin e ligjit themeltar, pikėrisht nė nenin qė flitet pėr shkarkimin e Prokurorit tė Pėrgjithshėm.

Propozimi

Sipas tė njėjtave burime, deputetėt tė Komisionit tė Ligjit, njohės tė mirė tė procedurave ligjore, duke iu referuar projektit tė ri pėr Prokurorinė e Pėrgjithshme, kanė ngritur shqetėsimin se drafti nė dy nene tė tij bie ndesh me Kushtetutėn. Konkretisht ndryshimet e ligjit bazė parashikojnė njė klauzolė tė re nė ndryshimet e reja, ku pėrveē emėrimit dhe shkarkimit nga detyra e Prokurorit tė Pėrgjithshėm ėshtė pėrfshirė edhe pezullimi. Sipas ligjit tė ri, Prokurori i Pėrgjithshėm pezullohet nė ushtrimin e detyrės kur ka cilėsinė e tė pandehurit sipas nenit 34 tė Kodit tė Procedurės Penale. Presidenti i Republikės brenda 24 orėsh komandon nė kėtė detyrė prokurorin e Prokurorisė sė Pėrgjithshme me vjetėrsinė mė tė gjatė nė profesion. Dekreti i Presidentit pėr komandimi shqyrtohet nga Kuvendi brenda 24 orėsh. Ndėrkohė qė pezullimi i Prokurorit tė Pėrgjithshėm vazhdon deri nė marrjen e formės sė prerė tė vendimit tė gjykatės nė lidhje me nisjen e procedimit penal ndaj tij. Kėto pėrcaktime bien ndesh me Kushtetutėn, neni 149 tė tij ku thuhet se: “1. Prokurori i Pėrgjithshėm emėrohet nga Presidenti i Republikės me pėlqimin e Kuvendit. 2. Prokurori i Pėrgjithshėm mund tė shkarkohet nga Presidenti i Republikės, me propozim tė Kuvendit, pėr shkelje tė Kushtetutės ose pėr shkelje tė rėnda tė ligjit gjatė ushtrimit tė funksioneve tė tij, pėr paaftėsi mendore a fizike, pėr akte e sjellje qė diskreditojnė rėndė pozitėn dhe figurėn e prokurorit”. Ndryshimi i projektit bazė ka si qėllim shmangien e precedentėve, kur njė Prokuror i Pėrgjithshėm mund tė shkarkohet nga detyra, nė vend tė tij tė emėrohet njė tjetėr emėr, por shkarkimi i Kryeprokurorit tė parė tė konsiderohet i paligjshėm nga gjyqėsori. Ruajtja e tė njėjtės pagė pėr Kryeprokuroren Rama edhe pas miratimit tė ligjit, ka qenė tjetėr temė diskutimi i deputetėve tė PD-sė.

Ftesa

Gjatė fjalės sė tij nė mbledhjen e grupit parlamentar tė PD-sė, kryetari i saj, njėkohėsisht Kryeministri Sali Berisha ka theksuar se projekti pėr Prokurorinė ėshtė njė draft brenda standardeve, ndėrsa garantoi referuar shqetėsimit tė opozitės, se pėr miratimin e tij do tė zhvillohen edhe seanca konsultimesh. Pasi e ka cilėsuar vitin 2008 si vitin e reformave tė mėdha, ai u kėrkoi deputetėve tė tij tė angazhohen maksimalish nė kėtė sesion, por tė miratuar njė sėrė projektligjesh shumė tė rėndėsishme. “Nė krye tė angazhimeve do tė listoja ligjin pėr Kodin Zgjedhor, tė cilin do ta bėjmė nė bashkėpunim me opozitėn. Ėshtė shumė e rėndėsishme ta konkretizojmė kėtė ligj bazė sa mė shpejt tė jetė e mundur nė mėnyrė qė t’i jepet kohė institucioneve pėrgjegjėse pėr pėrvetėsimin dhe zbatimin e tij sa mė tė sigurt dhe tė paanshėm”, theksoi Berisha. Ligji pėr kufizimin e imunitetit, ai pėr pastėrtinė e figurave tė zyrtarėve publik, duke kėrkuar pėr kėto bashkėpunimin e opozitės.

