Marjan Gryka: Berisha ka vetėm njė lidhje me idealet e Dhjetorit: Zbatimin e skemės sė Katovicės
12.05.2008 21:06 Politike - Burimi: SOT Politike
Berisha shkoi dy ditė mė parė, nė njė takim farsė me studentėt e Tiranės. Atje ai mbajti njė fjalim, tipik si nė kohėn e ish-Frontit Demokratik. Nė krahė nuk kishte asnjė student tė Dhjetorit 1990. Lideri i kėsaj lėvizjeje Azem Hajdari nuk ishte, sepse u vra pėrballė portės sė PD sė Berishės dhe skalioneve tė tij komuniste e tė sigurimit tė shtetit, tė cilėt prej 17 vjetėsh kanė nė dorė kryesimin e PD dhe tė pushtetit politik dhe ekzekutiv. Ata qė janė gjallė, janė jashtė kufijėve, si emigrantė prej dhunės qė ushtroi pushteit i PD nė vitet 1992-1997.Nė lidhje me vizitėn mortore tė Berishės nė pėrkujtim tė asgjėsimit tė idealeve tė lėvizjes studentore, qė bėri, ne zhvilluam njė bisedė me zotin Marjan Gryka, President i Shoqatės Mbarėkombėtare Nacionaliste Azem Hajdari: Si e konsderoni kėtė vizitė tė Berishės pas 17 vjetėsh tek stuydfentėt?
E konsideroj si vizitėn qė bėri me porosi tė Ramiz Alisė nė vitin 1990, kur shkoi si pedagog, por qė nė fakt ishte desant i PPSH dhe i sigurimit tė shtetit, mision tė cilin e kreu dhe po e kryen me sukses tė plotė. Kjo nis tek ofensiva e Berishės njerėzve qė kishin idealet e Dhjetorit 1990 dhe kjo pėrcjell tek demokratėt mesazhin, se ai nuk mund tė ekzistojė dot as vetė nė politikė, nėse nuk i jep fund monopolit tė posteve nė parti e nė qeveri. Pozicionimi i deklaruar i figurave, nuk do tė kalojė pa probleme, pavarėsisht se Berisha njihet si njė dorė e hekurt nė kryesimin e gjithēkaje nė selinė dhe qeverinė blu. Nuk e dimė, nėse Berisha ka pėrfshirė edhe veten nė kėtė skemė pėr tė lėnė njė nga postet, por dihet qė ai e ka futur nė axhendė tė shpejt kėtė plan, prej tė cilit mendohet njė ēarje akoma mė e madhe nga kjo qė po lėviz nė mėnyrė klandestine kafeneve. Atė lėvizje e bėnė idealistėt jo komunistė, ndėrsa nė poste dhe funskione tė larta, kapardisen ata qė nuk donin ti dėgjonin as emrin dhe qė mallkonin PD.
A ėshtė PD e sotme e Berishės, forca qė pėrfaqėson idealet studentore tė Dhjetorit 1990?
Jo, nuk ėshtė dhe nuk ka pėr tė qėnė asnjėherė, pėr aq kohė, sa nė krye tė saj tė jetė Berisha dhe kolegėt e tij komunistė, tė dalė ga strofulla e PPSH. Unė e kam deklaruar edhe mė parė nė gazetėn tuaj, qė PD e sotme nuk duhet tė kishte dhe nuk duhet tė ketė fytyrėn e sotme. As drejtuesit qė ka dhe kėtu, nuk e teproj dhe nuk bėjė mėkat, tė deklarojė se pėrgjegjėsinė historike tė Berishės, pėr shkatėrrimin e kėsaj force tė madhe politike, qė u krijua si fuqi pėr tė hedhur nė koshin e plehėrave diktaturėn komuniste tė Enver Hoxhės. Sali Berisha, me qėndrimet e tij mbėshtetėse ndaj ish-komunistėve, dėshmoi dhe po dėshmon, qė jo vetėm nuk i ka prerė lidhjet me komunizmin, por edhe i ka rifreskuar ato dhe kėtu nuk ėhstė fjala thejshtė se ka dy, apo tre komunist nė administratė, por sespe ka instlauar mendėsitė e atij sistemi nė drejtim. Dhe kur vetė lideri ėshtė pjesė aktive e atij pushteti qė burgosi, qė vrau, qė shpronėsoi, qė internoi dhe mohoi tė drejtat e njė populli mbarė, duke e ktheyr nė skllav kolektiv, nuk mund tė flitet pėr demokraci. Faktet janė tė shumta dhe shqiptarėt i dinė mirė. Nėse kėsaj diktature iu hoqėn simbolet, nuk i janė hequr praktikat dhe njerėzit qė e kanė ushqyer atė.
