Meidani: Nano nuk mund te zgjidhet president
10.09.2007 20:17 Politike - Burimi: 24 Ore Politike
Ish-presidenti socialist, Rexhep Meidani e sheh tė pamundur zgjedhjen e ish-kryeministrit Fatos Nano, nė postin e kreut tė shtetit. Meidani ka deklaruar se, Nano nuk ka asnjė mundėsi qė tė zgjidhet nė kėtė post, si i propozuar nga e majta. Kjo, pėr tė vetmen arsye sepse, sipas tij, krerėt e koalicionit tė majtė janė shprehur kategorikisht kundra njė kandidature tė tillė. Sipas tij, e vetmja mundėsi qė ish-kryesocialisti tė zėrė karrigen e numrit njė tė shtetit, ėshtė ajo e gjetjes sė njė kompromisi me mazhorancėn. Dhe kjo gjė, pėr tė, varet nga vullneti politik i kryeministrit Sali Berisha. "Shanset e tij lidhen me vullnetin politik tė Sali Berishės. Pra, Nano nuk mund tė dalė nga grupimi i tij, pra nuk mund tė dalė nga e majta. Detyrimisht, duhet tė mbėshtetet me shumicė nga maxhoranca e sotme. Varet nga vullneti politik i Berishės, i kryeministrit aktual, qė Nano tė dalė president apo jo. Pėr kėtė arsye duket relativisht e vėshtirė pėr tė, megjithatė nė politikė nuk ka asgjė tė pamundur",- u shpreh Meidani. Ndėr tė tjera, Meidani vlerėsoi personalisht se Fatos Nano nuk mund tė zgjidhet nė kėtė post, pėr shkak tė gabimeve qė ai ka bėrė gjatė kohės qė ka qenė kryeministėr. "Nė politikė, nuk ėshtė vetėm kontributi ai qė vlerėsohet. Nė politikė paguhen edhe gabimet, qė mund tė jenė me dashje dhe pa dashje. Nėse ndodh njė fatkeqėsi e nuk je prezent, atė e paguan kur je nė politikė",- u shpreh Meidani. Ndėrkohė qė ai nuk ka pėrjashtuar mundėsinė e njė rikandidimi personal, nė rast se kreu i ardhshėm i shtetit do tė zgjidhej nga populli. Megjithatė ky duket njė opsion i pamundur, pasi dy partitė e mėdha kanė bėrė tė qartė se tashmė nuk ka mė kohė fizike pėr tė bėrė njė zgjidhje tė tillė. Kjo do tė kėrkonte detyrimisht njė reformė kushtetuese, realizimi i sė cilės do tė kėrkonte njė vullnet tė gjerė politik dhe kohė mė tė gjatė.
lajme.parajsa.com
