Neni 34 (Kodi i Procedurės Penale)

Marrja e cilėsisė sė tė pandehurit

Merr cilėsinė e tė pandehurit, personi tė cilit i atribuohet vepra penale me aktin e njoftimit tė akuzės, nė tė cilin tregohen tė dhėnat e mjaftueshme pėr marrjen si tė pandehur. Ky akt i njoftohet tė pandehurit dhe mbrojtėsit tė tij.

Kur pas marrjes sė njė personi si tė pandehur dalin tė dhėna tė reja qė ndryshojnė akuzėn e paraqitur ose e plotėsojnė atė, prokurori merr vendim, tė cilin ia njofton tė pandehurit.

Cilėsia e tė pandehurit ruhet nė ēdo gjendje dhe shkallė tė procesit derisa tė ketė marrė formėn e prerė vendimi pushimit, i pafajėsisė ose i dėnimit.

Cilėsia e tė pandehurit rimerret kur prishet vendimi i pushimit ose kur vendoset rishqyrtimi i procesit.

Dispozitat qė zbatohen pėr tė pandehurin, zbatohen edhe pėr personin nėn hetim me pėrjashtim tė rasteve kur ky Kod parashikon ndryshe. Ndaj kėtij personi shtrihen edhe tė drejta dhe garancitė qė janė parashikuar pėr tė pandehurin.

Ilir Meta

Berisha po uzurpon Prokurorinė

Lėvizja Socialiste pėr Integrim theksoi dje se reforma nė drejtėsi pėrbėn dėshtimin e rėndė tė radhės sė Qeverisė. Kryetari i LSI-sė, Ilir Meta, duke shprehur kundėrshtitė pėr draftin e ti ligjor pėr Prokurorinė, tha se pėrmes ndryshimeve po synohet goditja ndaj pavarėsisė sė organit tė akuzės. “Ky ėshtė njė tjetėr konkretizim i filozofisė autoritariste dhe autokratike qė kjo Qeveri ka nisur qė nė natėn e 21 prillit, kur u miratuan ndryshimet kushtetuese”, tha Meta. Sipas tij, pėrpjekjet pėr tė ndryshuar statusin kushtetues tė prokurorėve, heqja e imunitetit tė tyre, shkarkimi nga detyra me fillimin e procedimit penal, ndryshimi i varėsisė sė Policisė Gjyqėsore, heqja e tė drejtave tė pėrfaqėsuesit tė Presidentit nė Kėshillin e Prokurorisė dhe marrja e tyre nga pėrfaqėsuesit e Qeverisė etj, janė njė agresion i rėndė pėr kapjen qė kjo Qeveri do t’i bėjė institucioneve tė pavarura, veēanėrisht atij gjyqėsor. “Shqetėsuese ėshtė veēanėrisht fakti se Qeveria nuk ka asnjė ndjeshmėri ndaj kėshillave dhe vėrejtjeve tė vazhdueshme tė partnerėve tanė ndėrkombėtare, tė BE-sė, SHBA-sė dhe OSBE-sė, qė tashmė po i bien fort kambanave tė alarmit pėr qėllimet e mbrapshta uzurpuese tė Qeverisė ndaj gjyqėsorit”, tha Meta. Ai theksoi se LSI-ja nuk ka besim se Berisha mund t’i japė vendit reforma pėr njė sistem gjyqėsor tė pavarur e profesional. Meta ftoi gjithė opozitėn nė njė qėndrim tė pėrbashkėt qė tė pėrdorė gjithė mjetet parlamentare e ligjore nė mbrojtje tė pavarėsisė tė sistemit gjyqėsor.


Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com








Parajsa Shqiptare