Cilat janė pikėtakimet e shoqatės tuaj me idealet studentore?
Nuk flitet pėr pikė takime por pėr njė organizėm, sepse ne jemi gjaku dhe truri I kėsaj lėvizjeje tė madhe historike. Ne jemi njė shoqatė qė mban emrin e Azem Hajdarit. Krijimi i saj ishte vepėr e demokratėve tė vėrtetė, qė kishin besim tek ai, edhe pse u vra Azemi, por nuk u vra figura, kontributi dhe idealet e tij, tė cilat vetė Azemi, nuk i shkeli asnjėhėrė edhe pse u pėrballė shumė herė, me atė kontingjent ish-komunistėsh fanatikė, tė cilėt edhe pse ishin (dhe janė pjesė e drejtimit tė PD), nuk kishin asnjė ideal demokratik e nacionalist, pėrkundrazi kishin depėrtuar brenda saj, si desantė tė PPSH, pėr ta shkatėrruar demokracinė dhe idealin e Azemit e tė tė gjithė studentėve dhe shqiptarėve, qė pėrmbysėn diktaturėn komuniste. Njė merak tė pėrhershėm kishte Azem Hajdari, pranė tė cilit kam qėndruar nė ēdo sekondė: Lufta pėr demokracinė dhe nacionalizmin ėshtė mė e vėshtirė me kėta qė na pengojnė nga brenda, sepse kundėrshtarėt politikė, i njohim dhe dimė tė pozicionohemi! Kjo shoqatė, u krijua si domosdoshmėri pėr tė pėrjetėsuar dhe vazhduar idealet kombėtare e demokratike tė Azem Hajdarit. Akti demokratik i Azem Hajdarit, pėr instalimin e pluralizmit politik nėpėrmjet protestave studentore e mė pas si politikan, janė vlera qė meritojnė vėmėndje edhe sot, jo thjeshtė si kontribute. Ne i jemi pėrmbajtur kėtij synimi dhe kėtyre vlerave, duke mos lejuar askėnd, kushdo qoftė nė PD dhe jashtė saj, qė tė cėnojė personalitetin e kėtij formacioni tė madh e tė fuqishėm.
Cili ka qėnė misioni juaj si idealistė, nė atė dhjetor historik?
Ishim vėrtetė idealistė, ndėrsa ata qė na u ngjitėn nė trubuna ishin ata qė janė sot po nė tribuna, qė nga Sali Berisha, Skėnder Gjinushi, Gramoz Ruēi, Kastriot Islami etj. Ata na pėrdhosėn idealet, na vodhėn demokracinė dhe sot po e pėrdorin pėr interesat e tyre dhe tė klaneve ish-lomuniste tė PPSH, tė cilave u shėrbejnė si ushtarė tė bindur. Ne u futėm nė vijėn e demokracisė, me bindjen se do tė kishim njė shoqėri ndryshe, por nė fakt nuk ndodhi kėshtu. Unė e kam ndjekur pėr 17 vjet politikėn e kėtij vendi, kam qėnė dhe vazhdoj tė jem pjesė aktive e saj, tashmė prej 9 vjetėsh, nė drejtimin e veprimtarisė sė shoqatės Azem Hajdari. Jo vetėm unė, por tė gjithė ata qė kanė orientim idealin e Azemit, ndihen tė motivuar pėr tė mos u bėrė pjesė e tė keqes qė ka pllakosur drejtimin politik tė PD dhe praktikėn qeverisėse tė pushtetit tė saj. Misioni ynė si drejtues dhe anėtarė tė kėsaj shoqate, ka pikė takimi vetėm me progresin dhe me idealin e pastėr demokratik, duke shpėrfillur pa asnjė ndrojtje, ata qė e kanė harruar dhe qė e kanė braktisur idealin e Azem Hajdarit e qė fatkeqėsisht ndodhen edhe nė kupolėn e PD.
A qan vėrtetė Sali Berisha pėr Azem Hajdarin?
