Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


PS: Proporcional rajonal pa prag

PS: Proporcional rajonal pa prag

Socialistet kane vendosur te propozojne nje model proporcionali rajonal, pa prag elektoral. I ngjashem me sistemin spanjoll, ky sistem, i cili eshte fiksuar nga socialistet dhe qe pritet te hidhet zyrtarisht per diskutim ne Komisionin parlamentar te Ligjeve, do te kete nje prag zero. Nje perpjekje e tille nga ana e partise me te madhe opozitare vjen ne kushtet kur nuk kane reshtur sulmet nga aleatet e saj, por dhe nga forcat e djathta ne total kunder dy... »»


Mediu: "Gėrdeci", me vendim qeverie

10.05.2008 03:10 Politike - Burimi: SHQIP Politike

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka rrėfyer dje nė emisionin "Top Story", tė drejtuar nga Sokol Balla, nė "Top Channel" versionin e tij pėr katastrofėn e Gėrdecit dhe motivin e konfliktit tė tij tė fundit me Shtabin e Pėrgjithshėm tė Forcave tė Armatosura. Ish-ministri i Mbrojtjes ka bėrė pėrgjegjėse ushtrinė pėr atė qė ndodhi mė 15 mars nė Gėrdec, duke u shprehur se "ēėshtjet ushtarake i takojnė ushtrisė". Pėr herė tė parė, ish-ministri Mediu ka pranuar hapur dhe qartė se Gėrdeci ėshtė miratuar me vendim qeverie. "Kam kėrkuar njė akt nominal, sepse ka njė boshllėk ligjor qė i jep qeverisė tė drejtėn, ku qeveria pėrcakton procedurat e daljes sė municioneve. Me kėtė pretendim shkojmė nė Kėshillin e Ministrave. Tė gjitha shkresat qė kanė ardhur nga ministria kanė ardhur nga strukturat e mėposhtme. Ligji i ri pėr prokurimet e pėrjashton Ministrinė e Mbrojtjes nga prokurimet, por edhe precedentėt e mėparshėm kanė kaluar me vendim qeverie", tha ai. Mediu ka ripėrsėritur dje se kishte dėgjuar pėr Delijorgjin, por nuk ka pasur asnjėherė kontakte me atė. "Kisha dėgjuar pėr Delijorgjin. Kam bėrė njė deklaratė qė nuk kam pasur asnjė kontakt me Delijorgjin dhe s‘kam pasur asnjė lloj dijenie qė Delijorgji merrej me demontimin", tha ai. Sipas tij, njė ministėr nuk mund tė shikojė me lupė ēdo germė. "Ka njė konfuzion pėr pėrputhshmėrinė e datave. Nė bazė tė kėrkesės qė mė ka ardhur, kam kėrkuar qė tė procedohet nė mėnyrė tė rregullt. Nė datėn 28 ka ardhur kėrkesa dhe nė datėn 28 ėshtė krijuar shoqata "Alb Demil". Ministri i Mbrojtjes e autorizon kėrkesėn nė autoritetet pėrkatėse. Ne shisnim municione, por shitje pėr demontim nė Shqipėri nuk kishim bėrė ndonjėherė", tha ai. Kreu i republikanėve ka kėrkuar qė problemet duhet tė shihen akoma mė thellė. "Duhet tė kesh pėrgjegjėsi morale pėr tė ditur se ku janė limitet. Dhashė dorėheqjen, jo t‘i shpėtoja pėrgjegjėsisė. Pėrgjegjėsia ishte e tillė qė ministri i Mbrojtjes tė jepte dorėheqjen", tha Mediu. Ish-ministri i Mbrojtjes ka treguar gjithashtu se pse u zgjodh Gėrdeci. "Ka pasur njė letėr nga MEICO pikėrisht pėr heqjen e municionit dhe pas kėsaj memoje, ministri i Mbrojtjes ka bėrė shėnimin pėr tė marrė mendimin nga shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm", tha ai.


