Mediu nuk paraqitet ne prokurori
27.08.2008 06:04 Politike - Burimi: Koha Jone Politike
R.Caushaj E Merkure, 27 Gusht 2008
Tirane - Prokuroria e Pergjithshme ka thirrur per te dhene shpjegime per tragjedine e Gerdecit, ish Ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediun. Flete-thirrja mbante daten 20 gusht te ketij muaji. Dje, ai duhet te paraqitej ne Prokurorine e Pergjithshme, per te dhene deklarime ne cilesine e personit te marre nen hetim dhe qe ka dijeni per tragjedine e Gerdecit. Por mesohet se grupit hetimor i ka ardhur nje pergjigje nga ana e avokatit te tij ne te cilen shpjegohet se klienti i tij, nuk mund te paraqitet ne organin qendror te akuzes per te dhene shpjegime, pasi ky i fundi ndodhet jashte shtetit per arsye pune. Burime nga Prokuroria e Pergjithshme kane bere me dije se ish ministri pritet te paraqitet ne prokurori pasi te kthehet ne vendin tone. Kjo eshte flete-thirrja e pare e derguar ish ministrit nga ana e grupit hetimor pas heqjes se imunitetit te tij nga Kuvendi i Shqiperise. Mesohet se ish Ministri ndodhet ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe do te paraqitet ne fillim te muajit shtator perpara grupit hetimor per te deklaruar mbi fabriken e Gerdecit. Disa jane pikat ne te cilat pritet qe te pyetet ish ministri. Behet fjale pikerisht per zgjedhjen e fabrikes se Gerdecit si vendin e demontimit te armeve, per te cilen ish Shefi i Shtabit te Pergjithshem Luan Hoxha ka qene kunder kesaj fabrike. Ai do te pyetet per aktet ligjore dhe nenligjore te firmosura prej tij, mbi demontimin, sasine qe do te demontohej ne kete fabrike. Gjithashtu Mediu pritet te jape shpjegime mbi kushtet ne te cilet kryhej ky proces demontimi, njerezit e perzgjedhur per kete proces pune. Sipas burimeve nga grupi hetimor nje nga pikat qe do te perqendrohet marrja ne pyetje eshte edhe demontimi i predhave te cilat nuk ishin parashikuar ne kontraten e pare te firmosur prej tij me firmen AEY, e cila coi ne firmosjen e nje kontrate te dyte. Mediu ka dhene shpjegime perpara grupit hetimor ne zyren e tij, mbi tragjedine e Gerdecit, kur ushtronte detyren e tij si Minister i Mbrojtjes. Kesaj radhe ai do te thirret ne cilesine e personit qe eshte nen hetim. Sipas burimeve pritet qe Mediu te paraqitet ne fillim te muajit shtator prane Prokurorise se Pergjithshme. Ne rast te kundert burimet kane shtuar se do te dergojne nje tjeter flete - thirrje per marrjen e tij ne pyetje. Ne deklarimet e dhena publikisht nga ana e tij por edhe kur eshte marre ne pyetje ka shpjeguar se ai nuk ka faj per tragjedine e Gerdecit. Sipas deklaratave te tij ai ka shpjeguar se ka zbatuar vetem ligjin, ndersa ka qene Shtabi i Pergjithshem qe nuk kishte raportuar te ai. Nga ana tjeter ai ka bere me dije vetem ka firmosur akte te cilat i ishin sjelle nga vartesit e tij.
Shkeljet e Mediut sipas akuzes
Ka iniciuar hartimin dhe miratimin e disa akteve nenligjore per cmontimin
Percaktimi i vendit ku do te kryhej cmontimi eshte bere pa u licencuar
Gerdeci eshte zgjedhur si zone per cmontim ne mungese te verifikimeve te Shtabit te Pergjithshem
Ka shperfillur mendimin e strukturave te Forcave te Armatosura
Ka miratuar akte nenligjore i orientuar nga interesa te subjekteve private
Ka parashikuar ne urdher qe shpenzimet e transportit te mbuloheshin nga subjektet private
Ka shmangur mbikeqyrjen ushtarake te Forcave te Armatosura
Nuk ka kerkuar te behej nje studim i plote i kostos per njesi, te municioneve te kalibrave 20-152 mm
Ish ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu iu hoq imuniteti nga komisioni mbikeqyres i mandateve me 16 qershor te ketij viti per t'i dhene mundesi grupit hetimor prane prokurorise se pergjithshme te hetoje mbi tragjedine.
Prokuroria e Pergjithshme nuk ka ngritur asnje akuze ne ngarkim te ish ministrit Mediu. Grupi hetimor po heton mbi pergjegjesite e tij ne kete tragjedi ne te cilen humben jete 26 persona dhe u plagosen me shume se 300 te tjere.
Prokuroria tre te pandehur me 4 akuza
Tirane - Prokuroria e Pergjithshme ka marre si te pandehur 3 persona mbi tragjedine e Gerdecit, te 15 marsit, te cilet ndodhen ne paraburgimin e burgut "313 Jordan Misja". Ylli Pinari ish drejtori i Firmes Meico, Mihal Delijorgji, ish administratori i kompanise "Albademil" dhe Dritan Minxholli, ish drejtori teknik i punimeve ne kete fabrike jane tre te arrestuarit e tragjedine. Prokuroria e Pergjithshme ka ngritur ndaj tyre akuzat e "vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese me shume se dy personave", "rrezikshmerise se jetes se me shume se dy personave dhe rrezikshmerise se jetes se shume personave te tjere", vepra penale keto te kryera ne bashkepunim. Akuza e cila i mbertheu fillimisht ne qeli Pinarin Delijorgjin dhe Minxhollin eshte ajo e "shkeljes se rregullave te lendeve plasese dhe radioaktive". Ndersa Ylli Pinarit akuzohet edhe per vepren penale te "shperdorimit te detyres". Ndersa nen hetim nga prokuroria jane marre edhe Dashnor Caushi me detyre ish Drejtor i Logjistikes dhe Sokol Gjeci, ish sekretar i Pergjithshem.
lajme.parajsa.com


