Lotė e kam parė nė ekran, qė derdh. Por se sa tė sinqertė i ka, kėtė e di vetėm ai, i cili sa lėshon kurorėn, nis e qesh, sikur ėshtė nė dasėm e jo nė njė ceremony pėrkujtimore pėr njė figurė tė madhe kombėtare. Konfirmojė faktin, qė si shoqatė qė ka emrin e Azemit, disa herė kemi kėrkuar mbėshtetjen e kreut tė PD, zotit Sali Berisha, njeriut qė ēdo 12 shtator dhe 5 maj, ēon lule dhe derdh lotė tek memoriali i Heroit Azem Hajdari. Por ēuditėrisht, nuk e kemi patur kėtė mbėshtetje. Kjo ka krijuar rezerva, pėr tė cilat edhe pse i ėshtė kėrkuar shpjegim, ai nuk ėshtė shpjeguar asnjėherė. Dhe kjo mendoj, se nuk ka qėnė dhe nuk ėshtė normale. Ne kur krijuam shoqatėn e konceptuam dhe e deklaruam hapur, madje e kemi edhe nė statut e nė program, se nuk jemi parti paralele me PD, por pjesė integrale, forcė aktive e PD, mbėshtetės tė Berishės, duke mbajtur si orientim idealin e Azemit. Ne e vazhduam dhe po e avzhdojmė kėtė rrugė. PD, me sa kuptuam atėherė dhe me sa shohim tani, ka nisur tjetėr rrugė dhe kjo ėshtė shmangie nga ajo qė nisi nė dhjetor 1990.
PD e Berishės ėshtė nė pushtet. Cili ėshtė vlerėsimi pėr anėtarėsinė e shoqatės tuaj?
Janė jashtė ēdo vendi pune. Janė lėnė nė rrugė. Nuk pėrfillen nga askush. Madje kur dėgjojnė qė anėtarėsia jonė thotė se janė anėtėrė tė shoqatės Azem hajdari, atėherė ndėshkohen dhe shpėrfillen mė egėrsisht, qė nga berisha e deri tek ata minjtė e zyrave tė PD e tė ministrive. Kėta tė spostuar nga listat e punėsimit e konsiderojnė kėtė qėndrim shpėrfilljeje, jo njė harresė, ose pamundėsi pėr tu dhėnė nga njė vend pune tė merituar, por njė mosdashje me bindje dhe me projekt tė paramenduar spostimi. Vendet e tyre nė pushtet, nuk ua dhanė atyre, sespe i zunė mjedisorėt e Xhuvelit, republikanėt e Godos dhe Mediut, demokristianėt e Ndokės, mėsuesit dhe edukatoret e Pollos, minoritarėt grekė tė Dules, liberalėt e Laēos e po kėshtu tė tjerė emra qė sa ndjen erėn e kėrmės sė pushtetit, u futėn si kėpusha nėn kolltukun e Berishės, tė cilit i pėlqyen dhe i gradoi nė parti e nė qeveri.
Ka ndarje mes pjesė idealsite tė Dhjetorit 199- dhe kupolės sė PD?
Ka kohė qė nisur hapja e njė hendeku ndarės, qė thellohet pėrditė mes lidershipit tė PD dhe anėtarėsisė nė bazė, madje dhe tė zgjedhurve nė qendėr. Pardje, dėgjuam Besnik Mustafajn, qė akuzoi direkt kryetarin e PD dhe ata qė ka rrotull nė kryesi dhe nė qeveri, si njerėz me vese, si njerėz qė punojnė pėr interesat e tyre, si njerėz qė tradhėtuan militantėt, si pushtetarė, qė me qėndrimet e tyre shėprfillėse e brutale, kanė nxitur distancimin e madh e pėrfundimtar me shumė qėndrestarė dhe kontribues kualitativ tė PD. Nėse shkon psh, tek ministria e Financave, shikon pėrditė rradhė tė gjatė pas kangjellave, ose varg njerėzish nėpėr korridore, qė presin me dosje dhe CV nė duar, qė luten dhe lodhen duke kėrkuar punė. Po kėshtu nė kryesinė e Kuvendit, nė ministrinė e Brendėshme, nė ministrinė e Transporteve, nė ministrinė e Jashtėme e tė Bujqėsisė, ku nuk u hapet dera, nuk marrin poėrgjigje nga rojet, shtyhen me foircė kur tentojnė tė takohen me ministrin etj.
lajme.parajsa.com
