Celibashi, avokat i ish-ministrit tė Mbrojtjes


Kreu i republikanėve pėrgatitet tė pėrballet me akuzat e prokurorisė


Kryerepublikani Fatmir Mediu pėrgatitet pėr gjithēka duke ngritur ekipin e avokatėve, tė cilėt do ta mbrojnė nė rast se ngjarja e Gėrdecit do ta ēojė atė drejt gjykatės. Ilirian Celibashi ėshtė i zgjedhuri i ish-ministrit tė kabinetit "Berisha", i cili do tė kujdeset pėr mbrojtjen e Fatmir Mediut nė rast se prokuroria do t‘i drejtohet gjykatės. Pėrgatitjet nė kampin e republikanėve janė nė gatishmėrinė numėr njė pėr t‘u pėrballur me ‘surprizat‘ e prokurorisė. Njė ekip prej tre avokatėsh, i kryesuar nga ish-kryetari i Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve do tė dalin nė mbrojtje tė Fatmir Mediut pėr ngjarjen mė famėkeqe tė arkivuar nė memorien e tė gjithė shqiptarėve. "Gėrdeci", qė vetėm brenda pak minutash u bė i njohur te tė gjithė shqiptarėt, ka tronditur mė shumė se ndonjėherė themelet e qeverisė, por mbi tė gjitha ka prishur qetėsinė e republikanėve.

Kėta tė fundit kanė nisur seriozisht pėrgatitjet pėr t‘u pėrballur me akuzat e prokurorisė, tė cilat implikojnė ish-ministrin e Mbrojtjes brenda sferės sė njerėzve pėrgjegjės tė tragjedisė sė Gėrdecit. Doza e besimit kohėt e fundit ėshtė ulur te kreu i republikanėve, i cili ka preferuar tė marrė pėr avokat kryesor kunatin e tij. Rrjedha qė po merr hetimi i asaj qė ndodhi mė 15 mars nė Gėrdec ka rritur ndjeshėm shqetėsimin e kampit republikan dhe ka pėrqendruar gatishmėrinė, vetėm te mbrojtja e Fatmir Mediut. Ilirian Celibashi, i cili aktualisht ka njė studio ligjore pranė Zogut tė Zi, do tė jetė personi qė do t‘i japė mbrojtje maksimale kreut tė republikanėve. Pozicionimi i republikanėve nė qeveri, debatet pėr ndryshimet kushtetuese, duket se nuk janė lėnė nė plan tė dytė pėr republikanėt, tė cilėt e kanė pėrqendruar vėmendjen vetėm te rrjedha qė do tė marrė hetimi i prokurorisė pėr Gėrdecin. Dorėzimi i imunitetit tė ish-ministrit dhe deputetit Mediu, tashmė ėshtė njė fakt i konfirmuar nga mazhoranca dhe Kryeministri Berisha. Procedurat pėr lėnien e imunitetit tė aleatit mė tė rėndėsishėm tė kabinetit blu, kanė nisur tashmė dhe pritet qė gjithēka tė miratohet nė sallėn e Parlamentit. Kohėt e fundit, ish-ministri Mediu ėshtė shfaqur mė i relaksuar pėrpara mediave, duke ngarkuar me pėrgjegjėsi reale shefin e Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Forcave tė Armatosura.

Pėrpos deklaratave tė tij, e gjithė sfera politike ėshtė e pėrfshirė nga fenomeni "Gėrdec". Presidenti Topi i cilėson tė drejta dhe tė pavarura hetimet e prokurorisė, Kryeministri Berisha ėshtė pėrpjekur tė tregohet luajal nė komentet lidhur me punėn e prokurores Ina Rama dhe ministri i ri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, i ka kėrkuar asaj qė tė thellojė akoma mė shumė hetimet pėr shpėrthimin nė depon e municioneve nė Gėrdec, tė cilin ai nuk e konsideron aspak njė aksident. Deklaratat e krerėve dhe funksionarėve tė lartė tė shtetit kanė krijuar kohėt e fundit njė show-mediatik, megjithatė skenari i plotė i shpėrthimit vazhdon tė jetė ende i pazbardhur megjithėse kanė kaluar plot 53 ditė. Pėr t‘i bėrė ballė gjithēkaje, ish-ministri Mediu pėrgatit terrenin, duke bėrė si hapin e radhės atė tė ngritjes sė ekipit tė avokatėve qė do ta mbrojnė atė.





Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 








Parajsa Shqiptare